Autor: TV News

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Me Hënën te Luanët ka tendencë për të pasur ekzagjerim emocional. Është me ngarkesa jo shumë të qarta, por zbehen sa më shumë i afrohemi të premtes. Mërkuri me Marsin në hyrje paralele bën të mundur që nga nesër të mbyllet cikli i ankthit dhe frikërave, duke larguar stresin dhe pasigurinë e kohës. Sot Plutoni është kthyer në të drejtë. Kjo, nga njëra anë, lehtëson situatat dhe përshpejton rezultatet që presim,…

Read More

Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë seancës së sotme plenare akuzoi qeverinë se ka përgjegjësi direkte për bllokimin e fondeve nga BE-ja dhe për vjedhjen e fondeve IPARD që ishin destinuar për fermerët shqiptarë. Ai hedh akuza të rënda kur thotë se paratë i ka marrë babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate kriminale dhe të afërmit e ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Bardhi kërkon nga mazhoranca që të dalë dhe të shpjegojë pse…

Read More

Në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku liderët botërorë i bënë homazhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të shënuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, një person që nuk ishte as kryetar qeverie dhe as anëtar i familjes mbretërore u dallua, vëren New York Times. Gianni Infantino, presidenti i organit qeverisës të futbollit botëror, FIFA, ishte i vetmi përfaqësues sportiv në samitin e së hënës dhe e vetmja figurë e lartë pa një rol politik. Ai pozoi për foto me Presidentin Trump dhe Presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi. Ai u zotua të ndihmonte në rindërtimin e fushave sportive të shkatërruara në…

Read More

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho gjatë seancës së sotme plenare ka ngritur shqetësimin për koston e lartë të jetesës në vend, duke theksuar se familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për ushqime. Sipas saj, çmimet në Shqipëri janë 50% më të larta se në Bashkimin Europian, ndërsa paga minimale mbetet vetëm 40 mijë lekë dhe pensioni mesatar 17 mijë lekë. Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime. Ky Parlament sot duhet të diskutojë për koston e lartë të jetesës. Çmimet në Shqipëri 50% më të larta se në BE, paga minimale është 40 mijë…

Read More

Kur ulesh për të parë një ndeshje të Premier League, pret 90 minuta plot emocione, luftë dhe magji. Por a e keni menduar ndonjëherë se sa nga ato 90 minuta po shikoni në të vërtetë futboll? Sipas analizës së fundit nga Opta, këtë sezon kemi parë një trend paradoksal: ndeshjet po zgjasin më shumë se kurrë më parë, por koha që topi është në lojë po zvogëlohet në mënyrë drastike. Numrat janë alarmues. Kohëzgjatja mesatare e një ndeshjeje të Premier League këtë sezon është 100 minuta e 36 sekonda. Nga kjo, topi është në lojë vetëm për 55 minuta, ose…

Read More

Më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” do të mbahet një protestë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Pjesë e kësaj proteste do të jenë edhe ministra, deputetë dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndonëse organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kërkoi edhe Partisë Demokratike t’i bashkohet në protestë, nga selia blu përgjigja është negative. PD tha se nuk do të marrë pjesë sepse i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Por Taulant Balla deklaroi se shefi i qeverisë nuk do të marrë pjesë, ndaj ftoi opozitën…

Read More

Olivier Giroud u largua nga SHBA-ja dhe Los Angeles FC gjatë verës, pasi nuk kishte arritur të përshtatej me MLS-në, dhe u rikthye në Francë, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Lille. Pas rikthimit në Ligue 1, Giroud dëshiron të zgjasë kontratën e tij me Lille për një vit tjetër dhe të pensionohet në qershor 2027. “Po, do të doja të luaja sezonin e ardhshëm dhe pastaj të pensionohem. Gjithçka varet nga menaxhmenti”, theksoi sulmuesi i famshëm. Giroud, me një karrierë të shkëlqyer te Arsenali, Chelsea dhe Milani, mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze me 57…

Read More

Pamjet tregojnë momentet e para të lirisë për pengjet izraelite që u liruan nga duart e Hamasit dhe u ribashkuan me familjet e tyre në Izrael. Njëri prej tyre është 24-vjeçari Guy Gilboa Dalal, i cili përjetoi tmerrin në duart e militantëve të Hamasit. Dalal ishte i pranishëm në festivalin e muzikës “Nova” në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, kur filloi robërimi i tij pas sulmit brutal të Hamasit. Pas lirimit të tij dhe shkëmbimit të pengjeve, ai u kthye në Izrael, ku u prit me lot gëzimi nga të afërmit e tij dhe me një sërë enësh…

Read More

Dashi Ka rrezik që marrëdhënia në çift të jetë paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate të forta në disa momente dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i kishit menduar. Beqarët do kenë takimet e ëndërruara dhe shumë shpejt do mund të fillojnë një histori dashurie serioze. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura, prandaj nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Demi Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për planin sentimental. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni për mrekulli pranë njeri-tjetrit. Beqarët ka gjasa të realizojnë disa takime, por nuk do mund…

Read More

Zlatan Ibrahimovic tani punon si konsulent për Milanin pas një karriere fantastike në klubet më të mira evropiane. Tifozët vazhdojnë ta ndjekin punën e tij dhe tani ai i ka befasuar shumë me përzgjedhjen e tij të futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, veçanërisht për shkak të pozicionit të tretë ku e renditi Lionel Messin dhe lënies jashtë të Cristiano Ronaldos, shkruan GiveMeSport. 3. Lionel Messi Pavarësisht se është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit, me 46 trofe të mëdhenj në karrierën e tij, Lionel Messi u detyrua të kënaqej me vendin e tretë në listën…

Read More