Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albulena Haxhiu sërish zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

9 Shtator, 2026

“UÇK na bashkon” PDK vendos logon në foltoren e Kuvendit të Kosovës

9 Shtator, 2026

Turp apo padije : Të rinjtë nuk e dinë çfarë është 8 Shtatori, mendojnë se është Dita e Nënave!

9 Shtator, 2026

Alarm në arsimin e Maqedonisë së Veriut: vetëm 1 në 3 nxënës ka njohuri bazë në matematikë

9 Shtator, 2026

Haxhiu zgjedhet kryetare e kuvendit

9 Shtator, 2026

MPB: Bajrami u dorëzua në pikën kufitare “Bllacë”, është dërguar në burgun e Shutkës

9 Shtator, 2026

Kumanovari 45-vjeçar dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij 76-vjeçar

9 Shtator, 2026

Kurti kërkon votat për presidentin: Duhet t’i shmangim zgjedhjet e reja

9 Shtator, 2026

Marin Mema në Kastrat të Prokuples (Serbi)

9 Shtator, 2026

Mexhiti “godet”: Barazia nuk matet me fjalë, por me paratë dhe investimet që marrin shqiptarët!

9 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 9 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Marrëveshja Izrael-Palestinë, Laçi: Është e luhatshme, më shumë show se paqe reale

TV NewsBy TV News15 Tetor, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion komentoi marrëveshjen e fundit për paqen në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar atë si të luhatshme dhe më shumë show sesa një paqe.

Laçi u shpreh se nëse Palestina do të kufizohet territorialisht, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.

Eksperti u ndal edhe te kërkesa e Hamasit që ushtria turke të marrë pjesë në mbrojtjen e Rripit të Gazës, si një garanci për sigurinë e popullsisë palestineze.

Laçi: Ajo çka ka fituar Izraeli është një humbje e madhe. Kjo sepse objektivat që vendosi pas sulmeve të 7 tetorit nga krahu militar i Hamasit, Brigada Izz ad-Din al-Qassam, ishin këto, lirimi i pengjeve me anë të luftës. Nuk ia doli dot t’i lirojë këto pengje, qoftë edhe një peng nuk është mundur që të lirohet, të nxirret nga tunelet dhe t’i dorëzohet autoriteteve izraelite. Së dyti u shpreh se do shkatërrojë totalisht strukturën e brigadës Qassam në Gaza. Përsëri nuk ia doli, sepse këto ditë kemi parë që rreth 8.000 militantë të rinj të Hamasit janë duke policuar të gjithë atë pjesën pas shkëputjes së ushtrisë izraelite, në fraksionin e parë të kësaj marrëveshjeje.

 Unë gjykoj se më tepër është show sesa paqja reale. Paqja reale duhet të parashikonte të drejtën e vetëvendosjes së popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, sipas Akordeve të Oslos në vitin 1993. Herë pas here Donald Trump është munduar që ta largojë totalisht nga fjalori termin Palestinë. Nuk ia doli dot që t’i spastronte etnikisht palestinezët. Ata treguan një mosbindje civile të jashtëzakonshme, për hir të së vërtetës, për t’u lavdëruar, duke qenë se u përballën me një gjenocid më të pashembullt dhe më të dokumentuar në historinë e njerëzimit, siç ishte gjenocidi dyvjeçar i Izraelit në Gaza. 

Por unë besoj se çështja palestineze, në qoftë se nuk zgjidhet në këtë rast, atëherë do varroset njëherë e mirë me Akordet Abraham. Akordet Abraham u japin mundësi vendeve arabe, siç është Arabia Saudite, Katari, siç janë Emiratet, për të krijuar një marrëdhënie bilaterale dhe për njohje të ndërsjellë. Kushti që është vendosur nga këto vende është njohja e shtetit palestinez me kufijtë e vitit 1967 dhe me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të tij. Në qoftë se nuk arrihet që kjo Palestinë të ketë kufizimin dhe definimin territorial, atëherë nuk do konkludohet në një paqe. Donald Trump u shpreh që është një paqe që është pritur 3 mijë vjet. Nuk është pritur aq shumë sa ç’pretendon Donald Trump. Konflikti filloi në vitin 1916 me firmosjen e Traktatit Sykes-Picot, ku britanikët dhe francezët ndanë zonat e influencës së atyre copave të tokës që më përpara kishin qenë trashëgimi e Perandorisë Osmane. Më pas vazhdoi me Deklaratën e Balfourit në 1917, krijimin e bandave të Lehi-t dhe Irgun-it, të cilat ishin konsideruar terroriste edhe nga britanikët, dhe më tej në konkludimin e krijimit të shtetit të Izraelit në 1948. Më pas filloi edhe ky proces i institucionalizuar i dehumanizimit të palestinezëve. Pra, është një 100-vjeçar, një kalvar i gjatë vuajtjesh, të cilat kanë sfiduar edhe termin humanizëm.

/vizionplus.tv

Lexuar: 6

Lajme te ngjashme

Tërmet politik në Gjermani: Fitore historike e AfD-së, rënie e CDU-së

Austria nis ndalimin e hixhabit në shkolla, vendos gjoba deri në 800 euro

Houthit sulmojnë objektet energjetike në Arabinë Saudite, mbi 70 të plagosur

Ngushëllimet për familjen e Mlladiç ‘trazojnë’ Podgoricën, Forumi Shqiptar kërkon shkarkimin e Mandiç

Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku synojnë mandatin e dytë në Parlamentin e Suedisë

Mirë se vini në restorantin Long!

Lajmet e fundit

Albulena Haxhiu sërish zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

9 Shtator, 2026

“UÇK na bashkon” PDK vendos logon në foltoren e Kuvendit të Kosovës

9 Shtator, 2026

Turp apo padije : Të rinjtë nuk e dinë çfarë është 8 Shtatori, mendojnë se është Dita e Nënave!

9 Shtator, 2026

Alarm në arsimin e Maqedonisë së Veriut: vetëm 1 në 3 nxënës ka njohuri bazë në matematikë

9 Shtator, 2026

Haxhiu zgjedhet kryetare e kuvendit

9 Shtator, 2026

MPB: Bajrami u dorëzua në pikën kufitare “Bllacë”, është dërguar në burgun e Shutkës

9 Shtator, 2026

Kumanovari 45-vjeçar dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij 76-vjeçar

9 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.