Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Kuvendi miraton rikonstruimin e Qeverisë, VLEN me një ministri shtesë

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Vajzën në Kumanovë e kanë rrahur dy vajza të mitur dhe një mbi 18 vjeç, Teuta Bediu Ramadani jep detaje (Video)

13 Korrik, 2026

Shkupi do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

13 Korrik, 2026

“Çmimi i një bebeje” – Historia e tmerrshme e shitjes së një të foshnje nga Kumanova

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

13 Korrik, 2026

BDI lëshon seancën, nuk qëndron për të mbrojtur emrat e rrugëve në Tetovë

13 Korrik, 2026

Xhulian Shabani zgjidhet zv/drejtor në RTVM

13 Korrik, 2026

Mbi 612 miliardë denarë të ardhura të deklaruara nga qytetarët për vitin 2025

13 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 13 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Valë e re tarifash, Trump i kthen sytë nga Kina dhe Kanadaja

TV NewsBy TV News25 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndezur sërish tensionet në tregtinë ndërkombëtare me strategjinë e tij për të synuar njëkohësisht Kinën dhe Kanadanë.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR) ka nisur një hetim të ri që mund të çojë në vendosjen e tarifave shtesë ndaj importeve kineze, një vendim që u bë publik pak para nisjes së Trump drejt Azisë për takime diplomatike, përfshirë një samit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Administrata amerikane po heton nëse Kina i ka përmbushur angazhimet e saj bazuar në marrëveshjen tregtare të nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trump, një zhvillim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Hetimi i ri i jep mundësinë administratës Trump të vendosë tarifa të reja, edhe nëse Gjykata e Lartë rrëzon masat e vendosura gjatë këtij viti.

Në një deklaratë zyrtare, USTR njoftoi se do të shqyrtojë “nëse Kina i ka zbatuar plotësisht angazhimet e saj dhe cilat masa, nëse ka, duhet të ndërmerren më tej.”

Nga ana tjetër, ambasada kineze në Uashington ka reaguar ashpër, duke kundërshtuar “akuzat e rreme” të SHBA-së.

Ndërkohë, burime nga administrata amerikane thonë për mediat e huaja se Trump planifikon të diskutojë marrëdhëniet tregtare SHBA–Kinë gjatë takimit me Xi Jinping, por gjithashtu është i përgatitur të trajtojë edhe çështje të tjera të hapura mes dy vendeve.

Lexuar: 237

Lajme te ngjashme

SHBA nis sulme të reja kundër Iranit si “ndëshkim”

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelensky dhe Trump pritet në takim kokë më kokë

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Lajmet e fundit

Kuvendi miraton rikonstruimin e Qeverisë, VLEN me një ministri shtesë

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Vajzën në Kumanovë e kanë rrahur dy vajza të mitur dhe një mbi 18 vjeç, Teuta Bediu Ramadani jep detaje (Video)

13 Korrik, 2026

Shkupi do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

13 Korrik, 2026

“Çmimi i një bebeje” – Historia e tmerrshme e shitjes së një të foshnje nga Kumanova

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

13 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.