Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

DY PERSONA SULMOJNË FIZIKISHT NJË KUMANOVAR ME MJETE TË FORTA

16 Tetor, 2026

A do të kemi zgjedhje të parakohshme? Ja çfarë thotë Mickoski!

16 Tetor, 2026

Shkurte Fejza lutje Ramës: Gjeni rrugë mirëkuptimi, jepuni studentëve shpresë dhe familjeve qetësi

16 Tetor, 2026

Safije Sadiku pret kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiu, fokus zhvillimi i sportit dhe infrastrukturës sportive

16 Tetor, 2026

29 vjet nga rënia e ushtarit të parë me uniformën e UÇK-së, Adrian Krasniqi

16 Tetor, 2026

Gashi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Tom Van Kampen

16 Tetor, 2026

DW: Studentët vijojnë protestat në Tiranë, u bashkohen edhe të rinj nga qytetet e tjera – A do të sjellin ndryshimin?

16 Tetor, 2026

Revolta e studentëve, policia pranon rrëmbimin e të riut, 47 të arrestuar

16 Tetor, 2026

Mijëra studentë kërkojnë dorëheqjen e Ramës’/ Televizioni i njohur francez: Revolta u përhap në disa qytete

16 Tetor, 2026

Familja Sadiku falënderon kryetarin Daut Beqiri për kontributin te pllaka përkujtimore e dëshmorit Beqir Sadiku

16 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 16 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Yje të NBA-së dhe anëtarë të mafisë arrestohen në një operacion kundër basteve sportive

TV NewsBy TV News23 Tetor, 2025 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trajneri i ekipit Portland Trail Blazers në NBA, Chauncey Billups, dhe basketbollisti i Miami Heat, Terry Rozier, u arrestuan më 23 tetor pasi dyshohen për përfshirje në baste të paligjshme, thanë zyrtarët amerikanë.

Billups, ish-lojtar i Detroit Pistons dhe anëtar i “Hall of Fame” të Shoqatës Kombëtare amerikane të Basketbollit (NBA), u arrestua në lidhje me lojëra të paligjshme dhe të manipuluara të pokerit, që dyshohet se janë të lidhura me familje mafioze, bëri të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Rozier dhe ndihmës trajneri i basketbollit, Damon Jones, janë në mesin e gjashtë personave të arrestuar në rastin që lidhet me baste sportive, tha Patel në një konferencë për media në Nju Jork.

Prokurori amerikan Joseph Nocella tha se 49-vjeçari Billups ishte një nga 34 personat e akuzuar për përfshirje të dyshuar në një “skemë kombëtare për manipulimin e lojërave të paligjshme të pokerit”, ku ishte përdorur “teknologji e avancuar mashtrimi”.

Ndihmësi i drejtorit të zyrës së FBI-së në Nju Jork, Christopher Raia, tha se në hetime të ndara, 34 persona janë arrestuar për baste sportive dhe poker të paligjshëm, përfshirë 13 anëtarë të mafisë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Rozier dhe Jones dyshohet se “morën pjesë në një prej skemave më të mëdha korruptive sportive që nga legalizimi i basteve online në SHBA”, tha Nocella.

Ai e përshkroi këtë rast si “një komplot të brendshëm të basteve sportive që shfrytëzoi informacione konfidenciale lidhur me atletët dhe ekipet e NBA-së”.

Të arrestuarit thuhet se ishin përfshirë në baste ilegale mbi performancën e lojtarëve të Charlotte Hornets, Portland Trail Blazers, Los Angeles Lakers dhe Toronto Raptors, tha prokurori Nocella.

Ai tha se NBA-ja ka bashkëpunuar me hetimin që çoi në ngritjen e aktakuzave të enjten.

Shefja e policisë në Nju Jork, Jessica Tisch, përmendi një shembull nga ndeshja e 23 marsit e vitit 2023, kur Rozier luante për Hornets.

Rozier informoi personat e tjerë se “kishte planifikuar të largohej nga loja herët, për shkak të gjoja një dëmtimi”, tha Tisch.

