Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Irani dënon çiftin francez për spiunazh për Izraelin dhe Francën

TV NewsBy TV News14 Tetor, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një gjykatë në Iran ka dënuar dy shtetas francez me dënime të gjata nën supozimet se kanë spiunuar për Francën dhe Izraelin, u tha në ueb-faqen zyrtare të gjyqësorit më 14 tetor. Njoftimi vjen disa ditë pasi Teherani dhe Parisi sugjeruan se ishte bërë përparim në këmbimin e të burgosurve.

Një person u dënua me gjashtë vjet burgim për spiunazh për shërbimin e inteligjencës franceze, pesë vjet për “komplot për të kryer krime kundër sigurisë kombëtare” dhe 20 vjet në ekzil të brendshëm për “bashkëpunim të dyshuar të inteligjencës me Izraelin”.

I dënuari i dytë u dënua me dhjetë vjet burgim nën akuzat për spiunazh për Francën, me pesë vjet për “komplot për të kryer krime kundër sigurisë kombëtare” dhe 17 vjet për “ndihmë dhe mbështetje” në bashkëpunim me inteligjencën e Izraelit.

Sipas njoftimit, dënimet mund të apelohen brenda 20 ditësh.

Edhe pse sistemi gjyqësor iranian nuk i përmendi emrat e të dënuarve, Cecile Kohler dhe Jacques Paris janë shtetasit e vetëm francezë që dihet se aktualisht po mbahen në Iran.

France 24 raportoi se ata janë personat e dënuar. Në korrik, transmetuesi shtetëror francez raportoi se, sipas familjarëve dhe burimeve diplomatike, ata ishin akuzuar për “spiunazh për Izraelin”.

Kohler dhe partnerja e tij, Paris, u arrestuan në Teheran në maj të vitit 2022, teksa ata ishin në fund të një vizite turistike në Iran.

Media shtetërore iraniane ka pretenduar se çifti ishte i lidhur me sindikatën kryesore të mësuesve, një pretendim që familjet e tyre i kanë mohuar. Ata janë akuzuar për nxitje të trazirave.

Një video e transmetuar nga media shtetërore iraniane në tetor të vitit 2022 shfaqte Kohlerin dhe Parisin “duke pranuar” fajin për spiunazh. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se pranime të tilla të fajësisë, që transmetohen në televizione, janë të detyruara, dhe kanë dënuar këtë praktikë.

Irani dhe Franca kanë shfaqur këtë muaj sinjale për një këmbim të mundshëm të të burgosurve, me zyrtarë nga të dy kryeqytetet që thanë se në bisedimet kishte pasur për bërë përparim mbi një kornizë që mund të siguronte lirimin e Kohler dhe Paris në këmbim të Mahdieh Esfandiari, një studente iraniane e cila u arrestua këtë vit për aktivitete në rrjetet sociale kundër Izraelit.

Një gjykatë tjetër në Iran e shpalli të pafajshëm dhe e liroi çiklistin franco-gjerman Lennart Monterlos javën e kaluar.

Edhe pse ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara kanë dënuar një “përshkallëzim dramatik” të ekzekutimeve në Iran, autoritetet në Iran më 1 tetor miratuan dënime të rrepta për spiunazh dhe bashkëpunim me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Disa ditë më parë, një panel i OKB-së zbuloi se autoritetet iraniane kishin ekzekutuar mbi 1.000 persona që nga fillimi i vitit, një shifër që organizata Amnesty International e cilësoi si më të lartën në të paktën 15 vjetët e fundit./REL

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.