Autor: TV News

Ferland Mendy është rikthyer. Mbrojtësi francez tashmë po stërvitet me grupin. Kjo është seanca e parë stërvitore e Mendy-t me ekipin që kur pësoi një këputje muskuli në prill. Meqë Mendy tashmë po stërvitet me ekipin, rikthimi i tij në fushë nuk është larg. Sipas burimeve si Mario Cortegana, Mendy duhet të jetë gati për të luajtur kundër Barcelonës në El Clasico. Kthimi i Mendy-t mund të nënkuptojë më pak minuta për Fran Garcia. /GazetaBlic Sport  

Read More

Një gjykatë në Iran ka dënuar dy shtetas francez me dënime të gjata nën supozimet se kanë spiunuar për Francën dhe Izraelin, u tha në ueb-faqen zyrtare të gjyqësorit më 14 tetor. Njoftimi vjen disa ditë pasi Teherani dhe Parisi sugjeruan se ishte bërë përparim në këmbimin e të burgosurve. Një person u dënua me gjashtë vjet burgim për spiunazh për shërbimin e inteligjencës franceze, pesë vjet për “komplot për të kryer krime kundër sigurisë kombëtare” dhe 20 vjet në ekzil të brendshëm për “bashkëpunim të dyshuar të inteligjencës me Izraelin”. I dënuari i dytë u dënua me dhjetë vjet…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025. “Në kërkesë evidentohet se siç ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuara nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve”,…

Read More

Kosova U21 ballafaqohet sot me San Marinon U21 në ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 18:00. Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, shkruan GazetaBlic Sport. Ky ballafaqim transmetohet direkt në Art Sport 2, ndërkohë hyrja në stadium është falas. /GazetaBlic Sport. Igball Jashari kapiten, formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – San Marino The post Pas pak fillon ndeshja | Ky televizion e transmeton ballafaqimin Kosovë – San Marino appeared first on GazetaBlic.

Read More

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat e rindërtimit në Gaza, thotë se më shumë se 80% e të gjitha ndërtesave në Rrip janë shkatërruar ose dëmtuar, ndërsa në kryeqytet, Qytetin e Gazës, shifra është deri në 92%. Një zëdhënës i UNDP-së në Gjenevë e përshkruan situatën nga terreni si “shkatërruese”. Organizata vlerëson se të paktën 55 milionë tonë rrënoja duhet të pastrohen. UNDP thotë se ka filluar disa operacione pastrimi, por prania e municioneve të pashpërthyera po pengon punën, duke shtuar se po gjenden trupa.

Read More

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Junikut do të vendosen në balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë: Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Shehu ka marrë 47.91% të votave (1,193 vota), ndërsa Kuçi 40.68% (1,013 vota). Ajo çfarë është interesante është rezultati zgjedhor i kandidatit të PDK’së në këtë komunë, Fatos Shala, i cili ka marrë vetëm tri vota. Por dy ditë para zgjedhjeve Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se Fatos Shala…

Read More

Kosova U21 e zhvillon sot ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. ‘Dardanët’ e rinj do të përballen me San Marinon, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në ‘Fadil Vokrri’. Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare: Kosova: Seji, Jashari, Selmanaj, Lleshi, Parduzi, Imeri, Ademi, Muqaj, Frokaj, Bujupi, Berisha. San Marino: Casadei, Demenicioni, Zavoli, Casadei, Chlaruzzi, Arlotti, Belda, Renzi, Gasperoni, M. Gasperoni, Protti. /GazetaBlic Sport  

Read More

Udhëheqësi opozitar hungarez, Peter Magyar, tha se nuk do të ketë largim të shpejtë nga importet e lëndëve fosile ruse, nëse ai fiton zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në pranverë. Kjo çështje është thelbësore në përpjekjet për të ngufatur të ardhurat që Rusia përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës, teksa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve që të ulin importet e tyre. “Ne nuk duam t’i heqim [burimet energjetike ruse] nesër, por deri më 2035”, tha Magyar në një intervistë për Shërbimin hungarez të Radios Evropa e Lirë. “Kjo nuk do të thotë…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja sa i përket garës së 9 nëntorit. Në draftin që tashmë përjashton Tiranën është propozuar shtyrja e regjistrimit të partive deri në datën 14 tetor, ndërsa më herët ishte vendosur data 13. Koalicionet kanë kohë deri në 19 tetor për t’u regjistruar ndërsa afati për kandidatët 22 tetor. I vetmi afat që nuk ndryshon është fushata elektorale e cila sërish do të zgjasë vetëm një javë nga 1 deri në 7 nëntor. Ndonëse, KQZ vijon me përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore, ngërçi për afatet vijon teksa Kolegji shtyu për herë…

Read More

Përballja me Serbinë ishte shumë e rëndësishme dhe futbollistët e dinin shumë mirë se kjo sfidë do të thoshte shumë mbi Kombëtaren tonë dhe vetë ata. Andaj në atë sfidë do të luhej gjithçka për gjithçka dhe të gjithë duhet të jepnin zemrën në fushë për të bërë krenar një kombë të tërë. E kur përballë ke një rival si Serbia, motivimi te lojtarët është në maksimum. Të “karikuar” si rrallë herë, “djemtë” kuqezi treguan se “shqiponjën” se ndalon dot askusht që të fluturojë. Një prej “shqiponjave” kuqezi në Leskovac ishte Myrto Uzuni. Loja, cilësitë dhe shpirti i tij bënë…

Read More