Autor: TV News
Ekipi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka qenë çelësi i suksesit për të ndaluar trafikun e emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufijtë me gomone. Në një intervistë për BBC, Kryeministri Edi Rama shpjegoi se shkëmbimi i informacioneve në kohë reale mes dy vendeve ishte zgjidhja e duhur për të ulur ndjeshëm emigrimin e paligjshëm. “Për një kohë të gjatë, informacioni zvarritej nëpër kanale të ndryshme, kështu që shpejtësia e reagimit ishte krejtësisht e papranueshme. Agjencitë kishin shumë keqkomunikim, prandaj gjithmonë kam thënë: dëgjoni, nëse duam sukses në këtë, duhet të përgjigjemi njëlloj. Duhet të jemi po aq…
Juventusi është aktualisht në serinë më të gjatë pa fitore në 16 vjet, pavarësisht një performance inkurajuese në transfertë kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje. Juventusi ka barazuar pesë ndeshje dhe ka humbur dy herë në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, që është seria më e gjatë pa fitore në asnjë garë që nga prilli dhe maji i vitit 2009, kur Claudio Ranieri ishte ende në krye të ekipit. Pavarësisht humbjes së tyre kundër Real Madridit, pati shenja inkurajuese nga Bianconerët, të cilët patën shanse të mëdha për të…
Ndërsa u nis për në Izrael, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar Tel Avivin duke kundërshtuar aneksimin e Bregut të uzurpuar Perëndimor. Ai ka thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Gazën. “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani. Në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive,” I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj: “Jemi të shqetësuar…
Mjeku shqiptar në Kanada, Agron Alija ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me veturë. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Kosta Malo, duke i shprehur ngushëllime familjes. Ambasadorja thekson se Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios. “Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.…
Debatik Curri debutoi javën e kaluar me fitore në stolin e Gjilanit, teksa triumfoi 0-1 ndaj Prishtinës së Re në Lipjan. Trajneri i klubit kosovar mori një tjetër lajm të mirë, pasi ylli i ekipit, Robert Rrahmani pritet të kthehet nga dëmtimi javën e ardhshme, mëson GazetaBlic Sport. Rrahmani i mungoi ekipit që nga ndeshja me Llapit me 14 shtator, teksa tani është në fazën e fundit të rikuperimit dhe nga java e ardhshme do fillojë stërvitjet. Mesfushori është padyshim një nga lojtarët kryesor në skuadër dhe rikthimi i tij do ta gëzojë mjaft trajnerin Curri dhe ekipin e Gjilanit.…
Një 29-vjeçare shqiptare u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj në Kanada. 29-vjeçarja Savannah Kulla u vra nga ish-partneri i saj 38-vjeçar Anthony Deschepper të martën në parkingun e një qendre tregtare. Nëna e të resë shqiptare, duke folur për mediat, ka treguar momentet e fundit të së bijës. Karen Kulla tha se vajza e saj shkoi të takonte 38-vjeçarin, pasi ky i fundit donte të kalonte kohë me vajzën e tyre 17-muajshe. Por, 38-vjeçari gjatë takimit e qëlloi me armë dhe e vrau. “Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur”, tha Karen. “Ajo ishte kaq e…
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë. “Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove. Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e…
Ronald Araujo do të fillojë në qendër të mbrojtjes së Barcelonës në El Clasico, raporton Diario Sport. Mbrojtësi uruguaian nuk luajti kundër Olympiacos të martën, me Hansi Flick që e la në pushim përpara ndeshjes së madhe. Stafi i trajnerëve të Barcës e sheh Araujon si lojtarin më të mirë për të ndaluar Kylian Mbappen në Santiago Bernabeu. Araujo është i shpejtë, i fuqishëm dhe zotëron superioritet në ajër. Barcelona e shkatërroi Real Madridin 4-0 në El Clasicon e fundit në Santiago Bernabeu, me Araujon në stol për atë ndeshje. Inigo Martinez dhe Pau Cubarsi filluan. /GazetaBlic Sport
DashiSot energjia juaj është në kulm. Një mundësi e re profesionale ose bashkëpunim do të kërkojë guxim dhe vendosmëri. Mos hezitoni të tregoni idetë tuaja, dikush me ndikim është gati t’ju dëgjojë. Në dashuri, pasioni ndizet sërish. DemiNjë ditë ideale për të vendosur rregull në jetën tuaj financiare. Planetët ju nxisin të bëni plane afatgjata dhe të qëndrueshme. Në marrëdhënie, shmangni kokëfortësinë, fleksibiliteti do t’ju shpërblejë me harmoni. BinjakëtKomunikimi është arma juaj më e fortë sot. Lajme të mira mund të vijnë përmes një bisede të papritur. Në dashuri, mund të lindë një ndjenjë e re që ju bën të…
Ushqyerja e pamjaftueshme e grave shtatzëna dhe e foshnjave në Rripin e Gazës do të ketë pasoja të rënda që do të ndihen për breza të tërë, ka paralajmëruar një zyrtar i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA). Sipas tij, shumë fëmijë që kanë lindur ose po lindin aktualisht mund të përballen me probleme serioze shëndetësore gjatë gjithë jetës. Duke folur në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në Nju Jork, pas një vizite pesëditore në Jerusalemin, Bregun Perëndimor dhe Gazë, ku qëndroi për rreth pesë orë zyrtari i UNFPA-së, Andrew Sumberton, e përshkroi gjendjen në territorin…
