Autor: TV News
Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia po bën përpjekje për të arritur një armëpushim në Gaza dhe për të ofruar ndihmë humanitare në rajon. Presidenti turk theksoi se përpjekjet diplomatike duhet të intensifikohen për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se Ankaraja do të vazhdojë të punojë për paqen. Gjatë bisedës u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, ndërsa Tayyip Erdogan i uroi presidentit rus ditëlindjen.
Presidenti amerikan Donald Trump, zhvilloi një samit me zyrtarë të lartë të administratës së tij më herët sot në Shtëpinë e Bardhë, për t’u informuar mbi zhvillimet e fundit në negociatat që po zhvillohen në Egjipt midis Izraelit dhe Hamasit. Në takim morën pjesë si Witkoff ashtu edhe Jared Kushner, të cilët pritet të nisen sot për në Kajro, në mënyrë që të marrin pjesë nga afër në negociata. Bazuar në atë që është publikuar nga mjedisi i Donald Trump, ka lëvizje “në drejtimin e duhur” dhe “Egjipti, Katari dhe Turqia po bëjnë gjithçka që është e mundur për të…
Me shumë madhësi dhe forma të ndryshme, me pak kalori dhe të pasura me lëndë ushqyese, kungulli është një zgjedhje e shkëlqyer për një dietë të ekuilibruar. Edhe pse konsiderohet perime, në fakt është frut, pasi përmban fara (të cilat janë gjithashtu të ngrënshme dhe ushqyese). Ky frut tipik vjeshtor nuk është vetëm një dekorim për Halloween. Mund të gatuhet në shumë mënyra dhe mund të shoqërojë pjata të ëmbla dhe të kripura. Përveç shijes së tij, është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë që shoqërohen me përfitime të shumta shëndetësore. Pra, çfarë fitojmë nëse e përfshijmë kungullin në…
Mediat kolumbiane kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit Artur Tushi. 44-vjeçari shqiptar u vra më 5 tetor nga një vrasës me pagesë në afërsi të banesës së tij në Medelin të Kolumbisë. Ndaj tij u qëllua me 11 plumba. Autori i dyshuar i vrasjes, një 35-vjeçar venezuelian u arrestua 19 kilometra larg vendit të krimit. Policia kolumbiane bëri me dije se killeri i shqiptarit ishte paguar në dollar gjë e cila ngre dyshime se krimi lidhet me përplasje kriminale ndërkombëtare në qytet. Artur Tushi i njohur në Shqipëri me nofkën “Qoti”, është me origjinë nga fshati Raboshtë…
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në ujërat territoriale të Greqisë, në Egje. Katër të vdekur, mes të cilëve një burrë, dy gra dhe një fëmijë i mitur, është bilanci tragjik i përmbytjes së një anijeje që transportonte refugjatë dhe emigrantë që po shkonte drejt Lesbos, nga bregu i kundërt turk, sot në mëngjes. 34 refugjatë arritën të dilnin në breg dhe u mblodhën nga Roja Bregdetare, e cila i transferoi ata në Strukturën e Kontrolluar të Mbyllur në Kara Tepe, Mytilene. Në total, të vdekurit dhe të shpëtuarit ishin me origjinë afrikane, informon “Protothema”. Mbytja e anijes ndodhi në zonën…
Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve britanikë, francezë dhe amerikanë për punën e tyre në mekanikën kuantike. John Clarke, një fizikant britanik me bazë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, Michel Devoret, një fizikant francez në Universitetin Yale dhe John Martinis, i Universitetit të Kalifornisë Santa Barbara, ndajnë çmimin prej rreth 1milion eurosh të shpallur nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. Treshja udhëhoqi një seri eksperimentesh që demonstruan se vetitë e çuditshme të botës kuantike mund të përkthehen në efekte të matshme në jetën e përditshme. Kjo përfshinte zhvillimin e një sistemi elektrik…
Një helikopter i shërbimit ajror mjekësor u rrëzua natën e kaluar në një zonë të populluar në Sacramento, Kaliforni, duke lënë të plagosur tre persona. Fatmirësisht, në bord nuk ndodhej asnjë pacient në momentin e aksidentit. Ngjarja ndodhi pranë 59th Street, në pjesën lindore të qytetit, konfirmoi kryebashkiaku i Sacramentos, Kevin McCarthy, përmes një postimi në rrjetin X. Sipas tij, të mbijetuarit u transportuan menjëherë në spital për trajtim. Kompania REACH Air Medical Services, që operon helikopterin, konfirmoi incidentin dhe njoftoi se po heton rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të ekuipazhit. “Jemi duke mbledhur të gjitha informacionet në lidhje…
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po zhvillon një “luftë hibride” ndaj Gjermanisë. “Ai po zhvillon një luftë të informacionit ndaj nesh. Ai po zhvillon një luftë ushtarake kundër Ukrainës dhe kjo luftë është e drejtuar ndaj të gjithë nesh”, tha Merz për transmetuesin gjerman, Ntv më 6 tetor. Sipas udhëheqësit gjerman, presidenti rus po dëshiron që ta përmbysë rendin politik të Evropës. “Prandaj ne e mbështesim Ukrainën”, shpjegoi Merz, duke shtuar se është në interesin e Gjermanisë që të mbrojë rendin politik të shoqërive të hapura dhe liberale në Evropë. Kur u pyet…
DASHI Ju keni një energji të brendshme që nuk mund ta injoroni: ndjeni se është koha për të bërë një hap përpara, për të dalë nga një fazë frike ose hezitimi. Yjet inkurajojnë iniciativat, madje edhe ato që deri vonë dukeshin të guximshme ose shumë të rrezikshme. Në dashuri, marrëdhëniet e bazuara në sinqeritet dhe veprim forcohen: nëse ka diçka që doni të thoni ose të propozoni, tani është koha. Në punë, mund të keni mundësinë të tregoni vendosmërinë tuaj: përdorni energjinë tuaj për të mbështetur një projekt ose propozim që e keni lënë mënjanë së fundmi. DEMI Sipas horoskopit…
Dy vjet pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, i cili vrau 1,200 persona dhe shënoi fillimin e një prej luftërave më shkatërruese të shekullit të 21-të, Gaza mbetet në rrënoja dhe Izraeli po përpiqet të rindërtojë kohezionin e tij të brendshëm. Negociatat e reja nën kujdesin e Egjiptit , Katarit dhe Shteteve të Bashkuara që filluan dje në Sharm el-Sheikh po përpiqen t’i japin fund një lufte që ka marrë dhjetëra mijëra jetë. Ishte 7 tetori 2023 kur terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin nga Rripi i Gazës dhe sulmuan pjesëmarrësit në festivalin muzikor “Supernova” . Sulmi vrau rreth 1,200…
