Autor: TV News
DashiSot mund të ndiheni të nxitur për të bërë një zgjedhje të rëndësishme që keni lënë pas dorë. Zemra dhe arsyeja kërkojnë harmoni, mos ngutni, por as mos hezitoni shumë gjatë. Në dashuri, fjalët që keni shmangur më parë mund të kenë ndikim, komunikoni me sinqeritet. Në punë, iniciativa juaj mund të jetë e vlerësuar, bëni hapin që mendoni se ia vlen. DemiSot kërkoni stabilitet, brenda vetes dhe në marrëdhënie. Mos i përkëdhelni dilemave të vogla, por përqendrohuni në thelbin e çështjeve tuaja. Në dashuri, lejoni që emocionet t’ju udhëheqin, nuk është momenti për të ftohur situatat. Në planin profesional,…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dha kryeministrit Sebastien Lecornu, dy ditë kohë që të shpëtojë ekzekutivin, pasi kryeministri dha dorëheqje më pak se një muaj pasi mori këtë detyrë. Më herët gjatë së hënës, Lecornu dha dorëheqje 14 orë pasi emëroi Qeverinë e tij dhe pritej që pasdite të mbante mbledhjen e parë të kabinetit. Më pas, Macron mbajti bisedime me Lecornu në mbrëmje dhe i dha dy ditë kohë që të arrijë një plan për “stabilitetin” e shtetit, tha Zyra e Macronit. Një zyrtar presidencial, që kërkoi të mos identifikohej, tha se Macron i ka ngarkuar Lecornun “të…
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kanë lëshuar paralajmërime të forta për sigurinë e kontinentit europian, duke pranuar se Moska është nënvlerësuar për shumë kohë dhe se kontinenti duhet të përgatitet për çdo skenar, përfshirë më të keqin. Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Macron u shpreh se Evropa ka gabuar në vlerësimin e qëllimeve dhe kapaciteteve të Rusisë. “Për një kohë të gjatë kemi nënvlerësuar Rusinë. Po, ajo është më e dobët ekonomikisht dhe me popullsi në rënie, por prodhon armë me një ritëm shumë më të shpejtë. E kemi nënvlerësuar kërcënimin. Tashmë…
A e dinit se një ritual i thjeshtë i zhytjes së arrave në ujë mund ta përmirësojë shumëfish shëndetin tuaj? Nutricionistët po rekomandojnë gjithnjë e më shumë arrat e zhytura në ujë sepse ato zbërthejnë frenuesit e enzimave dhe acidin fitik, i cili lehtëson tretjen dhe rrit shfrytëzimin e lëndëve ushqyese. Tretje më e lehtë dhe thithje më e mirë e lëndëve ushqyese Arrat e zhytura në ujë përmbajnë më pak acid fitik, kështu që trupi thith mineralet si magnezi, zinku dhe hekuri në mënyrë më efikase. Kjo do të thotë që do të merrni sasinë maksimale të lëndëve ushqyese…
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po zhvillon një “luftë hibride” ndaj Gjermanisë. “Ai po zhvillon një luftë të informacionit ndaj nesh. Ai po zhvillon një luftë ushtarake kundër Ukrainës dhe kjo luftë është e drejtuar ndaj të gjithë nesh”, tha Merz për transmetuesin gjerman, Ntv më 6 tetor. Sipas udhëheqësit gjerman, presidenti rus po dëshiron që ta përmbysë rendin politik të Evropës. “Prandaj ne e mbështesim Ukrainën”, shpjegoi Merz, duke shtuar se është në interesin e Gjermanisë që të mbrojë rendin politik të shoqërive të hapura dhe liberale në Evropë. Kur u pyet…
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për unitet, duke paralajmëruar se kundërshtarët e BE-së janë “të gatshëm të shfrytëzojnë dhe të nxisin përçarjet”. Duke iu drejtuar seancës plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, Ursula von der Leyen riafirmoi angazhimin e saj për të punuar me të gjithë “për të ruajtur unitetin”. Presidentja e Komisionit vuri në dukje se “qëllimi i këtij uniteti nuk është domosdoshmërisht të biem dakord për çdo detaj”, por të ruajmë “pamjen e përgjithshme” dhe “të bashkohemi rreth asaj që kemi të përbashkët për t’u ofruar europianëve në këtë botë të rrezikshme”. Ajo vazhdoi duke…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përnatshëm, e kritikoi Perëndimin për mungesë reagimi teksa Ukraina perëndimore dhe rajone të tjera po përpiqen ta rimarrin veten nga një sërë sulmesh ajrore ruse që vranë të paktën pesë njerëz. “Fatkeqësisht, nuk ka pasur asnjë reagim të denjë e të fortë nga bota ndaj të gjithë kësaj që po ndodh; ndaj rritjes së vazhdueshme të sulmeve”, tha Zelensky. “Pikërisht për këtë Putin e bën këtë. Ai tallet hapur me Perëndimin, me heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve të forta në përgjigje”, theksoi ai. Zelensky u ankua se “çdo”…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy sot u bëri thirrje vendeve të Grupit G7 të ndërmarrin veprime më të forta dhe të koordinuara për të mbyllur boshllëqet në sanksione që i lejojnë Rusisë të vazhdojë të furnizohet me komponentë të prodhuar jashtë për armët e saj. “Në vitin e katërt të luftës në shkallë të plotë, Rusia vazhdon të sigurojë komponentë për prodhimin e armëve”, tha Zelensky në një deklaratë në Telegram, duke iu referuar sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës natën e 5 tetorit. Ai zbuloi se Rusia ka përdorur 549 sisteme armësh në sulmin e fundit, që përmbanin…
Shërbimi i shpëtimit malor i Sllovenisë tha se tre alpinistë nga Kroacia kanë vdekur pasi u rrëmbyen nga një ortek. Tre alpinistë nga Kroacia humbën jetën kur u rrëmbyen nga një ortek në Slloveni gjatë fundjavës, thanë të hënën zyrtarët e shpëtimit. Të tre u zhdukën të dielën kur një ortek i nxori nga një shteg në malin Tosc në Slloveninë veriperëndimore. Ata ishin pjesë e një grupi prej shtatë alpinistësh nga Kroacia, por u ndanë nga grupi për të ecur përpara në mal, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 2.275 metrash. Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç,…
Përfaqësuesit e Hamasit kanë mbërritur në Egjipt këtë të hënë përpara bisedimeve me Izraelin, nga ku pritet të finalizohen hapat e parë të planit amerikan për lirimin e pengjeve dhe lirimin e të burgosurve palestinezë. Negociatorët e grupit militant do të zhvillojnë fillimisht bisedime me organizatorët nga Egjipti dhe Katari, ndërsa më vonë gjatë ditës do të bashkohet edhe grupi izraelit. Në Kajro ndodhen gjithashtu që prej së dielës grupi amerikan i bisedimeve i kryesuar nga dhëndri i Tump, Jared Kushner dhe diplomati Steve Uitkoff. Në fokus janë detajet teknike dhe logjistike të shkëmbimit të pengjeve me të burgosurit, ndërsa…
