Autor: TV News

Shkrimtarja e famshme britanike Dame Jilly Cooper ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare pas një rrëzimi, konfirmuan familja dhe botuesi i saj. Cooper, e njohur për romanet e saj sensuale që përshkruanin jetën dhe skandalet e klasës së pasur rurale, ka shitur mbi 11 milion kopje të veprave të saj vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Fëmijët e saj, Felix dhe Emily, thanë: “Nëna jonë ishte drita e shndritshme në jetët tona. Dashuria e saj për familjen dhe miqtë nuk kishte kufij. Humbja e saj është një shok i madh. Jemi shumë krenarë për gjithçka që arriti dhe nuk mund ta imagjinojmë…

Read More

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Këtë javë e nisim me Hënën e Plotë te Dashi, në mbrëmjen e sotme. Mërkuri, pas disa orësh, kalon te Akrepat, ku gjen edhe Marsin. Kjo javë do të nxjerrë në sipërfaqe çështje që kanë mbetur nga marsi-prilli i 2025. Do të nxjerrë në sipërfaqe informacione ose mënyrën se si të evoluojnë këto çështje, projekte, programe, çështje ligjore. Projekte profesionale individuale do të kenë qartësim. Mërkuri te Akrepat ul tonacionin dhe e bën javën me…

Read More

Sébastien Lecornu ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Francës, dorëheqje e cila është pranuar nga presidenti Emmanuel Macron, sipas njoftimit të Pallatit Élysée. I emëruar më 9 shtator, Lecornu është përballur që në fillim me kritika të forta nga opozita dhe forcat e djathta, sidomos pas publikimit të pjesshëm të përbërjes së kabinetit të tij vetëm disa ditë më parë. Ai pritej të paraqiste të martën deklaratën e tij të përgjithshme politike në Kuvend, por zgjodhi të largohej përpara këtij momenti vendimtar. Sipas Le Figaro, Lecornu ka qëndruar në detyrë vetëm 27 ditë, duke u bërë kështu kryeministri…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka autorizuar angazhimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago për të adresuar atë që e ka quajtur krim jashtë kontrollit. Ky vendim është marrë disa orë pasi autoritetet e imigrimit kanë deklaruar se janë përballur me protestuesit në qytetin e udhëhequr nga demokratët, dhe kanë shtënë me armë ndaj një gruaje të armatosur, pasi ajo dhe të tjerë i kanë nisur makinat drejt makinave të zyrtarëve policorë. Liderët shtetërorë dhe ata lokalë i kanë kritikuar që disa ditë planet e Trumpit për të angazhuar Gardën dhe e kanë quajtur vendimin abuzim me pushtetin. Guvernatori…

Read More

Një varkë u përmbys të dielën vonë në lumin Danub, pranë qytetit Bačka Palanka, në kufirin midis Serbisë dhe Kroacisë. Sipas raportimeve nga televizioni publik serb (RTS), në bord ndodheshin një pilot serb dhe dhjetë shtetas kinezë. Burime jozyrtare konfirmojnë se një trup i pajetë është nxjerrë nga ujërat e ftohta të Danubit, ndërsa vijojnë kërkimet për tre persona të tjerë që konsiderohen të zhdukur. Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar ekipe të specializuara nga të dyja vendet fqinje, Serbia dhe Kroacia.

Read More

DashiEnergjia juaj do të jetë shumë e lartë. Do të keni motivim për të realizuar ide që i keni shtyrë prej kohësh. Në punë do të merrni nxitje interesante, ndërsa në dashuri spontaniteti dhe pasioni do të bëjnë diferencën. Kujdes të mos e teproni. DemiDita kërkon qetësi. Mund të ndiheni të lodhur dhe të keni nevojë për ngadalësim. Në punë shmangni debatet e panevojshme dhe përqendrohuni në detyra të rëndësishme. Në dashuri, kërkoni stabilitet — një gjest i thjeshtë mund të forcojë lidhjen tuaj. BinjakëtDo të përjetoni momente plot energji dhe komunikim të shkëlqyer. Mund të bëni njohje të reja,…

Read More

Ne humbasim 50 deri në 100 fije floku në ditë, dhe është normale të shohësh disa të tilla në jastëkun tënd në mëngjes ose tek kulluesja pas dushit. Sasia e flokëve që humbni mund të varet nga gjatësia dhe trashësia e tyre, madje edhe nga lloji i jastëkut në të cilin flini. “Bright Side” shkruan disa faktorë që shkenca i quan si shkaktarë të rënies së flokëve. Provoni ta tërhiqni atë Një nga mënyrat për të kuptuar nëse po humbni më shumë flokë sesa normalisht, është duke mbështjellë tek gishtat rreth 60 qime dhe duke i tërhequr butësisht. Nëse humbisni…

Read More

Një stuhi bore ka bllokuar rreth 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit Everest, sipas mediave shtetërore kineze. Ekipet e emergjencës po zhvillojnë opercione për shpëtimin e personave të bllokuar, raporton BBC.  Qindra banorë lokalë dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar dëborën që ka bllokuar aksesin në zonën që ndodhet në një lartësi prej mbi 4,900 metrash. Disa turistë janë shpëtuar tashmë, sipas mediave kineze. Reshjet e dendura të borës nisën të premten në mbrëmje dhe janë intensifikuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet, një zonë e njohur për alpinistë dhe turistë. Ekipi i shpëtimit…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të dielën se lufta në Gaza nuk ka përfunduar ende, duke e përshkruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi vetëm si fazë të parë drejt përfundimit të luftës, siç e parasheh një plan amerikan i paqes prej 20 pikash. Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Lufta në Gaza është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Rubio i ka thënë rrjetit televiziv…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Hamasin me shfarosje nëse grupi militant palestinez refuzon të heqë dorë nga pushteti dhe kontrolli i Gazës. Deklarata e Trump vjen vetëm disa orë përpara përfundimit të afatit që ai i ka vendpsur Hamas ndërkohë që të dërguarit e tij po vijojnë intensivisht negociatat në Egjipt. Dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe i dërguari Steve Witkoff mbërritën në Kajro për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve dhe për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi të qëndrueshme. Egjipti do të presë gjithashtu delegacione nga Izraeli dhe Hamasi të hënën për të diskutuar shkëmbimin e…

Read More