Autor: TV News
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u mbijetoi të enjten dy mocioneve të votëbesimit, vetëm disa ditë pasi e kishte emëruar kabinetin e tij qeveritar dhe e kishte bërë një lëshim të rëndësishëm politik për të qëndruar në pushtet. Votëbesimi pasoi vendimin e Lecornut të martën për ta mbështetur pezullimin e reformës së vitit 2023 për pensionet, në përpjekje për ta mbajtur kabinetin e tij mjaftueshëm gjatë për ta miratuar një buxhet kursimesh deri në fund të vitit. Partia Socialiste (PS) e krahut të majtë kishte kërcënuar se do të votonte për rrëzimin e kryeministrit nëse ai nuk do të pranonte…
Gjatë seancës së sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka debatuar me kreun e PD-së Sali Berisha. Balla komentoi kërkesën për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë dhe i renditi Sali Berishës një sërë akuzash. Ai tha se çdo kërkesë nga Berisha lidhur me Kosovën nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla iu kujtoi gjithashtu edhe 9 rezolutat. Balla: Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025 9 rezoluta dhe 11 deklarata sa i përket gjtihçkaje ka ndodhur në Kosovë nga ‘91 e deri në 2025….Do të kërkoja që përpara se të…
Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja i dha fund kritikave kundër Jordanisë. Edhe pse ndeshja vlejti në kuadrin e miqësore, 24-vjeçari tregoi dëshirë dhe përkushtim para porte, ndonëse i futur në fushë vetëm si zëvendësues. Broja në këtë dule, kontriboi me gol dhe asist, paraqitje për t’u durtrokitur pas periushës së vështirë. Por një lajm i mirë për sulmuesin shqiptar vjen nga Anglia. Mediumi “Burnley Express” bën të ditur se sulmuesi qendror i ekipit të Burnley Lyle Foster ka pësuar dëmtimi te kombëtarja e Afrikës së Jugut. Kësisojë, prezenca e tij ndaj Leeds në Premier League të shtunën është e pasigurtë.…
Ish presidenti Ilir Meta do të vijojë të gjykohet në burg. Gjykata e Lartë rrëzoi këtë të enjtë kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë. Vendimi: GJKKO 61007-00535-00-2025 ILIR METAJ Neni 246/6 dhe 260 i K.Pr.Penale. Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 165 (87-2025-253), datë 17.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) ka publikuar listën e futbollistëve që krijojnë më së shumti shanse në lojë. Ylli i Barçës, Lamine Yamal, është në vendin e parë me 100 pikë, ndërsa anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah i 2-ti me 95.2 pikë. Në top 10-she është edhe shqiptari Xherdan Shaqiri që zë vendin e dhjetë me 91.5 pikë. Në indeksin: “Krijimi i rasteve” merren në konsideratë faktorë të ndryshëm. Faktori vendimtar është numri i pasimeve që çojnë në një gjuajtje në portë.
Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se përpara 10 vjetësh, Albin Kurti nuk e njihte himnin e Kosovës, e as nuk kishte qëndrim të qartë mbi çështjen e pafajësisë së Hashim Thaçit. Kjo situatë ka nxitur një debat të fortë mes dy liderëve, duke e bërë këtë çështje një nga temat më të nxehta të politikës shqiptare. Kryeministri Rama, në përgjigjen e tij, ka theksuar se nuk ka asnjë garë me Lëvizjen Vetëvendosje, por është i shqetësuar për mënyrën se si kjo lëvizje po e ngatërron marrëdhënien mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka shprehur…
Pas një fushate jashtëzakonisht të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova vazhdon të mbajë gjallë shpresat për pjesëmarrje në turneun e madh të vitit të ardhshëm. Trajneri Franco Foda ka zbuluar se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me “Dardanët”, duke lënë të kuptohet se një rinovim kontrate është në shqyrtim. “Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”, tha Foda për mediat gjermane, përcjellë “4-4-2”. Ish-trajneri i…
Forcat ruse kanë goditur një tjetër ndërtesë për prodhimin e gazit në lindje të Ukrainës mëngjesin e 16 tetorit, duke detyruar ndërprerjen e prodhimit dhe duke shtuar presionin mbi rrjetin energjetik. Që kur ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Moska ka sulmuar infrastrukturën ukrainase çdo dimër, duke e detyruar Kievin që të aplikojë reduktime të energjisë elektrike dhe të importojë energji. “Si rezultat i sulmit, ndërtesat për prodhimin e gazit në rajonin e Potlavës janë mbyllur”, tha DTEK, shpërndarësi më i madh privat i rrymës në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia gjatë natës ka…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin kosovar në Gjermani, ku një burrë dyshohet se ka mbytur gruan e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Çfarë mund të na tregojë kjo ngjarje për sfidat e emigrantëve në vendet e huaja? Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor në qytetin e Siegenit, ku një burrë nga Kosova u gjet i vdekur në një kompani, duke u varur. Ky incident ka ngritur shumë pyetje mbi shkaqet e një krimi të tillë, duke lënë pas dy fëmijë të mitur. Informacionet e para për këtë ngjarje u siguruan nga lexuesit e Klankosova.tv, të cilët…
Barcelona kujtoi debutimin e Lionel Messit më 16 tetor 2004 dhe publikoi një fotografi me një frazë goditëse. Barcelona nuk e ka harruar Lionel Messin dhe debutimin e tij për ekipin e parë. Ylli argjentinas debutoi më 16 tetor 2004 , kundër Espanyol, ku bëri paraqitjen e tij të parë për katalanasit, dhe pjesa tjetër është histori. Kapiteni i ekipit kombëtar argjentinas dhe ish-kapiteni i Barcelonës, vetëm 17 vjeç, 3 muaj dhe 22 ditë, u bë lojtari më i ri, në atë kohë, që luajti në një garë zyrtare në historinë e Barcelonës. Barcelona, në një postim, shkroi: “Nuk e…