“Duke përdorur këtë informacion, anëtarët e grupit vendosën mbi 200.000 dollarë baste mbi performancën e tij të pritshme në lojë”, shtoi ajo. “Rozier u largua nga loja pas vetëm nëntë minutash, dhe ato baste u paguan, duke gjeneruar dhjetëra mijëra dollarë fitim”.

Sa u përket lojërave të pokerit, që dyshohet se u manipuluan, në rastin e përfshirjes së Billupsit, organizatorët, sipas autoriteteve, përdornin “makina të veçanta për përzierjen e letrave që mund të lexonin kartat me barkode dhe kamera të fshehura të vendosura në tavolina dhe drita”, tha Tisch.

“Viktimat besonin se po uleshin në një tavolinë ku loja do të ishte fer”, tha ajo. “Në vend të kësaj, ata u mashtruan për miliona dollarë”.

Billups u pensionua si lojtar më 2014 dhe ka qenë trajneri kryesor i Portland Trail Blazers që nga viti 2021. Ai udhëhoqi ekipin të mërkurën, kur pësoi humbje ndaj Minnesota Timberwolves.

Rozier, 31 vjeç, u bë pjesë e Boston Celtics më 2015. Ai ka shënuar 13.9 pikë mesatarisht për ndeshje dhe ka luajtur në tre ekipe gjatë karrierës së tij 11-vjeçare në NBA.

Rozier ka pësuar një lëndim dhe nuk luajti në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën.

Prokurori Nocella tha se aktakuza për rastin e basteve sportive lidhet me arrestimin e vitit të kaluar të ish-lojtarit të NBA-së, Jontay Porter të ekipit Toronto Raptors, të cilit iu ndalua që të luante në këtë ligë përjetë për shkak të rolit të tij në skandalin e basteve.

Porter u akuzua për vendosjen e basteve të lidhura me performancën e tij në lojë. Ai e ka pranuar fajësinë për komplot për mashtrim dhe po që t’i shqiptohet dënimi.

Sipas rregullave, lojtarëve të NBA-së u ndalohet të vendosin baste për ndeshjet e NBA-së.

Ndërkaq, në korrik, ish-lojtari i NBA-së, Gilbert Arenas, u arrestua nën akuzën për organizimin e lojërave të paligjshme të pokerit në vilën e tij në Los Angjelos./REL

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Kroacia armatoset me raketa që godasin deri në 300 kilometra – çfarë ndryshon në Ballkan?

Mbi 40 shkolla shqipe nisin vitin e ri mësimor në Britani, “Ardhmëria” mirëpret nxënësit

Alarm në Gjermani: 358 martesa me të mitur, vetëm tetë të anuluara nga gjykatat!

Nga gjyshi te nipi: Tri gjenerata të një familjeje shqiptare, punojnë së bashku në urën e Këlnit

Dimri troket para kohe: Temperaturat mund të zbresin nën -10 gradë në Ballkan!

Serbia me mbi një milion votues më shumë se banorë të rritur, kërkohet verifikimi i listave zgjedhore

Lajmet e fundit

DY PERSONA SULMOJNË FIZIKISHT NJË KUMANOVAR ME MJETE TË FORTA

16 Tetor, 2026

A do të kemi zgjedhje të parakohshme? Ja çfarë thotë Mickoski!

16 Tetor, 2026

Shkurte Fejza lutje Ramës: Gjeni rrugë mirëkuptimi, jepuni studentëve shpresë dhe familjeve qetësi

16 Tetor, 2026

Safije Sadiku pret kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiu, fokus zhvillimi i sportit dhe infrastrukturës sportive

16 Tetor, 2026

29 vjet nga rënia e ushtarit të parë me uniformën e UÇK-së, Adrian Krasniqi

16 Tetor, 2026

Gashi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Tom Van Kampen

16 Tetor, 2026

DW: Studentët vijojnë protestat në Tiranë, u bashkohen edhe të rinj nga qytetet e tjera – A do të sjellin ndryshimin?

16 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.