Autor: TV News
Rekord i keq në Serie A | Në xhiron e fundit u realizuan veç 11 gola, s’kishte ndodhur kurrë më parë
Xhiro e shtatë e sezonit në Serie A do të mbahet mend për vendosjen e një rekordi jashtëzakonisht të turpshëm. Në dhjetë ndeshjet e luajtura, u shënuan vetëm 11 gola, që zyrtarisht u bë rezultati më i ulët i regjistruar ndonjëherë brenda një raundi të vetëm në elitën e futbollit italian, shkruan GazetaBlic Sport. Situata në xhiron e fundit ishte treguese e mungesës së efikasitetit përpara portës, me katër nga ndeshjet që përfunduan në barazim (0:0). Ndeshja më produktive ishte Milan – Fiorentina. Ndeshja e tyre u ofroi tifozëve tre gola, që përfaqëson më shumë se një të katërtën e…
Donald Trump deklaroi të hënën se Hamasi do të “zhduket” nëse nuk respekton marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, pasi Izraeli akuzoi lëvizjen islamiste palestineze se kishte shkelur armëpushimin. “Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin” dhe “ata do të bënin mirë ta respektonin atë dhe nëse nuk e bëjnë, ne do t’i eliminojmë, nëse është e nevojshme”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ata do të eliminohen dhe ata e dinë këtë”, këmbënguli ai. Nga ana tjetër, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Haya, përsëriti dje në mëngjes se organizata e tij mbetet e përkushtuar për të respektuar marrëveshjen. “Po përballemi me shumë vështirësi…
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën pasdite në Prishtinë. Policia bën të ditur përmes raportit se m vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Rr. Harun Aliu, Prishtinë 20.10.2025 – 17:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.
Portieri i Borussia Dortmund, Diant Ramaj, i cili momentalisht luan në formë huazimi te Heidehneim, është përfolur së fundmi për një kalim të tijin te Kosova. Megjithatë, këto “thashetheme” janë demantuar nga menaxheri i portierit shqiptar. Sipas informacioneve të gazetës BILD, portieri i BVB-së, Diant Ramaj, nuk do të luajë për Kosovën. “Lajmet janë padyshim të rreme. Interesi nga Kosova është i njohur dhe e kënaq Diantin, por ai e ka bërë të qartë në këtë pikë: Ai nuk do të luajë për Kosovën”, tha Schwab për gazetën gjermane. Ramaj shihet si një portier me të ardhme të ndritur dhe…
Dashi Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund të rritet më shumë. Kur bëhet fjalë për punën, ju mund të jeni duke kapërcyer një pengesë. Demi Hëna është në anën tuaj: katër ditë të rëndësishme dhe interesante, sidomos në dashuri. Në frontin e punës, krijuesit që kanë ide të shkëlqyera janë të favorizuar. Binjakët Në frontin e punës, ju nuk i keni kapërcyer plotësisht shqetësimet në lidhje me aktivitetet profesionale. Kurseni ca para për muajt e fundit të vitit! Gaforrja Takimet janë të rëndësishme dhe të papritura, por jo gjithmonë të lehta për…
Sanae Takaichi ka hyrë në histori pasi u zgjodh kryeministrja e parë gru në Japoni. Ajo siguroi shumicën e votave votave në të dyja dhomat e parlamentit, në Dhomën e Ulët me 237 vota dhe në Dhomën e Lartë me 125 vota. Ky është një moment historik për vendin patriarkal ku si politika ashtu edhe vendet e punës dominohen nga burra të moshuar. Takaichi, përfaqësuese e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet dhe e njohur si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, ka qenë një bashkëpunëtore e ngushtë dhe e mbrojtura politike e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ajo njihet për qëndrimet e…
Ora e dimrit në pjesën më të madhe të Evropës fillon natën midis të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025. Ora e saktë kur akrepat lëvizin një orë prapa është ora 03:00 e mëngjesit. Pra, kemi një orë “më shumë” për të fjetur. Me kthimin në kohën e dimrit, dielli do […] The post Ja në cilën ditë ndryshon ora! appeared first on InfoKosova.
Atletico Madrid u përball me një problem shumë të pazakontë në Londër përpara ndeshjes së tyre vendimtare të Ligës së Kampionëve me Arsenalin. Gjigandët spanjollë u përballën me një dush të vërtetë të ftohtë, në një nga stadiumet më moderne në botë. Pas seancës së tyre zyrtare stërvitore para ndeshjes, lojtarët e Diego Simeones u kthyen në dhomën e zhveshjes për të zbuluar se nuk kishte ujë të nxehtë. Kjo ndodhi në stadiumin e Arsenalit, i cili konsiderohet si një nga mjediset sportive më moderne. Kjo krijoi një shqetësim serioz për lojtarët, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin…
Magji, debat, duartrokitje, emocione, lot dhe shumë talent, Albania’s Got Talent pati gjithçka që një spektakël i nivele të tilla duhet të ketë. Mbrëmja e parë e edicionit të dytë të AGT në televizionin kombëtar Vizion Plus solli emocione dhe performanca të shkëlqyera, sa jurisë spektakolare me emra BIG si Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo iu mbeti shumë pak për të thënë. Talente nga të gjitha trojet, por edhe këtë sezon nuk munguan as artistët ndërkombëtarë, të cilët zgjodhën AGT dhe ekranin e Vizion Plus për të dhënë më të mirën nga vetja. 12 performanca, njëra…
Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu është rikthyer me postime të ëmbla që flasin vetë. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, e cila prej kohësh është në një lidhje me futbollistin e njohur Mirlind Daku, ka zgjedhur që këtë ditë ta ndajë me ndjekësit në mënyrë romantike. Në Instagram, ajo ka postuar një kolazh fotosh në përqafim me partnerin, shoqëruar me një buqetë trëndafilash të kuq dhe mbishkrimin “Gëzuar përvjetorin”. Edhe pse kanë preferuar ta mbajnë raportin larg vëmendjes publike, duket se marrëdhënia e tyre po bëhet çdo ditë e…
