Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

8 Tetor, 2026

BE-ja: Votimi për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare

8 Tetor, 2026

Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

8 Tetor, 2026

Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet pushtet, thotë Gashi

8 Tetor, 2026

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

7 Tetor, 2026

Lamtumirë, Messi! Legjenda mbyll karrierën me Argjentinën

7 Tetor, 2026

Trump: Do ta telefonoj Putinin së shpejti për atë që ndodhi në Siberi

7 Tetor, 2026

Forumi Rinor i Nëndegës Likovë zgjedh udhëheqësinë e re – Betim Dauti kryetar

7 Tetor, 2026

Jakup Huseini prezanton planin për Radiovcën: Njihuni me 4 projektet konkrete..

7 Tetor, 2026

Reagimi i Rita Orës pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

7 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 8 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

TV NewsBy TV News8 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) ka shpallur 19 lista zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, ndërsa votuesit nga Kosova do të votojnë në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.

Votuesit nga Kosova që kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor do të votojnë në qendra votimi jashtë Kosovës. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë ka vendosur që votimi për ta të organizohet në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.

Është vendosur që votuesit nga pjesa lindore e Kosovës dhe zona e Gjilanit të votojnë në Vranjë, ndërsa votuesit nga veriu i Kosovës kryesisht do të votojnë në Rashkë. Një pjesë e votuesve nga Kosova qendrore do të votojnë në Kurshumli, ndërsa për votuesit nga Peja, Prizreni dhe zonat përreth, qendrat e votimit do të caktohen në Tutin. Përjashtim bëjnë votuesit nga Zubin Potoku, të cilët gjithashtu do të votojnë në Tutin dhe jo në Rashkë.

Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviq, tha se komisionet lokale zgjedhore, në bashkëpunim me autoritetet kompetente në këto qytete, do t’i përcaktojnë qendrat konkrete të votimit më së voni deri më 7 tetor.

Një situatë e tillë përsëritet edhe nga ciklet e mëparshme zgjedhore. Institucionet e Kosovës kanë vendosur që votimi në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë të mos organizohet pa një marrëveshje paraprake ndërmjet dy palëve.

Qëndrimi i Institucioneve të Kosovës është se votimi në zgjedhjet e Serbisë jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë mund të organizohet vetëm me marrëveshje paraprake ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo paraqet një ndryshim krahasuar me praktikën e mëparshme, kur OSBE-ja në Kosovë mundësonte mbledhjen e votave, të cilat më pas transportoheshin në Serbi për numërim. Ky model pushoi së zbatuari në vitin 2022 dhe, që atëherë, votuesit nga Kosova e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e Serbisë në qytete jashtë Kosovës.

KRZ-ja gjithashtu miratoi propozimin për qendrat e votimit jashtë vendit. Në zgjedhjet e mëparshme kishte 81 qendra votimi, ndërsa për zgjedhjet e 25 tetorit janë planifikuar 93 qendra votimi.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë shpallur 19 lista zgjedhore, njëra prej të cilave është tërhequr më pas. Ndër to janë lista e koalicionit të mbledhur rreth SNS-së, “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, lista e SPS-së, “Ivica Daçiq – Faktor stabiliteti”, “Lista e Studentëve – Studentët fitojnë” dhe lista opozitare “Serbia Evropiane”.

Në zgjedhje marrin pjesë edhe disa lista të pakicave. Nën numrin 17 është shpallur “Koalicioni Shqiptar”, i cili përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Partia Demokratike e Shqiptarëve, Lëvizja për Procesin Demokratik, Lëvizja për Reforma dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Lista ka statusin e listës zgjedhore të pakicës kombëtare dhe përmban 10 kandidatë. Lista përfundimtare zgjedhore duhet të publikohet jo më vonë se më 9 tetor./RTK

Lexuar: 33

Lajme te ngjashme

BE-ja: Votimi për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare

Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet pushtet, thotë Gashi

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Arrestohet Liridon Geci, i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit të KosovaNews, Jeton Sopa

Faktori politik në Shqipëri të unifikohet si ai në Kosovë! Mesazhi i fuqishëm i deputetit shqiptar nga Maqedonia!

Lajmet e fundit

S’ka zgjedhje serbe në Kosovë: Votuesit do të votojnë në Serbi

8 Tetor, 2026

BE-ja: Votimi për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare

8 Tetor, 2026

Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

8 Tetor, 2026

Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet pushtet, thotë Gashi

8 Tetor, 2026

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

7 Tetor, 2026

Lamtumirë, Messi! Legjenda mbyll karrierën me Argjentinën

7 Tetor, 2026

Trump: Do ta telefonoj Putinin së shpejti për atë që ndodhi në Siberi

7 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.