Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ibrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.

1 Tetor, 2026

Fon der Lajen pritet me protesta në Kosovë, disa qytetarë bllokojnë rrugën (VIDEO)

1 Tetor, 2026

Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, falënderime për ministrin Sedat Sulejmani

1 Tetor, 2026

Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Sulejmani: VLEN po rrit performancën në qeveri karshi opozitës së dobët dhe të përçarë

1 Tetor, 2026

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

1 Tetor, 2026

KF Besa Sllupçan vazhdon bashkëpunimin me Televizionin News

1 Tetor, 2026

“Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni

1 Tetor, 2026

Von der Leyen për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet

1 Tetor, 2026

Dy kategori të reja bursash për studentët me sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore

1 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 1 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Donika Gërvalla: Në 81-vjetorin e lindjes së Babit (Jusuf Gërvallës), dua të ndaj me ju një faqe nga ditari i tij

TV NewsBy TV News1 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shumë të dashur miq, në 81-vjetorin e lindjes së Babit, dua të ndaj me ju një faqe nga ditari i tij, të shkruar në Ludwigsburg më 30 dhjetor 1979, vetëm gjashtëmbëdhjetë ditë pas arratisjes së tij nga Kosova. Sot, në Kosovën e lirë, eshtrat e tij prehen në Dubovik.

[…]
Në ç’gjendje të shthurur shpirtërore jam tërë kohën, mund të shihet edhe nga përmbajtja edhe nga kaligrafia e këtij shkrimi.
Po arsyetohem, duke thënë që nuk është çudi. Jam shkëputur nga toka që më lindi e më ushqeu më se 34 vjet. Kurrë s’i kam pasur në hatër largimet nga vendlindja, as për shëtitje të shkurtra, madje, dhe sesi po më vjen sikur jam shkëputur nga pjesa më e fuqishme e vetvetes.
Pas shpine lashë qindra e qindra të burgosur politikë, që po bien sakrificë për çështjen e atdheut, mes tyre Hysenin dhe Ekremin; lashë gruan me tre fëmijë dhe gruan e Hysenit me shtatë fëmijë. Një shthurje e madhe e vendlindjes dhe e familjes njëherazi.
Edhe për Bardhin morëm vesh që në Konsullatën Jugosllave qenka në sy si armik i Jugosllavisë, prandaj, në këtë çast, po e zë të arratisur edhe atë.

Por, megjithë ndjenjën e zbraztësisë së madhe si pasojë e kësaj shthurjeje të madhe, shpresa për shpëtimin e atdheut po më mban gjallë. Kosova ime po hy në një rrezik të madh, por pikërisht duke hyrë në këtë rrezik do ta gjejë edhe shpëtimin. Jetën po e jetoj falas, deri kur të më jipet rasti (nderi) që ta jap për Kosovën, për Shqipërinë, për Shqiptarizmën.

Po Shqipëria nënë, ç’thotë vallë ajo sot?
A e ka ndër mend dhe a ka kushte t’i hyrë kryerjes së detyrës, e cila po e pret qëmoti?

Armiku ynë e humbi torruan, u nevrikos, e hoqi maskën! Kështu, me nervozizëm, do t’ia hajë një ditë kokën vetes, në rrugën e degjenerimit të vet. Së paku do të mbetet pa Kosovën edhe pa shqiptarët!

Jusuf Gërvalla

Lexuar: 172

Lajme te ngjashme

Fon der Lajen pritet me protesta në Kosovë, disa qytetarë bllokojnë rrugën (VIDEO)

Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

“Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni

Von der Leyen për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet

Skandal me video intime trondit estradën shqiptare, në fokus kompozitori Adrian Hila

Tetë parti shqiptare bashkohen në një listë: Shaip Kamberi prin “Koalicionin Shqiptar” për më shumë deputetë në Serbi

Lajmet e fundit

Ibrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.

1 Tetor, 2026

Fon der Lajen pritet me protesta në Kosovë, disa qytetarë bllokojnë rrugën (VIDEO)

1 Tetor, 2026

Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, falënderime për ministrin Sedat Sulejmani

1 Tetor, 2026

Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Sulejmani: VLEN po rrit performancën në qeveri karshi opozitës së dobët dhe të përçarë

1 Tetor, 2026

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

1 Tetor, 2026

KF Besa Sllupçan vazhdon bashkëpunimin me Televizionin News

1 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.