Autor: TV News
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të provojë të arrijë një marrëveshje me homologun e tij kinez, Xi Jinping, teksa po zhvillon një udhëtimi në Azi, një rajon i goditur nga politikat e tij tregtare. Trump, i cili u largua nga Uashingtoni të premten në mbrëmje, do të zhvillojë një udhëtim pesëditor në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, i pari i tij në rajon dhe udhëtimi më i gjatë jashtë vendit që nga marrja e detyrës në janar. Udhëheqësi republikan shpreson të grumbullojë marrëveshje tregtare, minerale kritike dhe armëpushim përpara se të kalojë te sfida më e vështirë, një takim ballë…
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ndodhet në Berlin. Shefi i qeverisë po merr pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar duke iu referuar atentatit të dështuar ndaj Presidentit të SHBA-së vitin e kaluar, deklaroi se “Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar edhe Evropën”, duke theksuar nevojën që Bashkimi Europian të reflektojë mbi zhvillimet e fundit politike dhe gjeostrategjike. Rama nënvizoi se Evropa duhet të ketë një strategji të qartë për të ardhmen dhe…
Prishtina ka siguruar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj Dukagjinit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0. Hamdi Namani dhe Ilievski i realizuan golat e ndeshjes. Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e thellon tashmë diferencën në krye të tabelës, duke u renditur në vendin e parë me 25 pikë. /GazetaBlic Sport/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht ndodhet në Berlin, ka ndarë mendimet e saj mbi situatën e tanishme ndërkombëtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat që e shoqërojnë atë. Osmani e ka theksuar se Kosova nuk është e izoluar nga partnerët e saj strategjikë, duke u përqendruar në nevojën për të ruajtur marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ajo ka shprehur besimin se këto marrëdhënie janë thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe për avancimin e proceseve të brendshme. Gjatë intervistës, presidentja ka folur për sfidat që vijnë nga Serbia,…
Prishtina ka kaluar në avantazh ndaj Dukagjinit. Hamdi Namani ka realizuar për 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Ishte një asistim i bukur nga Ramiz Bytyqi dhe një finalizim fantastik nga Namani. The post Prishtina në avantazh ndaj Dukagjinit, gol i bukur nga Namani appeared first on GazetaBlic.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Tiranë-Durrës, një projekt i Agjencisë Shqiptare të Rrugëve. Sipas Ballukut, projekti synon përmirësimin e cilësisë dhe pamjes së akseve rrugore në gjithë vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik. Ajo bëri të ditur se punimet po ecin me ritme të mira dhe se faza e parë dhe e dytë e projektit, deri te nënkalimi i Kasharit, pritet të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim deri në fund të muajit dhjetor. Ministrja theksoi gjithashtu se krahas zgjerimit të rrugëve, po…
Medon Berisha ka shënuar gol të jashtëzakonshëm ndaj Udineses në Serie A. Sfida e vlefshme për javën e 8-të të Serie A, është momentalisht 2-1 në favor të vendasve. Megjithatë golin e vetëm për Leccen, e shënoi pikërisht Berisha. Në minutën e 59-të të sfidës, mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi një eurogol, duke “çuar peshë” stadiumin. Ja pamjet – VIDEO. The post Medon Berisha shënon gol të jashtëzakonshëm në Serie A appeared first on GazetaBlic.
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë në Gjermani. Sipas “Bild”, dy burra janë gjetur nga policia në një garazh në zonën e Essen. Ata u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, magnezi është bërë një nga suplementet më të kërkuara në farmaci. Shumë e pinë para gjumit, me shpresën se do t’i ndihmojë të flenë më shpejt dhe më thellë. Por, a ka vërtet efekt ky mineral në gjumë apo është thjesht një “trend” që po përhapet në rrjete sociale? Pse magnezi është i rëndësishëm për trupinMagnezi është një mineral thelbësor për më shumë se 300 procese në trupin tonë nga prodhimi i energjisë deri te funksionimi i muskujve, nervave dhe trurit. Ai ndihmon gjithashtu në rregullimin e hormoneve…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin në kuadër të forumit “Berlin Global Dialogue”, një aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. Shefi i qeverisë “nuk ishte vetëm” në këtë forum. Ai ishte së bashku me ministren Diella, të ciëln e prezantoi si “një grua shumë të bukur shqiptare”. Rama: Dua të prezantoj një grua shumë të bukur nga Shqipëria. Ndërsa ministrja Diella shpjegoi misionin e saj. “Është nder të gjendem këtu,” tha Diella, “në një vend ku idetë jo vetëm qarkullojnë, por kthehen në veprim. Teknologjia dhe qeverisja mund…
