Raporti i OSBE/ODIHR ka qenë “molla e sherrit” këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus mes gazetarit Arbër Hitaj dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Hitaj tha se ky është raporti më i balancuar ku të dyja palët janë goditur njëlloj. Ndëkrohë që deputetja e PL tha se në raport thuhet qartë se zgjedhjet nuk ishin të lria dhe të ndershme.
Pjesë nga biseda:
Hitaj: Raporti e thotë qartë zgjedhjet ishin të lira dhe profesionale.
Xhixho: Jo, e thotë aty, janë jo të barabarta.
Hitaj: Ka dhe gjëra që nuk shkojnë në raport, thotë disa parti mediatikisht hëngrën alarmin, ndërkohë është 2-3% në kohë televizive.
Borakaj: Norma, se nuk na vjen PS në studio.
Xhixho: E linjës editoriale, thotë Arbri. Shih lajmet, jo sa herë jam unë në studio.
Hitaj: Koha televizive ka qenë e barabartë.
Borakaj: Koha televizive vetëm në lajme. Po të marrësh emisionin tim, kur kontaktojmë vetë deputetët, thonë po, më pas thonë jo, pra nuk duan të dalin përballë. Shyqyr kemi PL-në, se dhe këta të PD kanë marrë vendimin të mos dalin.
Xhixho: Media e kontrolluar, thotë raporti.
Hitaj: Jo, nuk e thotë.
Xhixho: Ke shit-lerjen e votës.
Hitaj: Jo, nuk e ke në këtë raport.
Xhixho: Po cila është shitblerja e votës, kush e bën, qeveria?
Hitaj: Nuk e thotë në raport.

