Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Në pranga jo vetë Agasi”/Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

27 Gusht, 2026

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

27 Gusht, 2026

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

26 Gusht, 2026

Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?

26 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 27 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Konfliket Izrael-Palestinë dhe Ukrainë-Rusi fshehin përlasjen e ardhshme botërore”, eksperti: Ja kush janë kundërshtarët e SHBA

TV NewsBy TV News15 Tetor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

A mund të flasim vërtet për paqe në Izrael? Kjo ishte pyetja e bërë këtë të martë në Quo Vadis nga moderatorja Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio, ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, bëri një analizë të detajuar se çfarë po ndodh në prapaskenë, përtej marrëveshjes Izrael-Palestinë.

Ai tha se aktualisht ajo që shihet qartë është ndarja e botës së re në dy fronte: në njërin krah SHBA dhe aleatët dhe në anën tjetër Kina, Rusia, India dhe aleatët e tyre.

Sipas tij, kjo shihet shumë qartë në përballjet mes Izraelit dhe Palestinës, ku pas tyre janë superfuqitë – në një krah SHBA, dhe në krahun tjetër Kina dhe Rusia. E njëjta gjë ndodh edhe në luftën Rusi-Ukrainë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A mund të flasim vërtet për paqe?

Peka: Besoj se po. E veçanta është se palët në marrëveshje janë shumë. Nëse shikojmë historikun e vendeve që kanë bërë paqe me Izraelin, ajo që bie në sy këtë herë është se, duke u përdorur graviteti i konfliktit në Gaza dhe numri i madh i viktimave, ajo që po synohet të arrihet është jo vetëm ndalimi i luftës, por të shkohet drejt një paqeje të madhe izraelito-islamike. Konflikti në Lindjen e Mesme është me 3 shtresa: Izrael-Palestinë, Izrael-Arabi, Izraelito-Islamike. Po të shohësh këtë marrëveshje, është marrëveshje e “rrethit të tretë”. Është Turqia – vend mysliman por jo arab, është Pakistani, është Indonezia. Pse këto shtete? Indonezia dhe Pakistani janë dy vendet me popullsinë më të madhe myslimane në botë. Turqia, për shkak të pozicionit që ka, por edhe për shkak të influencës që ka në Lindjen e Mesme. Në këtë këndvështrim, ajo që unë mendoj që Trump e theksoi fort kur përmendi “3 mijëvjeçarshin”, është se konflikti është 100-vjeçar, ndoshta edhe më tej. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane është periudha e vetme ku ka pasur paqe. Jeruzalemi është pushtuar 40 herë. Duke parë formatin që është bërë – pa u futur te përmbajtja – në analizën time nuk përqendrohem te fazat, sesa te forma.

Borakaj: Këtë herë forma është ndryshe?

Peka: Është ndryshe sepse 27 shtete që janë pjesë e kësaj marrëveshjeje… Shoh dy tendenca: E para, një marrëveshje Izrael – Bota Islame. E dyta, ne e pamë se kush ishin të pranishëm, por më e rëndësishme është se kush nuk ishin të pranishëm – nuk ishte Kina, India, Rusia – që janë bota e kundërt e Perëndimit. Aty pamë ndarjen: SHBA me aleatët, dhe Kina me aleatët në anën tjetër. Kjo do të jetë bota e së nesërmes. Konflikti në Lindjen e Mesme, përtej Gazës, është frontieri i përplasjes mes SHBA dhe Kinës. Konflikti Rusi-Ukrainë është frontieri i përplasjes SHBA-Kinë-Rusi.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

“Në pranga jo vetë Agasi”/Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

Lajmet e fundit

“Në pranga jo vetë Agasi”/Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

27 Gusht, 2026

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

27 Gusht, 2026

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.