Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?

14 Janar, 2026

“Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial

14 Janar, 2026

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?

14 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?
  • “Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial
  • Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?
  • Ahmeti: Po për një Njësi zgjedhore, por me prag prej 5% dhe me lista të hapura!
  • Irani nis sot varjen e protestuesve të arrestuar? Trump paralajmëron reagim të ashpër
  • Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme
  • Suedia nis trupa për në Grenlandë
  • Takimi i liderëve/ Gashi: Më gëzon fakti që Kuvendi po kthehet në epiqendër të zgjidhjes së problemeve
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 15 Janar
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zbardhet projektvendimi për Reformën Zgjedhore/ Barazi PS-PD në komision, PSD dhe “Mundësia” me nga një anëtar

24 Tetor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zbardhet projektvendimi për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Komisioni do të ketë përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, me nga 7 anëtarë të PS-së dhe PD-së, ndërsa PSD dhe partia “Mundësia” do të kenë secila nga një anëtar.

Ndërkohë, dy partitë e tjera, “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet” do të marrin pjesë në mbledhje vetëm me të drejtë fjale, por pa të drejtë vote.

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

II. Komisioni i posaçëm ka objekt të veprimtarisë së tij:

a)hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore;

b) trajtimin e rekomandimeve në raportet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, për zgjedhjet paralamentare të 11.majit 2025;si dhe të zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara;

c) trajtimin e rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse;

ç) hartimin e një ligjit për financimin e partive politike.

III. Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 16 anëtarë, nga të cilët 7 anëtarë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

7 anëtarë janë përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dhe 2 anëtarë nga partitë që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit.

IV. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike.

V. Pranë Komisionit ngrihet grupi i ekspertëve teknikë. Përbërja dhe mënyra e funksionimit të tij përcaktohen me vendim të Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

VI. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ekspertë të OSBE/ODIHR-it, Këshilli i Europës, ekspertë të Komisionit të Venecias, si dhe përfaqësues dhe/ose ekspertë të BE-së dhe SHBA-ve ftohen të ndjekin, të japin asistencë dhe ekspertizë teknike në punimet e Komisionit dhe të grupit të ekspertëve teknikë të ngritur pranë tij.

VII. Çdo parti që përfaqësohet në komision ka të drejtë të propozojë amendamente për diskutim dhe miratim. Palët duhet të angazhohen të gjejnë konsensusin në lidhje me to. Për çështje të veçanta për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe kërkohet asistenca e ekspertizës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

VIII. Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të Komisionit. Në mbledhjet e Komisionit mund të marrin pjesë pa të drejtë vote deputetë të partive të tjera parlamentare të cilët kanë të drejtë të bëjnë propozime për ndryshime në legjislacionin e Reformës Zgjedhore. Vendimmarrja e Komisionit do të synojë konsensusin e gjerë për të gjitha propozimet. Vendimet e Komisionit quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, por vetëm kur kanë njëkohësisht konsensusin e të dy bashkëkryetarëve.

IX. Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij për një afat 9-mujor nga miratimi i këtij vendimi. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të dy bashkëkryetarëve, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit me një vendim të veçantë të Kuvendit.

X. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për krijimin e kushteve të punës, si dhe për mbështetjen me burime njerëzore, financiare dhe logjistike të veprimtarisë së Komisionit dhe të grupit të ekspertëve të ngritur pranë tij.

Lexuar: 149

Lajme të ngjashme

“Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial

Suedia nis trupa për në Grenlandë

Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë, kryeministri Kurti e pret me përqafim në Qeveri!

Endrit Thaçi viziton babanë në Hagë: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë me shokët e tij

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK),

Kroacia “godet” serbët në Zagreb, kënduan këngë çetnike kundër Kosovës

showbiz

Publiku u befasua: Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

Showbiz 13 Janar, 2026

Dasma e këngëtarit Blero ka bërë bujë të madhe në mediat rozë. Ai kurorëzoi dashurinë…

Labi ia puth këmbën gruas: Kurrë s’të kam tradhtuar, me ty do të vdes

Showbiz 12 Janar, 2026

Labinot Rexha është takuar me bashkëshorten e tij, Lauretën, për të cilën ai tha se…

Albës i rrjedhin lot në PRIME, derisa Limi flet për raportin mes tyre

Showbiz 12 Janar, 2026

Sonte në Prime është diskutuar raporti mes Limit dhe Albës. Alba ka vendosur që të…

Pse është kaq i rrezikshëm “Big Brother”?

Opinion 12 Janar, 2026

Shkruan: Labinot Kunushevci Spektaklet “reality show”, të shndërruara në fenomen global, ku të vetëquajturit artistë…

Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane…

Rajoni 11 Janar, 2026

Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka…

© 2026 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.