Autor: TV News
Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-së për Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”. Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar…
Rafael Leão është një lojtar kyç në tregun evropian: roli i tij i shkëlqyer te AC Milan ka ngjallur interes nga Manchester United, që e shohin portugezin si një transferim yll për rreth 100 milionë euro. Që nga ardhja te Milani në 2019, Leão ka evoluar duke u bërë ai lojtar dallues me shpejtësi, driblim dhe gola. Kontrata e tij me klubin italian përfshin një klauzolë të lartë shlyerjeje, që e bën largimin e tij të komplikuar. Rafael Leão ka qenë vendimtar në fitoret e Milanit këtë sezon, siç ishte dopieta e tij kundër Fiorentinës, që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes…
Ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Gjermani Jeta Kozmaqi. Varrimi i të ndjerës do të bëhet të shtunën, më 25 tetor 2025, me namazin e ikindisë (ora 15:30), në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes). Familja Kozmaqi njoftoj se e pamja do të mbahet të dielën, të hënën dhe të martën, në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh, afër Banesave të Arabëve), nga ora 09:00 deri në 17:00.
Armëpushimi i brishtë në Gaza ka sjellë një shkëndijë shprese për të plagosurit dhe të sëmurët, por për shumë prej tyre është tashmë tepër vonë. Në Spitalin Nasser, mes reparteve të shkatërruara, dy djem 10-vjeçarë po luftojnë për jetën e tyre: njëri, Amar, është paralizuar nga qafa e poshtë pasi është goditur nga një dron izraelit, ndërsa tjetri, Ahmad, ka një tumor në tru që ka nevojë për heqje të menjëhershme kirurgjikale. Nëna e Amarit, Ola Abu Said, ulet pranë shtratit të tij, duke i ledhatuar flokët. “Ai ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale”, thotë ajo. “Mjekët na thanë se është i rrezikshëm, mund të vdesë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndezur sërish tensionet në tregtinë ndërkombëtare me strategjinë e tij për të synuar njëkohësisht Kinën dhe Kanadanë. Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR) ka nisur një hetim të ri që mund të çojë në vendosjen e tarifave shtesë ndaj importeve kineze, një vendim që u bë publik pak para nisjes së Trump drejt Azisë për takime diplomatike, përfshirë një samit me presidentin kinez, Xi Jinping. Administrata amerikane po heton nëse Kina i ka përmbushur angazhimet e saj bazuar në marrëveshjen tregtare të nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trump, një…
Vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte. Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka. Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar. Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën. 6-vjeçarja ndodhej në gjendje të…
Celiakia është një sëmundje autoimune që shfaqet si reagim i organizmit ndaj glutenit, proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Tek personat me celiaki, konsumimi i glutenit shkakton dëmtim të mukozës së zorrës së hollë, duke vështirësuar përthithjen e lëndëve ushqyese. Sipas Mayo Clinic, celiakia mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash – nga çrregullime të tretjes deri te lodhja, anemia dhe ndryshimet e lëkurës dhe shpesh mbetet e paidentifikuar për shumë vite. Aktualisht, i vetmi trajtim efektiv është një dietë pa gluten gjatë gjithë jetës. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i saktë janë thelbësore për të…
Chelsea dëshiron të forcojë pozicionet e saj sulmuese gjatë afatit kalimtar të verës, dhe Blues tashmë kanë identifikuar një emër specifik për sulmin e tyre. Ky është Samu Omorodion nga Porto, i cili tashmë e ka vendosur veten si një pjesë kryesore e skuadrës së “dragonjve” sezonin e kaluar, dhe deri më tani ky sezon është gjithashtu nën nivelin e duhur me 8 gola dhe 10 asiste, transmeton GazetaBlic Sport. Chelsea është gati të paguajë 100 milionë euro për 21-vjeçarin spanjoll, i cili është kampion olimpik me La Roja nga Parisi 2024. Vlera e sulmuesit të fuqishëm në treg është…
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para mediave në prag të sfidës së fundjavës ndaj Aston Villës, duke vlerësuar kundërshtarin si një prej ekipeve më të forta në Premier League. Skuadra e Cityt po kalon një formë të shkëlqyer, me 39 pikë të fituara që nga prilli – më shumë se çdo ekip tjetër – dhe me 12 ndeshje pa pësuar gol që nga humbja 5-1 ndaj Arsenalit në shkurt. Megjithatë, Guardiola paralajmëroi se Villa Park do të jetë një terren shumë i vështirë për “Qytetarët”. “Ata kanë qenë më të mirë se ne në dy ndeshjet e…
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në prezantimin e Paketës së Maleve. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama tha qeveria po punon për të përshpejtuar zbatimin e paketës së investimeve në zonat malore, e cila synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve. Kryeministri theksoi se interesi i lartë i shqiptarëve jashtë vendit tregon potencialin e madh të kësaj nisme, ndërsa theksoi nevojën për të reduktuar vonesat burokratike që po pengojnë procesin. Rama: Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që…
