Autor: TV News
Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Jordaninë. Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi. Pas përfundimit të ndeshje, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Super Sport”-in. Hysaj: “Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund…
A mund të flasim vërtet për paqe në Izrael? Kjo ishte pyetja e bërë këtë të martë në Quo Vadis nga moderatorja Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, bëri një analizë të detajuar se çfarë po ndodh në prapaskenë, përtej marrëveshjes Izrael-Palestinë. Ai tha se aktualisht ajo që shihet qartë është ndarja e botës së re në dy fronte: në njërin krah SHBA dhe aleatët dhe në anën tjetër Kina, Rusia, India dhe aleatët e tyre. Sipas tij, kjo shihet shumë qartë në përballjet mes Izraelit dhe Palestinës, ku pas tyre janë…
Nazmi Gripshi bëri debutimin me Kombëtaren ndaj Jordanisë, duke zhvilluar paraqitje pozitive. Ai foli pas ndeshjes, teksa nuk munguan nota e larta emocionale: “Falenderojë trajnerin dhe stafin për debutimin. Por mendojë se kurrë nuk jam i kënaqur. Gjithmonë duhet të jap më të mirë. Kemi bërë një ndeshje të mirë si grup. Këshilla nga trajneri pas fitores ishte të vazhdojmë kështu. Për momentin kam kontratë me Astana. Por nuk e kam vendosur për të ardhemn. Fillimisht të fitojmë kampionatin dhe më pas të shohim. Në çdo moment e kam pritur ftesën e Kombëtares. Sa herë të thirrem do jem gati.…
Duket se paqja nuk ka ardhur ende në Gazë. Vetëm një ditë pas nisjes së zbatimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, katër persona janë vrarë nga forcat e ushtrisë. Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se “një numër të dyshuarish u identifikuan teksa kaluan Vijën e Verdhe dhe iu afruan forcave të IDF që po operonin në veri të Rripit të Gazës, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes.” Vija e Verdhe është kufiri ku trupat izraelite janë tërhequr sipas planit të armëpushimit të presidentit amerikan Donald Trump. Më tej, në deklaratë thuhet…
Eksperti i marrdhënieve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka bërë një analizë të detajuar të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Aliaj tha se i gjithë suksesi është meritë e presidentit të SHBA, Donald Trump. Sipas tij është një fitore e madhe e amerikanëve, të cilët po tregojnë forcën e tyre në diplomaci. Pjesë nga biseda: Aliaj: Unë besoj te paqja. Pse e lidh me zhvillimet brenda SHBA? Ne e dimë se sa i fortë është lobi hebre në botë, por duhet të shohim dhe një faktor tjetër, dhe…
Cristiano Ronaldo tani ka një tjetër rekord për të shtuar në listën e tij të gjatë të arritjeve gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike. Ai e arriti atë në moshën 40-vjeçare në një stadium shumë të veçantë për të: stadiumin Jose Alvalade në Lisbonë, ku luajti për Sporting, ekipin e tij të parë, përpara se të transferohej te Manchester United. Hungaria kryesoi 1-0 kundër Portugalisë në kualifikueset e Kupës së Botës përpara se të vinin momentet e Cristiano Ronaldos – i cili më pas realizoi dy gola. Ishte goli i tij i 41-të në 51 ndeshje kualifikuese të Kupës…
Forcat ruse kanë goditur një autokolonë me ndihma të Kombeve të Bashkuara në rajonin ukrainas të Hersonit, që pjesërisht është i pushtuar nga Moska, tha Kievi më 14 tetor, duke shtuar se nuk ka viktima nga ky sulm. Kreu i administratës rajonale ushtarake tha se dronët rusë dhe sulmet me artileri u kryen afër qytezës Billozerka, që gjendet në frontin e luftës. “Pushtuesit me qëllim shënjestruan kamionë të organizatës OCHA të OKB-së me dronë dhe artileri”, shkroi në rrjetet sociale zyrtari lokal, Oleksandr Prokudin. Ai tha se autokolona përbëhej nga katër makina dhe “një makinë u dogj krejtësisht, ndërkaq një…
Marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Palestinës ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi dhe Ilir Aliaj theksuan në analizën e tyre se kjo marrëveshje është falë SHBA, e cila sëfundmi ka ndryshuar qasje karshi izraelit. Sipas Aliajt qëllimi i ardhshëm i Donald Trump është i qartë të rikthejë “Shtetin e Palestinës”. Ndërsa Laçi tha se SHBA dikur u futën në luftë me Irakun për shkak të Izraelit, por tani situata ka ndryshuar. Pjesë nga biseda: Aliaj: Shumë shpejt ambasada amerikane do…
Arabia Saudite është kualifikuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm, dhe kjo është Kupa e Botës e tretë radhazi e vendit pas atyre në vitet 2018 dhe 2022. Vendi u vulos pas një barazimi pa gola kundër Irakut në xhiron e katërt të kualifikueseve të zonës aziatike. Arabia Saudite kryeson mini-turneun me katër pikë, përpara Irakut vetëm për nga numri i golave të shënuar. Irakianët do të luftojnë kundër Emirateve të Bashkuara Arabe për një vend në play-off. /GazetaBlic Sport
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion komentoi marrëveshjen e fundit për paqen në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar atë si të luhatshme dhe më shumë show sesa një paqe. Laçi u shpreh se nëse Palestina do të kufizohet territorialisht, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Eksperti u ndal edhe te kërkesa e Hamasit që ushtria turke të marrë pjesë në mbrojtjen e Rripit të Gazës, si një garanci për sigurinë e popullsisë palestineze. Laçi: Ajo çka ka fituar Izraeli është një humbje e madhe. Kjo sepse objektivat që vendosi…
