Autor: TV News

SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Pas hetimeve të bëra nga SPAK rezulton se Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate Njoftimi: Prokuroria…

Read More

Ukraina ka kërkuar mbështetje nga Qendra Euro-Atlantike e NATO-s për Koordinimin e Reagimit ndaj Fatkeqësive (EADRCC). NATO bëri një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen ku thuhet se “Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare përmes EADRCC, mekanizmit të NATO-s për reagim ndaj emergjencave”. Në deklaratë tërhiqet vëmendja se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndikuar në mënyrë serioze popullsinë civile të vendit dhe se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e banesave, ujit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe asaj publike. Kërkesa në fjalë ka për qëllim ofrimin e ndihmës për të rritur kapacitetin e mbështetjes humanitare,…

Read More

Në një klimë të tensionuar politike, përplasje mes liderëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka shpërthyer pas deklaratave provokuese të Lumir Abdixhikut, i cili e quajti Xhafer Tahirin “qyqan”. Kjo situatë ka ngjallur reagime të forta dhe ka vënë në pah ndasitë brenda partisë. Abdixhiku, në emisionin Debat Plus, theksoi se marrëveshja e Tahirit me Lëvizjen Vetëvendosje është “e pavlefshme” për LDK-në, duke e minimizuar rëndësinë e saj. Ai e quajti këtë çështje si një nga temat më të parëndësishme për partinë, duke e fokusuar vëmendjen në garat në nëntë komuna të tjera. “Vushtrria nuk është në garë sepse…

Read More

Kombëtarja e Kosovës tek femrat e ka mbyllur pjesën e parë me disavantazh të thellë. Turqia ka avantazh prej 0 me 3 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Hancar realizoi dy gola, kurse Pekel një tjetër, duke krijuar epërsi solide për mysafiret. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë. /GazetaBlic Sport/

Read More

Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe, që dyshohet se po trafikonte kokainë, njoftoi të premten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth. Ministri tha se sulmi vrau të gjashtë personat në bord. “Mbrëmë [të enjten], me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga Tren de Aragua”, një bandë venezueliane që është përcaktuar si “organizatë terroriste” nga Uashingtoni, tha Hegseth në një postim në platformën X. Më tej ai shpjegoi se: Gjashtë narko-terroristë ishin në bordin e anijes në kohën e sulmit, i cili u…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga takimi i tij i sotëm me ekspertë të financave, ku u diskutua mbi prioritetet kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Rama thotë se është e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses deri në fund të këtij viti. Kreu i qeverisë shtoi se se nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, mund të rriten të ardhurat për buxhetin e shtetit. “Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në…

Read More

Sipas botimit argjentinas “Tycsports”, Interi po përgatit një ofertë prej gati 60 milionë eurosh për yllin e Comos, Nico Paz, pavarësisht mundësisë që Real Madridi ta rikthejë lojtarin 21-vjeçar. Interi mbetet i interesuar për të dhe sipas informacioneve të fundit nga Argjentina, Nerazzurrët po përgatisin një ofertë me vlerë 58 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport. Nico Paz zyrtarisht ka një kontratë me Comon deri në qershor të vitit 2028, por çdo transferim i mundshëm kërkon miratimin e Real Madridit, i cili ka një mundësi për ta rikthyer 21-vjeçarin në vitet 2026 dhe 2027 dhe ka një klauzolë prej 50% në…

Read More

Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një varkë prej gome që po bartte migrantë u fundos në brigjet pranë provincën perëndimore të Turqisë, Mugla, thanë zyrtarët. Autoritetet turke thanë se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Përmes një njoftimi, Zyra e guvernatorit në Mugla tha se një burrë afgan ka shpëtuar nga fundosja e varkës dhe arriti në brigjet turke, duke alarmuar autoritetet pak pas orës 1 të mëngjesit. Ky shtetas afgan u tha shërbimeve të emergjencës se 18 persona ishin në varkën prej gome, por pak pas nisjes ajo u fundos, u tha në njoftimin e Zyrës së guvernatorit.…

Read More

Partia Demokratike do të nisë protestat për zgjedhje të lira e të ndershme pas publikimit të raportit të ODIHR për 11 majin. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat Berisha deklaroi se vëzhguesit ndërkombëtarë e bënë pjesën e tyre, tani i takon opozitës dhe qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë. “Të ngrihemi në protesta të fuqishme”, tha Berisha. Berisha tha se raporti i ODIHR tregoi se Partia Socialiste  dhe shteti u bënë një në fushatë elektorale, duke e shndërruar 11 majin në farsë. “Natyrisht raporti nuk mund të shkruajë ato që nuk shkruhen. Jo. Ai ka pasur detyrë, ata burra e gra…

Read More