Autor: TV News

Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Do të jetë një shenjë e fatit ajo që do ju udhëzojë. Në raportin në çift, do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat solide për të ardhmen. Demi Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do ju dhurojë aftësinë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë, dhe mundohuni të mbani nën kontroll xhelozinë. Një lëvizje e gabuar, mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme. Binjakët…

Read More

UEFA është gati të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si transmetohen në televizion turnetë e saj evropiane. Së shpejti do të jetë e mundur të shikoni Ligën e Kampionëve në Netflix. UEFA gjeneron miliarda euro të ardhura çdo sezon vetëm nga shitja e të drejtave televizive të Ligës së Kampionëve. Vlerësohet se rreth 100 transmetues në të gjithë botën blejnë të drejtat e UEFA-s. Siç raporton Bloomberg, UEFA po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rregullave të ankandit në mënyrë që t’i shesë ato platformave të njohura si Amazon dhe Netflix, dhe ndoshta të tjerave. Ky veprim për…

Read More

Një 33-vjeçar është arrestuar në Sarandë pas dyshimeve se ka marrë me forcë një 19-vjeçar, në automjet kundër vullnetit të tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq. Shtetasi G. O. dyshohet se ka mbajtur të rinjtë për disa minuta në automjet dhe më pas e ka lënë të lirë. Pas hetimeve të mëtejshme, Prokuroria e Sarandës ka nisur procedurat për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Njoftimi i policisë:     Sarandë/I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij,…

Read More

Julian Alvarez komentoi pas tregolëshit të tij në ndeshjen e La Ligës. Sulmuesi i Atleticos shënoi tre gola në ndeshjen e ligës spanjolle kundër Rayo Vallecanos (3–2). “Na duhej të merrnim tre pikë dhe, përmes fitores, të fitonim vetëbesim. Luajtëm mirë [në ndeshjet e mëparshme], por për shkak të detajeve të vogla nuk arritëm rezultatin. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të vazhduar serinë e fitoreve”, tha argjentinasi. Më 27 shtator, Atletico do të presë Real Madridin në derbi. “Ne duhet të pushojmë dhe të përqendrohemi për ndeshjen në shtëpi para tifozëve tanë. Do të jetë një shfaqje e…

Read More

Shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pritet të finalizohet sot nga Këshilli i Ministrave, i cili do të mblidhet në orën 12:00. Mbledhja vjen një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces. Pasditen e së martës, Këshilli Bashkiak bashkoi në një të vetme kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Veliajt me atë të PD-së dhe Endri Shabanit, duke e miratuar me 50 vota pro. Veliaj e ka kundërshtuar procedurën e ndjekur, duke lënë të kuptohet se mund të…

Read More

Ylli i muzikës amerikane Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky kanë njoftuar lajmin e lumtur – ata kanë mirëpritur një vajzë, fëmijën e tyre të tretë. Këngëtarja e ndau lajmin në rrjetet sociale, me një foto të saj duke mbajtur të porsalindurin në krahë. Rihanna zbuloi gjithashtu emrin e vogëlushes: Rocki Irish Mayers, e lindur më 13 shtator 2025. Këngëtarja më parë deklaroi se dëshironte shumë të kishte një vajzë, dhe së bashku me ASAP Rocky ata tashmë kanë dy djem: RZA trevjeçar dhe Riot Rose dyvjeçar. Rihanna zbuloi së fundmi se si reaguan djemtë e saj më të…

Read More

Atletico Madrid u rikthye te fitoret të mërkurën ndaj Rayo Vallecano, me trajnerin Diego Simeone që falënderoi Julian Alvarez për suksesin. Sulmuesi argjentinas shënoi një tregolësh kundër Rayos, ndërsa skuadra e tij fitoi 3-2. “Në Mallorca luajtëm një ndeshje të mirë, mund ta kishim fituar, dhe sonte përsëritëm të njëjtën situatë. Në pjesën e parë mund të kishim pasur një epërsi më të madhe, por ata na shënuan një gol të shkëlqyer që ndikoi në vetëbesimin tonë”, tha Simeone. “Julian është lojtari më i mirë që kemi. Duhet të kujdesemi për të, të sigurohemi që ai të qëndrojë këtu te…

Read More

Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt me 50 vota pro, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim në ambientet e Kryeministrisë me kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, si dhe me nënkryetarët aktualë të bashkisë. Takimi duket se vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme vendore në kryeqytet. Tashmë, vendimi për shkarkimin i kalon për miratim Këshillit të Ministrave, i cili me dekretin përkatës do t’i hapë rrugë zyrtarisht zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të garuar…

Read More

Nis në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake. “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe…

Read More

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.” Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër. Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme. Antioksidantët Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet…

Read More