Autor: TV News
Pas më shumë se dy vitesh luftë, Izraeli dhe Hamasi njoftuan në orët e para të mëngjesit të sotëm se kishin arritur një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, si pjesë e një plani të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe që synonte paqen “e qëndrueshme” në rajon. Sipas Reuters, nënshkrimi i marrëveshjes për të zbatuar fazën e parë të planit të paqes të Trump pritet të ndodhë në orën 12:00 (me kohën lokale).Siç njoftoi “me krenari” republikani Donald Trump, nëpërmjet Truth Social, palët “pranuan fazën e parë” të planit të tij për Gazën. “Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të…
Pas më shumë se dy vitesh luftë, Izraeli dhe Hamasi njoftuan në orët e para të mëngjesit të sotëm se kishin arritur një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, si pjesë e një plani të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe që synonte paqen “e qëndrueshme” në rajon. Sipas Reuters, nënshkrimi i marrëveshjes për të zbatuar fazën e parë të planit të paqes të Trump pritet të ndodhë në orën 12:00 (me kohën lokale).Siç njoftoi “me krenari” republikani Donald Trump, nëpërmjet Truth Social, palët “pranuan fazën e parë” të planit të tij për Gazën. “Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të…
Nga mente te kopra, natyra ofron sekrete të vogla për një stomak më të qetë dhe tretje më të mirë! Dispepsia, fryrja dhe shqetësimet me stomakun janë përvoja të zakonshme që prekin miliona njerëz çdo ditë. Edhe pse mjekësia moderne ka zgjidhje efektive, vitet e fundit ka pasur një interes në rritje për opsione më natyrale që përmirësojnë shëndetin e tretjes. Nga mjekësia tradicionale te kërkimet shkencore moderne, disa bimë dhe erëza duket se ofrojnë lehtësim dhe mbështetje të konsiderueshme për funksionimin e sistemit gastrointestinal. 1.Mente e spearmintit E njohur për aromën e saj, mente është një nga bimët më…
Kryeministri i dorëhequr Sebastien Lecornu thotë se mund të kemi një kryeministër të ri brenda 48 orësh, duke shmangur shpërbërjen e Asamblesë dhe zgjedhjet e parakohëshme. Ai tha se Presidenti francez Emmanuel Macron ka aftësinë e zgjidhjes, duke përjashtuar mundësinë e shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare dhe zgjedhjeve të parakohshme, pasi shumica ka rënë dakord për buxhetin e ri dhe është gati të shmangë kaosin politik. Duke folur në buletinin kryesor të lajmeve të France 2, Kryeministri francez në largim iu referua situatës politike që mbizotëron në Francë, duke theksuar se “kemi një Parlament të fragmentuar me mundësi kompromisi. Shumica e…
Venezuela njoftoi se do të fillojë një stërvitje ushtarake në dy zona bregdetare, kryesisht rreth aeroportit ndërkombëtar që i shërben kryeqytetit, në përgjigje të ushtrimeve ushtarake amerikane në Karaibe. Uashingtoni dërgoi tetë anije luftarake dhe një nëndetëse bërthamore në Karaibe jugore, pranë brigjeve të Venezuelës, një muaj më parë, zyrtarisht si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës. Deri më tani, administrata Trump thotë se ka goditur të paktën katër anije kontrabande, duke vrarë 21 persona. Presidenti venezuelian Nicolas Maduro e ka quajtur një “sulm të armatosur”, duke akuzuar qeverinë amerikane se po përdor trafikun e drogës si pretekst…
Bisedimet e ndërmjetësuara mes Izraelit dhe Hamasit po përqendrohen në ndalimin e luftimeve, tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë, sipas një raporti të Reuters. Burime të afërta me negociatat kanë konfirmuar për agjencinë se pika më e ndjeshme e diskutimit është mekanizmi i tërheqjes së Izraelit. Hamasi kërkon një afat të qartë dhe të detyrueshëm, i cili do të lidhet me lirimin gradual të pengjeve dhe do të garantojë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza. Sipas të njëjtave burime, Hamasi ka dorëzuar tashmë listat me…
Të paktën 8 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnam, pasi tajfuni “Matmo” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sipas raporteve të mediave. Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, katër në përmbytje të menjëhershme dhe një nga një goditje rrufeje, raportoi “Gazeta e Ushtrisë Popullore”, duke cituar një raport nga Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit. Gazeta drejtohet nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë Komuniste të Vietnamit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. Ajo raportoi se 15.762 shtëpi u përmbytën, ndërsa 402 shtëpi pësuan dëme. Përmbytjet janë të pranishme në 33 komuna dhe 5.455 familje në…
Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re: Po i trajtojnë francezët si budallenj
Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë ‘Tubimi Kombëtar’ në Francë, Marine Le Pen, deklaroi ditën e sotme se do të bllokojë çdo veprim të mundshëm në rast se formohet një qeveri e re që do të formohet, duke kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Do të kundërshtoj gjithçka. Mjaft vazhdoi kjo farsë. Boll më: qeveria po anashkalon institucionet, përbuz Republikën e Pestë dhe i trajton francezët si budallenj. Është koha të bie bilbili dhe të përfundojë kjo ndërprerje”, u shpreh ajo me tone të ashpra. Ndërkohë, në Pallatin Matignon (zyra e Kryeministrit të Francës) u zhvillua një takim…
Projekti shtetëror i Ukrainës “Dua të jetoj”, ka publikuar ato që i quan statistika zyrtare të humbjeve ushtarake ruse për tetë muajt e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të marra, Rusia humbi 281,550 ushtarë midis janarit dhe gushtit, duke përfshirë ata të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur në aksion. Raporti përshkruan shkallën e viktimave si të krahasueshme me humbjet sovjetike në ofensivat kryesore të Luftës së Dytë Botërore. Projekti “Dua të jetoj” u krijua nga drejtoria e inteligjencës e Ukrainës dhe synon të ndihmojë ushtarët rusë të dorëzohen në mënyrë të sigurt te Forcat e Armatosura të…
Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë shkencëtarëve Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M Yaghi për punën e tyre në kornizat metalo-organike. Puna e të tre shkencëtarëve do të mund të përdoret për t’i luftuar disa prej problemeve më të mëdha në planet, përfshirë kontrollimin e dioksidit të karbonit, që mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike, apo edhe në zvogëlimin e ndotjes plastike, duke përdorur elementë kimikë. Të tre fituesit do të ndajnë një çmim prej 11 milionë krunave suedeze (rreth 1 milion euro). Puna e tre shkencëtarëve bazohet në atë se si mund të ndërtohen molekulat…
