Autor: TV News
Super derbi i madh i Serie A zhvillohet sonte. Napoli dhe Inter do të përballen me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport. Ja formacionet zyrtare: Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Buongiorno, Juan Jesus, Spinazzola; Gilmour; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Neres Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Bonny /GazetaBlic Sport/
Sulmet ruse me raketa dhe dronë mbi Ukrainë gjatë natës vranë të paktën 3 persona dhe plagosën 17 të tjerë. Vetëm në kryeqytetin e vendit Kiev një person mbeti ivdekur dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa balistike në orët e para të së shtunës. Tre nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa mbetjet e raketave të rrëzuara shkaktuan dëme në disa ndërtesa dhe ndezën zjarre në një objekt jo-banimi, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave. Në rajonin Dnipropetrovsk, dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën. Sulmet dëmtuan pallate banimi, shtëpi private, një dyqan…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot të tjera pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video nga punimet me fadromë për prishjen e një objekti. Rama shkruan se ky aksion do të vijojë, për të sjellë avancimin e Rilindjes Urbane. ” Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0″, shkruan Rama.
Fisnik Asllani nuk ka të ndalur me golat e tij. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar përsëri në Bundesliga me fanellën e Hoffenheim, shkruan GazetaBlic Sport. Ai realizoi ndaj Heidenheim, duke mposhtur portierin Diant Ramaj. Ja pamjet – VIDEO. The post Goli i jashtëzakonshëm i Fisnik Asllanit, e la pa gjasa portierin Diant Ramaj appeared first on GazetaBlic.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u zotua të shtunën se do të sigurojë kthimin e të gjithë trupave të pengjeve të vdekur që ende mbahen në Gazë, ndërsa u takua me familjet e dy pengjeve gjatë vizitës së tij në Izrael. “Ne nuk do të harrojmë jetët e pengjeve që vdiqën në robërinë e Hamasit”, tha Rubio në X. “Sot u takova me familjet e qytetarëve amerikanë, Itay Chen dhe Omer Neutra. Ne nuk do të pushojmë derisa mbetjet e tyre, dhe të gjithë të tjerëve, të kthehen,” shtoi ai, disa orë para përfundimit të vizitës së tij tre-ditore…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhej në Berlin, në kuadër të forumit “Berlin Global Dialogue”, një aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. “E pranishme” ishte edhe ministrja Diella. Rama nga Berlini, përmes batutave tha se ministrja Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, duke lajmëruar kështu se çdo deputet i Partisë Socialiste do të ketë tashmë asistentin e vet virtual. “Të gjithë fëmijët e Diellës do të kenë njohuritë e nënës së saj, sa i përket legjislacionit të BE-së”, theksoi shefi i qeverisë. Rama: Diella është shtatzënë dhe…
Shqipëria është në rrugën e duhur sa i përket procesit të integrimit. Në forumin “Berlin Global Dialogue”, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë Bashkimi Europian ndjen nevojën e Ballkanit Perëndimor, ndërsa u tregua optimist se puna e bërë nga Shqipëria do të vlerësohet. “Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare t’i ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. Nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë.…
Volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira i është kërkuar së fundmi të bëjë testin e gjinisë si dhe pezulluar përkohësisht nga Federata Shqiptare e Volejbollit, FSHV. Kjo kërkesë ka ardhur pasi disa ekipe kundërshtare kanë bërë kërkesë tek FSHV. Në një reagim në rrjetet sociale FSHV theksoi se po vepron me kujdes dhe se mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap. “Në lidhje me informacionet e publikuara në media lidhur me pezullimin e lojtares së ekipit të Dinamos, znj. Nayara Ferreira, Federata Shqiptare e Volejbollit dëshiron të sqarojë se aktualisht nuk ka asnjë…
Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për DW, duke thënë se nuk ka asnjë koment, por inkurajon drejtësinë të bëjë punën e saj. Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.Lexo edhe :Related Posts…
Visar Bekaj po kalon momente të mira në Turqi, te skuadra e Hatayaspor. Portieri kosovar është titullar i padiskutueshëm gjatë këtij sezoni, duke pasur edhe paraqitje fantastike. Bekaj mbrëm ishte vendimtar që Hatayaspor morri një pikë në udhëtim ndaj Sivasporit. Ai në minutën e 83-të priti penalltin e Daniel Avramovski. Futbollisti maqedonas tentoi të shënonte në stilin ”panenka”, por gjuajtja e tij u kuptua shumë mirë nga Bekaj, i cili e priti penalltinë.
