Autor: TV News

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Drita dhe Omonia po luajnë me shifra të barabarta 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Arb Manaj e realizoi golin për Dritën, kurse Masouras barazoi shifrat në fund të pjesës së parë. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar pas daljes së raportit përfundimtar të OSBE ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një reagim në rrjetet sociale, Celibashi deklaron se KQZ ka bërë progres, ndërsa shton se KQZ-ja merr parasysh edhe vërejtjet e Misionit të ODIHR-it, të cilat në thelb kërkojnë reforma jashtë juridiksionit të drejtpërdrejtë të administrimit zgjedhor. Celibashi më tej u ka bërë apel partive politike që të përfundojnë sa më parë punën për reformën zgjedhore, brenda një viti. “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur…

Read More

Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve. Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës. Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut…

Read More

Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë të re me Inter Miamin që do ta mbajë atë në klub të paktën deri në fund të sezonit 2028 të Major League Soccer. Messi u bashkua me Inter Miamin më 15 korrik 2023, me një kontratë dyvjeçare e gjysmë, transmeton GazetaBlic Sport. Individualisht, ai fitoi çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm të MLS për vitin 2024 dhe së fundmi Këpucën e Artë të vitit 2025, pasi shënoi 29 gola në vetëm 28 ndeshje. Argjentinasi është nominuar për çmimin MVP të ligës për vitin 2025 dhe mund të bëhet lojtari i parë në histori…

Read More

Kryeministri Edi Rama priti me kritika kryebashkiakët e vendit që nuk kanë dorëzuar hartat me zonat prioritare ku mund të zhvillohet Paketa e Maleve. Gjatë një takimi me ta, kreu i qeverisë u shpreh se drejtuesit e bashkive nuk mund të tregohen neglizhentë pasi qytetarët kanë treguar interes për të investuar. “Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, tha Rama. Me batuta, nuk…

Read More

Trajneri i Real Madridit Xabi Alonso e ka lavdëruar Arda Gulerin. Ylli i ri turk hasi në vështirësi për t’u ambientuar në Spanjë në fillim të eksperiencës së tij me “Los Blancos”, por ai po ia sheh hairin largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk i jepte hapësira të mjaftueshme. Me trajnerin e ri, Xabi Alonso, 20-vjeçari është bërë lojtar i rëndësishëm i “Merengues” duke startuar shpesh nga minuta e parë. E ish-futbollistin e Fenerbahçes e ka ngritur në qiell trajneri i ri i Realit, të cilin e sheh si një kombinim mes ish-yjeve të madrilenëve. “Për shkak të…

Read More

Një ushtar është plagosur gabimisht nga një polic në zonën e Bavarisë në Gjermani. Mediat  e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë. Policia ishte njoftuar nga banorët se në zonë ndodheshin persona të armatosur dhe të dyshimtë. Pas këtij njoftimi, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Ushtarët, të cilët kishin menduar se edhe policia ishte pjesë e stërvitjes, nisën të qëllonin në drejtim të tyre, por jo me plumba. Përgjigja e policisë ka qenë e menjëhershme, gjë që la të plagosur një nga ushtarët.   Pas ngjarjes, polici ka dalë me një reagim zyrtar, ku…

Read More

Pas publikimit në media të raportit përfundimtar të ODIHR, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi para gazetarëve se ky raport fakton se më 11 maj u shkelën parimet themelore të zgjedhjeve. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se vëzhguesit e ODIHR faktuan pretendimet e opozitës se zgjedhjet parlamentare ishin farsë elektorale. “Angazhimi i të gjitha resurseve të administratës, njëlloj si në partinë-shtet. U shuan linjat e ndarjes së partisë nga shteti, thotë raporti. Vetëm ky moment është i mjaftueshëm, ky element, për të gjithë ata që kanë kulturën elektorale minimale, për të kuptuar se zgjedhjet ishin një farsë.…

Read More

Jamal Musiala ka bërë një hap gjigant përpara në procesin e tij të rikuperimit. Mesfushori i Bayern Munich u rikthye në fushën e stërvitjes së klubit bavarez për herë të parë, duke shënuar një moment shumë të rëndësishëm pas dëmtimit të rëndë që pësoi në Kupën e Botës për Klube. Kjo arritje ka gjeneruar optimizëm të madh si brenda klubit ashtu edhe midis tifozëve, të cilët mezi presin rikthimin e tij. Lojtari ka punuar intensivisht për rikuperimin e tij. Stafi mjekësor i klubit ka mbikëqyrur nga afër çdo fazë, duke u siguruar që gjermani të përmbushë të gjitha afatet e…

Read More

Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin e Venezuelës. Aeroplani me dy motorë po ngrihej nga Aeroporti Paramillo në Táchira kur u rrëzua, pranë Parkut Kombëtar San Cristóbal, disa sekonda pas ngritjes. Mjeti fluturues shpërtheu dhunshëm në flakë pas përplasjes. Sipas informacioneve të deritanishme, dy persona kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Gazeta lokale e lajmeve ‘El Nacional’ raportoi se viktimat ishin piloti Toni Bortone dhe Juan Maldonado. Piloti, i cili kishte më shumë se 30 vjet përvojë dhe 10,300 orë fluturimi, u përshkrua si një aviator i apasionuar që vinte nga një familje me përvojë…

Read More