Autor: TV News

Dashi Ditës se sotme do i mungoje bashkëpunimi dhe komunikimi ne çift. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu siç duhet dhe do jeni shpesh te mërzitur. beqaret ne te kundërt do kenë sukses ne dashuri dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Për financat do jete momenti i duhet për te bere një riorganizim tërësor te situatës. Do ja dilni ta stabilizoni gjendjen. Demi Marsi do e beje edhe mete bukur sot jetën tuaj ne çift. Komunikimi me partnerin do jete akoma me i ngrohte se me pare. Beqaret me mire te mos fillojnë asnjë lidhje sot…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest në burg”. Ankimi i Metës në Apel u paraqit një ditë pasi GJKKO kishte refuzuar kërkesën e tij për shuarjen e kësaj mase sigurie. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, e cilësoi vendimin si krijim të një precedenti të rrezikshëm, duke theksuar se, sipas tij, janë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në paraburgim. Sipas Cakranit, nuk ekziston më asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, ndaj masa…

Read More

Tifozët qipriot të Omonias kanë arritur në Prishtinë dhe do jenë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për duelin ndaj Dritës. Kampionët e Kosovës, FC Drita e mirëpret Omonian me fillim nga ora 18:45 në kuadër të xhiros së dytë të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Tifozët e ekipit mysafir tashmë ndodhen në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe janë mbledhur aty, para se të nisen drejt stadiumit “Fadil Vokrri”. Më poshtë keni pamjet:

Read More

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil, në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se këto sanskione janë një hap “shumë i rëndësishëm”. “E prisnim dhe shpresojmë se do të funksionojë, është shumë e rëndësishme”, tha presidenti ukrainas pas mbërritjes në Bruksel, ku do të marrë pjesë në punimet e samitit evropian. Në të njëjtën kohë, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha se vendet e…

Read More

Një fëmijë 7-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ndërsa babai i tij, 34 vjeç mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane raportojnë se një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar. Paraprakisht raportohet se fëmija, që ndodhej në sediljen e pasme, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Sipas hetimet paraprake, dy makinat u përplasën për të shmangur një skuter që po kthehej drejt një pike karburanti./euronewsalbania/

Read More

Gazeta spanjolle ‘Sport’ tregoi se ndeshja e El Clasico-s midis Real Madridit dhe Barcelonës, e planifikuar për të dielën, më 26 tetor, në orën 16:15 – do të jetë dëshmitare e të dy ekipeve që përpiqen të pohojnë dominimin e tyre historik. El Clasico mbetet një nga ndeshjet më të ndjekura në botën e futbollit, për shkak të famës së të dy ekipeve, cilësisë së lojtarëve dhe emocioneve të vazhdueshme në çdo përballje. Historikisht, Real Madridi kryeson në numrin e fitoreve, pasi ka fituar 105 nga 261 El Clasico, krahasuar me 104 fitoret e Barcelonës, ndërsa 52 ndeshje përfunduan në…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut të uzurpuar Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Rripin e Gazës. Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për t’i çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare izraelite në Rripin e Gazës. “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për…

Read More

Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës Kosova e Re. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli. Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të Pacollit, ai ka ofruar dorëheqjen, madje e kishte kërkuar qysh nga viti 2022. “Qysh në kuvendin e fundit kur e kemi pasur në vitin 2022, presidenti Behgjet Pacolli ka kërkuar me u tërheq”, ka thënë Makolli. “Kjo ka të bëjë me punët e tij, pasi ai nuk qëndron shumë në Kosovë, po ashtu edhe aspekti shëndetësor, pasi nuk ka arritur të marrë pjesë edhe në…

Read More

Massimiliano Allegri beson se Milani do të ketë një sfidë të vështirë kundër Pisës në Serie A të premten në mbrëmje. Rossonerët u ngjitën në krye të renditjes së Serie A me një fitore 2-1 ndaj Fiorentinës në San Siro të dielën, dhe tani kanë një mundësi për ta zgjeruar përkohësisht epërsinë e tyre në krye në katër pikë me një fitore ndaj Pisës të premten. “Ka më shumë sesa presion, ka edhe një ndeshje të komplikuar. Pisa, përveç ndeshjes kundër Bolognas, gjithmonë ka luajtur ndeshje të forta, duke shënuar dhe ka luajtur mirë kundër ekipeve si Napoli dhe Roma.…

Read More

Kompania Meta, që zotëron platformat Facebook dhe Instagram, ka vendosur të shkurtojë rreth 600 vende pune në sektorin e saj të dedikuar për inteligjencën artificiale (AI), në kuadër të një procesi të brendshëm riorganizimi pas një periudhe të gjatë rekrutimesh. Lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane të mërkurën. Sipas gazetës New York Times, vendimi synon të “zvogëlojë fryrjen organizative” që u krijua pas fushatës së gjerë të punësimeve me qëllim forcimin e kapaciteteve të kompanisë në fushën e AI-së. Wall Street Journal raporton se shumicës së punonjësve të prekur do t’u ofrohet mundësia të transferohen në departamente…

Read More