Autor: TV News

Çdo biznes që ka një ide të re në fushën e teknologjisë do të asistohet nga qeveria. Në forumin e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama lajmëroi se çdo inovator do të ketë mundësinë të shfryëzojnë të dhënat e institucioneve. “Kemi rënë dakord brenda nesh të çojmë para procesin, duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës, që e kemi krijuar para pak kohe, të cilën do ta vëmë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë novatorëve. Duam që start up, inovatorët  të kenë mundësi të aksesojnë institucionet…

Read More

Jon Dahl Tomasson, 49 vjeç, është shkarkuar nga posti i trajneri të ekipit kombëtar të Suedisë. Humbja e dytë kundër Kosovës ishte pika e fundit për Federatën Suedeze të Futbollit, sipas informacionit të Sportbladet, transmeton GazetaBlic Sport. Tomasson po shkarkohet pas një pike në katër ndeshje në këto kualifikuese të Kupës së Botës. Vendimi u mor të martën, drejtoresha e futbollit e Federatës Suedeze të Futbollit, Kim Källström, ka njoftuar për vendimin. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Ish-ambasadori Arben Çejku ka shprehur shqetësimin e tij për humbjen e Lëvizjes Vetëvendosje në veri, duke e cilësuar atë si një sinjal të rëndësishëm për qeverinë e Albin Kurtit. Në një intervistë të fundit në emisionin “Real Story” në ABC News, Çejku theksoi se rezultati i zgjedhjeve për kryetarët e komunave ishte më i dobët se sa pritej, veçanërisht në veri të Kosovës. Ai e konsideron këtë humbje si një tregues të qartë të dështimit të qeverisë për të menaxhuar situatën në këtë rajon. Çejku theksoi se pezullimi i dialogut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë pasiguri për…

Read More

Ferland Mendy do të kthehet në stërvitje të pjesshme këtë javë për herë të parë në pothuajse gjashtë muaj. Mbrojtësi i majtë francez pësoi një këputje të tendinit në kuadricepsin e djathtë në minutën e tetë të finales së Kupës së Mbretit, të humbur ndaj Barcelonës më 26 prill, transmeton GazetaBlic Sport. Mendy iu nënshtrua një operacioni katër ditë më vonë, dhe klubi më pas vlerësoi se mbrojtësi do të ishte jashtë fushave për një periudhë prej 10 deri në 12 javësh. Plani tani është që francezi 30-vjeçar të rrisë gradualisht ngarkesën e punës në ushtrimet në grup dhe kështu…

Read More

Nesreen Hamad pret me padurim lajme të tjera nga bashkëshorti. Ndërsa ajo dhe tre fëmijët e tyre qëndruan në vendstrehimin në qendër të Rripit të Gazës,  ai nisi udhëtimin e mundimshëm për në Sheikh Radwan, një lagje në veri të qytetit të Gazës: “Bashkëshorti shkoi në shtëpinë tonë sot [e dielë 12.10.]. E dinim që ishte bombarduar, por duke e parë me sytë tanë, ishte edhe më e dhimbshme”, tha Hamadi për DW në telefon. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e lagjes gati nuk njihet më. Bashkëshorti i Nesreen është midis dhjetëra mijëra njerëzve që u kthyen në shtëpi pasi Izraeli njoftoi armëpushimin…

Read More

Avokati Gentian Rumano e cilësoi si një “gafë të pafalshme” vendimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për shpalljen e dekretit të zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Ramaj theksoi se nga ana institucionale duhej pritur afati 15-ditor për të parë nëse çështja do të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese. Ai shtoi se Presidenti duhet t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar nëse ishte paraqitur ankimim nga Erion Veliaj. Rumano theksoi se në rast se ka një ankimim, çdo veprim tjetër duhet të pezullohet, ndërsa shtoi se Kushtetuta duhet zbatuar ashtu siç është…

Read More

Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore e historike në Suedi. Me triumfin e mbrëmshëm, Dardanët i kanë 7 pikë, duke qenë kandidat për një vend në Kupën e Botës, transmeton GazetaBlic Sport. Kosova ka dy skenare kualifikimi, e para me kualifikim direkt, duke rrëzuar Zvicrën nga vendi i parë, dhe më nga play offi, pra nga vendi i dytë. Skenari i kualifikimit direkt është ky: – Në nëntor Kosova e mund Slloveninë dhe Zvicrën – kualifikohet direkt në botëror (me kusht që Zvicra ta humb ose të barazojë në ndeshjen e dytë të nëntorit). – Nëse Zvicra…

Read More

Të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë të martën, pasi ushtria izraelite hapi zjarr në veri të Rripit të Gazës, njoftuan autoritetet shëndetësore të enklavës. Ushtria izraelite tha se ka hapur zjarr ndaj disa personave të dyshuar që ishin afruar pranë forcave të saj, duke përbërë “një kërcënim të menjëhershëm”, raporton Reuters. Autoritetet lokale në Gaza bënë të ditur se incidentet ndodhën në dy zona të ndryshme të enklavës. Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi Hamas liroi pengjet e fundit izraelitë të mbijetuar, ndërsa Izraeli dërgoi në shtëpi dhjetëra të burgosur palestinezë, në zbatim të marrëveshjes së armëpushimit. Ndërkohë, Presidenti amerikan…

Read More

Analiza për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ka sjellë debat të fortë mbrëmjen e kësaj te enjteje në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mes gazetarit Armir Shkurti dhe deputetit të PL, Tedi Blushi. Ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme lokale, si dhe kandidatët e opozitës, gazetari Shkurti kërkoi të dijë nga deputeti Blushi nëse opozita ka bërë një analzië ëpr humbjet deri tani dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen. Përgjigjet dhe kudnërpërgjigjet më pas kanë sjellë debat të fortë mes të dyve, ku nuk munguan as akzuat personale. Pjesë nga…

Read More

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dha një intervistë në emisionin “Opinion” në TV Klan, me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për fitoren historike ndaj Serbisë, rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026 dhe ndeshjen miqësore të sotme ndaj Jordanisë në “Air Albania”. Gjatë intervistës, Presidenti Duka ndau detaje mbi organizimin e ndeshjes në Serbi, reagimin e drejtuesve të federatës serbe pas përfundimit të takimit, si dhe sqaroi situatën e kartonit të verdhë ndaj sulmuesit Rey Manaj. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se fitorja ndaj Serbisë është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, por shtoi se ekipi…

Read More