Autor: TV News

Ish-kryeministri Sali Berisha kreu detyrimin për tu paraqitur në SPAK dy herë në muaj siç ia dikton masa e sigurisë dhe nga ky institucion sulmoi sërish kryeprokurorin Altin Dumani dhe gjykatësen Irena Gjoka. “Çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm, është nul sepse është marrë nga një person që nuk mund të ishte gjykatës. Altin Troplinit, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, të skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve etj. Ky është mesazhi”, tha Berisha. Nëse po ndikon duke sulmuar ashpër…

Read More

UEFA ka konfirmuar gjyqtarin për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve midis Real Madridit dhe Juventusit në Santiago Bernabeu. Gjyqtari slloven Slavko Vincic do të drejtojë ndeshjen, ndërsa gjyqtari gjerman Bastian Dankert do të mbikëqyrë VAR-in. Vincic ka përvojë të mëparshme me të dy klubet në garën më të madhe të Evropës. Ai ka arbitruar Real Madridin dy herë: në finalen e Wembley-t në vitin 2024, ku Los Blancos mposhtën Dortmundin 2-0, dhe në fazën e grupeve të sezonit të kaluar, kur humbën 3-1 në shtëpi ndaj Milanit. Për Juventusin, Vincic i ka arbitruar ata vetëm një herë…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë. “Nuk jam i sigurt që Putini është gati t’i japë fund luftës”, ka thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin televiziv NBC më 19 tetor. “Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin”. Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putini preferon shtyrjen e “negociatave të vërteta për paqe” dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të…

Read More

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit. Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit. Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, ç`ka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe. Tërmeti është regjistruar rreth…

Read More

‘Equipe raporton se PSG do të udhëtojë për në Gjermani për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen pa mesfushorët Fabian Ruiz dhe Joao Neves. Të dy lojtarët mbeten të padisponueshëm ndërsa skuadra përgatitet për ndeshjen evropiane. Ousmane Dembele dhe Marquinhos kthehen në skuadër pasi u rikuperuan nga lëndimet, duke i dhënë klubit opsione me përvojë. Megjithatë, mungesa e Ruiz dhe Neves lë një boshllëk në mesfushë, duke e detyruar trajnerin Luis Enrique të ndryshojë planet e tij. Ndeshja shënon përfshirjen e parë të Dembele që nga fitimi i Topit të Artë dhe rikuperimi nga një…

Read More

Bashkimi Evropian është afër që të ofrojë trajnimin e trupave ukrainase brenda Ukrainës dhe t’i zgjerojë format e tjera të mbështetjes, përfshirë monitorimin e kufijve, ndihmën për veteranët e luftës dhe forcimin e sigurisë kibernetike të Ukrainës. Brukseli po ashtu po e shqyrton krijimin e pozicioneve në Ukrainë në rast të një armëpushimi në të ardhmen. Kështu thuhet sipas rishikimeve strategjike, që i ka parë Radio Evropa e Lirë, të dy misioneve të BE-së që merren me Ukrainën: Misioni Këshillues i BE-së (EUAM) që fokusohet në forcimin e sigurisë të sektorit civil, dhe Misioni i BE-së për Mbështetje Ushtarake (EUMAM),…

Read More

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, ku një avion ka përfunduar në det pas një aksidenti të frikshëm gjatë uljes. Ky incident ka shkaktuar jo vetëm humbjen e dy jetëve, por gjithashtu ka ngritur pyetje mbi sigurinë e fluturimeve në këtë aeroport të ngarkuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:50 të mëngjesit, kur avioni Boeing 747, i operuar nga ACT Airlines dhe i marrë me qira nga Emirates, po kthehej nga Dubai. Aksidenti ndodhi në një moment kritik, duke lënë pas një skenë të tmerrshme dhe një ndjenjë tronditjeje mes atyre që ishin…

Read More

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar. Për javën e nëntë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili shënoi dy golat e vetëm në ndeshjen kundër KF Dukagjinit, e cila përfundoi me rezultat 2:0, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në luftën e tyre për titullin kampion. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Pasi mori këtë çmim, Kryeziu…

Read More

Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot në “Kosova Today” ka dhënë detaje rreth protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së. Ai tha se në këtë protestë do të këndojnë dy këngëtaret e njohur, Arif Vladi dhe Shkurte Fejza. “Në ora 17:00 ne do të fillojmë me protestën, do të jenë katër fjalime, dy këngëtarëve të njohur, Arif Vladi do ta këndojë marshin e UÇK-së dhe Shkurte Fejza do të këndojë një këngë të Adem Jasharit”, u shpreh ai. The post Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë në protestën e sotme në…

Read More

Manchester United arriti një fitore jashtëzakonisht të vlefshme në derbin e madh të futbollit anglez, duke mposhtur Liverpoolin 2:1. Heroi për “Djajtë e Kuq” ishte mbrojtësi qendror Harry Maguire, i cili shënoi golin e fitores në fund të ndeshjes. Pas fishkëllimës së fundit, Maguire nuk e fshehu gëzimin e tij të madh dhe theksoi se sa i rëndësishëm është ky sukses për tifozët e ekipit. “Do të thotë shumë për ne. Në vitet e fundit ata kanë qenë më të mirë se ne dhe kjo nuk reflektoi mirë në klub. Nuk u kemi dhënë tifozëve shumë ditë si kjo, ata…

Read More