Autor: TV News

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian(BE) të ndalojë ndërrimin e orës dy herë në vit duke filluar nga viti 2026, tha të hënën kryeministri Pedro Sanchez, duke e quajtur këtë praktikë të vjetruar dhe shqetësuese. “Këtë javë, ne i ndërrojmë përsëri orët,” tha ai në një video të postuar në mediat sociale. “Sinqerisht, nuk e shoh më qëllimin. Në çdo sondazh, shumica e spanjollëve dhe evropianëve kundërshtojnë ndryshimin e kohës”, tha Sanchez. “Shkenca thotë se nuk kontribuon në kursimin e energjisë. Por ajo që thotë shkenca është se prish ritmet tona biologjike dy herë në vit”, shtoi ai. Ky veprim…

Read More

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë një ofertë për bisedime të reja nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai po ashtu ka mohuar se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit. Teherani dhe Uashingtoni u angazhuan në pesë runde negociatash të tërthorta bërthamore që përfunduan me luftën ajrore 12-ditore në qershor, në të cilën Izraeli dhe SHBA-ja bombarduan vendet bërthamore iraniane. “Trumpi thotë se është një negociator, por nëse një marrëveshje shoqërohet me shtrëngim dhe rezultati i saj është i paracaktuar, nuk është një marrëveshje, por më tepër një imponim dhe ngacmim”, ka thënë…

Read More

Cristiano Ronaldo Jr. është thirrur sërish nga kombëtarja e tij. Pas paraqitjes dhe golave të shënuar me ekipin U15 të Portugalisë, djali i Cristiano Ronaldos është ftuar këtë herë nga trajneri i U16, Filipe Ramos, për të marrë pjesë në Federation Cup, që do të zhvillohet në Turqi nga 30 tetori deri më 4 nëntor. Të rinjtë portugezë do të përballen me Turqinë, Uellsin dhe Anglinë në këtë turne, ndërsa Cristiano Ronaldo Jr., produkt i akademisë së Al-Nassr, është një nga vetëm dy lojtarët që nuk luajnë në Portugali, bashkë me Kauã Miranda nga Santos në Brazil. Në turneun zhvillimor…

Read More

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një tornadoje të fuqishme që goditi rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit. Lajmin e konfirmoi Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili tha se autoritetet janë duke ndjekur nga afër situatën në terren. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet e emergjencës dhe po monitorojmë me shqetësim zhvillimet,” deklaroi ministri. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik…

Read More

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, raportohet të jetë tepër e rënduar. Burime nga një spital privat në Tiranë konfirmojnë se ai ndodhet prej disa ditësh i shtruar nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas informacionit zyrtar të publikuar nga stafi mjekësor, Nano ka pësuar një arrest kardiorepsirator dhe aktualisht po trajtohet në kushte të rënda. “Pacienti vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar,” – thuhet në deklaratën e spitalit. Lidhur me këtë situatë delikate, familjarët, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e afërt të Fatos Nanos u kanë bërë apel të gjithëve që të tregojnë mirëkuptim…

Read More

Jurgen Klopp dha një intervistë të gjatë për podkastin ‘Diary of a CEO’, në të cilën preku edhe temën e vdekjes së Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Të dy vdiqën në një aksident me makinë më 3 korrik dhe Klopp tha se ndihej sikur kishte humbur një anëtar të familjes. “Nuk mund ta imagjinoj dhomën e zhveshjes pa të për momentin. E njëjta gjë vlen edhe për djemtë”, tha ish-trajneri i Liverpoolit. “Askush te Liverpooli nuk do ta përdorë kurrë si justifikim… Ai ishte shumë afër James Milner, shumë afër Kostas Tsimiskas. Të përballesh me këtë në…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Deklarata vjen pas akuzave reciproke midis Izraelit dhe Hamasit për shkelje të marrëveshjes në ditët e fundit. Trump bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku u shfaq përkrah kryeministrit australian, Anthony Albanese. Presidenti amerikan tha: “Kemi një situatë të vogël me Hamasin, e cila do të zgjidhet shpejt. Nëse ata nuk e rregullojnë vetë, do të ndërhyjmë, sepse po shkelni marrëveshjen.” Ai shtoi se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në terren,…

Read More

Fabio Capello ka lavdëuar Cristian Chivun për transformimin e Interit në një ekip të bashkuar dhe me intensitet të lartë që ka arritur gjashtë fitore radhazi në të gjitha garat. Duke theksuar fitoren e tyre të fundit 1-0 ndaj Romës, Capello e quajti atë “Interi i Chivu-t”, duke theksuar lidhjen e fortë midis trajnerit dhe lojtarëve dhe urinë dhe shpirtin e ripërtërirë të ekipit në fushë. Capello vuri në dukje se Chivu përfundoi një mision të rëndësishëm dhe delikat duke fshirë kujtimet negative nga sezoni i kaluar dhe duke rikthyer besimin midis lojtarëve si Lautaro, Barella dhe yjet në ngritje…

Read More

Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenburg të Rusisë – një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në botë – vazhdon të ndikojë në prodhimin e gazit në Kazakistanin fqinj, ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatitet të heqë dorë nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Sipas Ministrisë së Energjisë së Kazakistanit, sasia e gazit në objektin kazak u pezullua pas sulmit të 19 tetorit – i pari i raportuar ndaj kësaj fabrike, që është pjesë e kompleksit gazo-kimik të Orenburgut, të operuar nga gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom.…

Read More

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka folur për mediat përpara ndeshjes së së martës në Ligën e Kampionëve me Olympiacos, duke theksuar fokusin dhe humorin pozitiv të ekipit në dhomën e zhveshjes. Lidhur me rëndësinë e ndeshjes së ardhshme, Fermin tha: “Nuk po mendojmë përtej të nesërmes. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne jemi të përqendruar në këtë – të fitojmë përsëri dhe të rifitojmë formën tonë.” Ai theksoi besimin dhe motivimin brenda skuadrës: “Ekipi është në një pozicion shumë të mirë, jemi shumë të emocionuar për të nesërmen. Është një garë shumë e rëndësishme për ne. Po mendojmë…

Read More