Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026

Rikthehen temperaturat mbi 40 gradë – sinoptikanët paralajmërojnë valë të re të nxehti në Maqedoninë e Veriut

28 Korrik, 2026

Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

28 Korrik, 2026

Mickoski: Nuk do të lejoj ndryshime kushtetuese të tilla siç kërkon Bullgaria

28 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 28 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sherr në studio/ Blushi: Je tapë. Shkurti: Ti pije me Ilir Metën, e fute në burg

TV NewsBy TV News14 Tetor, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Analiza për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ka sjellë debat të fortë mbrëmjen e kësaj te enjteje në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mes gazetarit Armir Shkurti dhe deputetit të PL, Tedi Blushi.

Ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme lokale, si dhe kandidatët e opozitës, gazetari Shkurti kërkoi të dijë nga deputeti Blushi nëse opozita ka bërë një analzië ëpr humbjet deri tani dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Përgjigjet dhe kudnërpërgjigjet më pas kanë sjellë debat të fortë mes të dyve, ku nuk munguan as akzuat personale.

Pjesë nga biseda:

Shkurti: A bëtë analizë për humbjen?

Blushi: Po, bëmë analizë.

Shkurti: Cili ishte rezultati?

Blushi: Fakti që përveç se kemi përballë një regjim, nxorëm disa problematika me organizimin. Defekte të cilat nuk do të përsëriten më.

Shkurti: A ka bërë një analizë opozita pse humbi?

Blushi: Po, kemi bërë.

Shkurti: Jo, nuk i dini. M’i thuaj pra cilat janë, ta dimë dhe ne.

Blushi: Thashë disa.

ShkurtiL Cilat janë?

Blushi: Patëm problemet tona si u organizuam përballë një mazhorance.

Borakaj: Pse ju kanë ikur njerëzit?

Ramaj: E tha Blushi: Kemi humbur me mafien në Vlorë, si do fitoni?

Blushi: Ne do punojmë me njerëzit.

Rumano: Sa vota ka vjedhur mazhoranca?

Blushi: Unë s’e di sa ka vjedhur. Ju tregova një rast.

Borakaj: Sa Vora janë në të gjithë Shqipërinë?

Blushi: Të shihni si problem opozitën… më vjen keq t’ju them që keni rënë pre e propagandës së Edi Ramës. Opozita ka 100 difekte, por dëmin më të madh shqiptarëve nuk ua shkakton opozita, por Edi Rama. Nuk është opozita shkak pse kanë ikur 1 milion shqiptarë.

Borakaj: Është edhe opozita. Në këtë studio kemi thënë me qindra herë problemet e kësaj qeverie, qytetarët në rrjete sociale kanë pafund pakënaqësi, çështja është pse refuzojnë të votojnë opozitën.

Blushi: Zgjedhjet dhe rezultati nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve. Ju përmendët edhe raste të tjera. Kur vetë institucionet e vëzhgimit deklarojnë se zgjedhjet nuk ishin të lira. Kur në PE thuhet se bandat penguan rotacionin politik. Kush e ka fajin që vidheni sot, opozita? Opozita e ka fajin që vidheni 90 mijë euro në ditë? Faji i PD apo PL që vijojnë shembjet në Kombinat?

Borakaj: A bëtë një analizë tuajën pse nuk frymëzoni më qytetarët?

Blushi: Ju me pyetjen tuaj ofendoni shqiptarët. Një qeveri e cila kapi reformën në drejtësi, e cila po prodhon viktima, është faji i opozitës?

Shkurti: Unë jam ai që kritikoj opozitën. Meqë më the “të vjedhin”, atëherë je ti problemi.

Blushi: Po ti çfarë di të bësh? Të besosh propagandën e Edi Ramës.

Shkurti: Jo jo, ti di të recitosh, ke qenë recituesi i atij tjetrit. Je zëdhënësi i Ilir Metës.

Blushi: Jam krenar. Edhe ti ke qenë zëdhënës i Altin Goxhajt.

Shkurti: Jam shok, jo zëdhënës.

Blushi: Jam krenar që jam zëdhënës i Ilir Metës. TI e ke për turp që je shok i Altin Goxhajt.

Shkurti: Ta ka thënë Iliri gabim, nuk jam anëtar partie.

Blushi: Këshillohu me Altinin.

Shkurti: Ka tallë bythën Altini me ty.

Blushi: Nëse rikthen këtë retorikë banale…

Shkurti: Me ty banal dua të jem. Me 8 mijë votat e Metës je aty ti.

Blushi: Paske pirë ti.

Shkurti: Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burgn. Sot je ti problemi, se sot gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin.

Blushi: Ky është panel banal.

Shkurti: Ore ti ke qenë gazetar, s’ke bërë kurrë panel. Të mori ai tjetri se je i paaftë.

Blushi:  Ti tani je në gotën e rakisë. Ka njëfarë etike. Rri ore të më mbrosh. Nuk mund të ulesh me një derr në debat. Vini njerëz të dehur në studio.

Borakaj: Nuk është i dehur.

Blushi: Vjen në studio erë tapë.

Shkurti: Më 11 maj gënjyen shqiptarët. Thanë: do bëjmë qeveri teknike me Ramën, nuk bëjmë zgjedhje. Hynë në zgjedhje. Nuk thanë asgjë pas fushate, pas zgjedhjeve thanë “Rama na vodhi zgjedhjet”. Çfarë ndryshoi maj, korrik, gusht, shtator? PD humbi dhe një standard. Në 2023 bëri primare. Në primaret e zgjedhjeve parlamentare ra standardi, nuk u pyet elektorati fare. Opozita ka shpallur falimentin.

Lexuar: 3

Lajme te ngjashme

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.