Autor: TV News
“Nëse do të amnistohen krimet e Netanyahut, atëherë të amnistohen dhe ato naziste”, kjo ka qenë deklarata e eksperti të Marrdhënieve Ndëkrombëtare Marlind Laçi këtë të martë në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Laçi tha se sot janë miëjra të vrarë, ku mes tyre 25 mijë fëmijë. Sipas tij ky është një genocid i pastër dhe organizatat ndërkombëtare përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, nuk duhet ta amnistojnë Netanyahun dhe dy ministrat e tij të cilët kanë kryer krime ndaj njerëzimit. Pjesë nga biseda: Borakaj: A mund të amnistohen? Laçi: Absolutisht jo. Nëse Haga jep amnisti për…
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho pas fitores fitorës në miqësore ndaj Jordanisë ka folur para mediave për Anis Mehmetin, raporton IndeksOnline. Ai ka treguar arsyen pse nuk po e fton futbollistin Anis Mehmeti i cili po shkëlqen në Angli. “Nuk e kam marrë Anis Mehmetin pasi në të majtën kemi mbingarkesë, janë Hoxha, Uzuni, Bajrami, edhe Broja mund ta bëjë, Muçi luan në atë krah po ashtu. Kemi 6 që mund ta bëjnë atë rol. Kërkoj ndjesë, nuk është momenti ky”, ka thënë Sylvinho.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, ka zbuluar prapaskenat nga marrëveshja e fundit e paqes në Lindjen e Mesme. Laçi sqaroi se pjesëmarrja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në takim u refuzua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit, sipas ekspertit ka “kërcënuar” Trump se nëse Netanyahu merrte pjesë, Erdogan nuk do të shkonte. Pjesë nga biseda: Laçi: Kjo marrëveshje është e luhatshme për aq kohë sa të dy palët që marrin pjesë në luftime në këtë konflikt pala izraelite dhe pala palestineze, nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes. U diskutua sikur Kryeministri Netanyahu do merrte pjesë në…
Ish-zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka, ndërsa po analizonte marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, ka prekur edhe lobin izraelit në SHBA. Ai tha se lobi më i fuqishëm i izraelit në SHBA i përket evangjelisto-protestantëve. Sipas tij ata nuk janë thjeshtë të krishterë, por janë një trup elektorale që prodhojnë mbi 60 milionë vota, ku 82% e tyre votojnë pro Trump dhe republikanëve. “Lobi më i fuqishëm izraelit në SHBA janë evangjelisto-protestantët. Janë të krishterë, por janë trup elektoral që kanë 60 milionë vota, por 82% e tyre votojnë për Trump. Janë mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit pasi…
Me kualifikueset që po i afrohen përfundimit, 28 nga 48 vendet e disponueshme për Kupën e Botës janë tashmë të mbushura. Mikpritësit, Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja – janë konfirmuar tashmë. Anglia gjithashtu e siguroi biletën e saj këtë javë. Azia kontribuon me një rekord prej tetë kombesh të kualifikuara: Japonia, Irani, Koreja e Jugut, Australia, Uzbekistani, Jordania, Katari dhe Arabia Saudite. Afrika do të ketë gjashtë deri më tani – Maroku, Egjipti, Algjeria, Tunizia, Gana dhe Afrika e Jugut – të shoqëruara nga debutuesit Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë dhe Senegali. Amerika e Jugut sheh Argjentinën, Brazilin,…
Reperi i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren pa balotazh për kryetar të Drenasit. Noizy i cili performoi në ditën e fundit të fushatës të Lladrovcit në Drenas, ka publikuar një foto me Ramizin duke bërë shqiponjën me duar. “Urime fitorja Ramiz”, ka shkruar Noizy. The post Noizy: Urime fitorja Ramiz appeared first on GazetaBlic.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha më 14 tetor në Sarajevë se prioritet është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, për çka është e nevojshme të emërohet kryenegociatori. Ajo theksoi se zgjedhja e personit që do ta mbajë këtë rol i takon institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës, por se më e rëndësishmja është që emërimi të bëhet sa më parë, në mënyrë që të mund të fillohet menjëherë me aktivitetet e nevojshme. Vizita e saj u zhvillua menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, më 30 shtator, për të miratuar Draftin e Agjendës së Reformave, dokument që…
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në orën 16:00 të së martës, numërimi ka përfunduar në tri komuna – Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Hanin e Elezit procesi është mbyllur mbrëmjen e së hënës. Në të njëjtën kohë, KQZ ka njoftuar se kanë nisur punën edhe tri Qendra të reja të Numërimit: në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot. Elezi ka sqaruar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tre procese paralele, që përfshijnë: verifikimin e rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale,…
Kombëtarja e Hungarisë ka barazuar rezultatin ndaj Portugalisë. Szoboszlai realizoi golin e barazimit në minutën e 91’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati momental i takimit është 2-2. Ja goli: 🚨 GOAL: Dominik Szoboszlai 90′ +1 World Cup Qualification | 🏆 Portugal 2-2 Hungarypic.twitter.com/WsVZ0m0XSt — Goals Xtra (@GoalsXtra) October 14, 2025
Pedagogu dhe eksperti i gjeopolitikës, Geron Kamberi, u shpreh se në Lindjen e Mesme nuk mund të flitet për paqe të vërtetë, por vetëm për një armëpushim të përkohshëm. I ftuar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, Kamberi e përshkroi situatën aktuale si një “déjà vu” historike, që po përsëritet në një formë të re. Ai theksoi se përfshirja e presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit lidhet me rëndësinë strategjike të Lindjes së Mesme, një rajon ku përplasen interesa të shumta, si nga fuqitë rajonale, ashtu edhe nga…
