Autor: TV News
Rregullat e reja do t’i lejojnë ushtrisë britanike të rrëzojë dronët pranë bazave ushtarake në Britaninë e Madhe, njoftoi ministri i Mbrojtjes John Healey. Dronët janë parë mbi baza ushtarake, duke përfshirë disa që përdoren nga forcat amerikane në Britaninë e Madhe, ndërsa vende të tjera në Europë gjithashtu kanë përjetuar ndërprerje, me spekulime se disa nga këto incidente mund të kenë lidhje me Rusinë. Fuqitë e reja për mbrojtjen e bazave ushtarake do të përfshihen në Ligjin e Forcave të Armatosura, ku Healey premton të “bëjë atë që duhet për të mbajtur të sigurt popullin britanik”. Britania e Madhe…
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi shpalljen e pavlefshme të veprimeve hetimore të kryera nga SPAK. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për…
Federata e Futbollit e Sllovenisë, ka bërë të ditur të hënën se nuk ka më bileta të disponueshme për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 15 nëntor. Takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet në Slloveni dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh. “Ndeshja kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë është e shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene. Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar, hyrja në stadium do të jetë e kufizuar për tifozët që mbajnë simbolet e shteteve…
I dërguari special amerikan, Steve Uitkoff dhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner janë rikthyer në Izrael pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Gaza. Të dy diplomatët po mbikëqyrin marrëveshjen e armëpushimit që Izraeli e vuri në pikëpyetje një ditë më parë, kur sulmoi sërish Gazën dhe la të vdekur të paktën 26 persona. Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hamasit në të gjithë enklavën, duke përfshirë komandantë në terren, persona të armatosur, një tunel dhe depo armësh, pasi militantët lëshuan një raketë antitank dhe qëlluan mbi trupat e saj, duke vrarë ushtarët. Pas sulmeve, Izraeli por edhe…
Astrologia Carol Starr parashikon një periudhë mjaft të favorshme financiare për tre shenja të zodiakut, të cilat mund të përfitojnë ndjeshëm nëse marrin masa të zgjuara deri më 5 nëntor. Në një kohë kur sfidat ekonomike prekin shumë familje dhe individë, yjet duket se kanë një lajm të mirë për tre prej shenjave të horoskopit. Sipas astrologes së njohur Carol Starr, Demi, Bricjapi dhe Luani do të kenë mundësinë të rikuperojnë ose të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen e tyre financiare gjatë javëve të ardhshme, për sa kohë që ndjekin një qasje të qëndrueshme dhe të vetëdijshme. Demi – Koha për veprime…
Në ambientet e Piramidës në Tiranë u prezantua sot projekti “Identiteti Digjital”, një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në drejtim të modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike. Kryeministri Edi Rama theksoi se ky sistem do të jetë në dispozicion të qytetarëve në fillim të vitit të ardhshëm, duke e cilësuar si një mjet që do të lehtësojë shërbimet, do të rrisë sigurinë dhe transparencën në transaksione. Shqipëria, sipas tij, pritet të jetë një hap përpara vendeve të Bashkimit Europian në këtë drejtim, duke e vendosur veten si një lider rajonal në fushën e inovacionit dhe teknologjisë digjitale. Rama: Do…
Mbrojtësi i djathtë, Trent Alexander-Arnold, është afër rikthimit në aksion për Real Madridin, ndërsa rikuperimi i tij nga një dëmtim është afër përfundimit. Lojtari i kombëtares angleze pati një seancë të plotë stërvitore me shokët e tij të ekipit dhe ekziston mundësia që ai të jetë pjesë e grupit për ndeshjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve. Trent pritet të jetë i disponueshëm për El Clasicon kundër Barcelonës të dielën, megjithëse jo 100%. Ndërkohë, Alaba është ende jashtë loje pas ndeshjes me Getafen dhe do t’i nënshtrohet testeve. Huijsen ende nuk është rikthyer dhe të vetmit mbrojtës të shëndetshëm janë…
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”. Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”. “Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim.…
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin thelbësor që ka pasur Komisioni i Venecias në ndërtimin dhe forcimin e demokracisë shqiptare. Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, Rama u shpreh se pa Komisionin e Venecias do të kishte qenë e pamundur që Shqipëria të merrte procesin e vettingut. Kryeministri shtoi se simbolikisht Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, pasi kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990. Rama: Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok maternitetit, kanë lindur në 1990. Komisioni i Venecias…
Trajneri gjerman Hans Flick mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes së ekipit të tij kundër Olympiacos nga Greqia, e planifikuar për nesër, të martën, në stadiumin Montjuic si pjesë e xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve UEFA 2025/2026. Flick theksoi sfidat me të cilat po përballet ekipi pas humbjes së tyre të fundit ndaj Paris Saint-Germain, duke theksuar rëndësinë e fitores kundër Olympiacos për të rifituar besimin përpara El Clasico kundër Real Madridit. Lidhur me Olympiacos, Flick tha: “Ata kanë një sulm të mirë dhe statistikat tregojnë se janë një nga ekipet më të…
