Autor: TV News
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka sugjeruar se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është copëzimi i Donbasit, një rajon që është aktualisht i pushtuar nga Rusia në pjesën më të madhe të tij. Deklaratën Trump e bëri duke folur për gazetarët nga bordi i avionit Air Force One. “Le të copëtohet ashtu siç është. Është i ndarë tashmë. Le ta lëmë ashtu siç është. Ata mund të negociojnë diçka më vonë por tani për tani, të dyja palët në konflikt duhet të ndalen në vijën e betejës, të shkojnë në shtëpi, të…
Në komunën e Prishtinës janë numëruar tashmë 60% e votave me postë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i VV-së për kryetar, Hajrulla Çeku, udhëheq në votat e diasporës me 54.88%. Megjithatë, në rezultatet e përgjithshme, kryeson Rama, i cili ka një avantazh prej 634 votash mbi Çekun.
Jorge Jesus nuk e ftoi bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldon për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve në Indi. Cristiano Ronaldo arriti golin e 949-të në karrierën e tij të shtunën, në fitoren 5-1 të Al Nassr ndaj Al Fateh. Sulmuesi 40-vjeçar nuk u thirr nga Jorge Jesus për ndeshjen kundër Goas në Ligën e Kampionëve Aziatikë, këtë të mërkurë, dhe për këtë arsye nuk udhëtoi me ekipin për në Indi, duke mbetur në Riad për të pushuar dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës të ligës në shtëpi kundër Al Hazem, të shtunën. Ronaldo ka pushuar për…
Ministria e Jashtme izraelite ka akuzuar Hamasin se “qëllimisht” vazhdon të shkelë armëpushimin në Gaza. Më parë, Mbrojtja e Izraelit tha se të akuzuarit si “terroristë të Hamasit” kishin kaluar vijën e tërheqjes dhe “paraqisnin një kërcënim” për trupat izraelite. Mbrojtja e Izraelit tha se forcat hapën zjarr ndaj dy grupeve. Izraeli paralajmëroi palestinezët të mos kalonin përtej vijës që shënon zonën e kontrollit të tij në Gaza, por, kjo është e vështirë pa shenja fizike.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi kandidati i tyre për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve. Tahiri ka lidhur marrëveshje pa miratimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë. Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të…
Barcelona po kthehet së shpejti në shtëpi! La Liga ka njoftuar orarin për javën e 13-të të kampionatit spanjoll, në të cilën katalanasit do të presin Bilbaon, ndërsa vendndodhja ende nuk është përcaktuar. Sigurisht, njerëzit në Barcelonë po punojnë që kjo ndeshje e veçantë të jetë e para në Camp Nou, megjithatë, gjithçka do të varet nga teknikët e këshillit bashkiak dhe zjarrfikësit. Domethënë, nëse ata do të japin lejen e parë pasi të përfundojnë punimet dhe riparimet e kërkuara. Nëse Barcelonës nuk i jepet leja e parë, atëherë ndeshja kundër ekipit të Ernesto Valverdes do të zhvillohet në Montjuic.…
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas i ka bërë thirrje bllokut evropian “të jetë më kreativ” në luftimin e “flotës së fshehtë ruse”, përmes së cilës iu shmanget sanksioneve ndërkombëtare të lidhura me luftën në Ukrainë. Ajo ka thënë se Rusia është bërë shumë kreative në shmangien e sanksioneve, andaj i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të jetë më i vëmendshëm. “Na duhet të mendojmë vazhdimisht se çfarë mund të bëjmë më shumë”, ka thënë Kallas, në nisje të një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg. Kallas ka thënë se BE-ja ka arritur shumë përparim në…
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve. Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së. Për këtë subjekti i cili udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhje urgjente. Në “ceremoninë” e koalicionit ishte edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti. Xhafer Tahiri, mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%. Sylejman Meholli i LVV-së, të…
Në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 të Real Madridit kundër Getafes, Xabi Alonso tha se ishte shumë i lumtur me Kylian Mbappe, por mohoi pretendimin se skuadra e tij ishte e varur nga sulmuesi francez. Mbappe ishte përsëri protagonist, pasi në minutën e 80-të të ndeshjes, ai i dha ekipit madrilen një fitore të rëndësishme dhe është në krye të tabelës së golashënuesve të LaLiga-s me 10 gola. “Nuk do ta thoja këtë. Jemi shumë të kënaqur me formën e tij. Ai është vendimtar. Por kemi nevojë për të gjithë. Golat sjellin pikë, kjo është e qartë, por nuk…
Forcat e armatosura britanike do të jenë në gjendje të rrëzojnë dronët nëse ata kërcënojnë bazat e tyre, raportoi të dielën The Telegraph, duke shpjeguar se ditën e sotme pritet të ketë një njofti nga Sekretari i Mbrojtjes John Healy. Healy pritet të përshkruajë vizionin e tij për mbrojtjen e bazave ushtarake më kritike të Britanisë në përgjigje të “kërcënimit në rritje që paraqet Rusia”, raportoi The Telegraph. Aktualisht, Forcat e Armatooosura mund të përdorin pajisje speciale kundër mjeteve ajrore pa pilot që u lejojnë atyre t’i monitorojnë. Politika e re do t’i japë aftësinë për të rrëzuar dronët sapo…
