Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Protesta në Tiranë, 40 të arrestuar dhe 5 zyrtarë policie të pezulluar

14 Tetor, 2026

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

14 Tetor, 2026

Matni tensionin çdo ditë? Ky gabim mund t’ju bëjë të mendoni se e keni të lartë

14 Tetor, 2026

MPB del me detaje për dy të rinjtë e rrahur në dalje të Sarajit, posedonin drogë dhe kanë tentuar të ikin

14 Tetor, 2026

Mickoski fton BDI-në në dialog me Bullgarinë

14 Tetor, 2026

Alarm në Gjermani: 358 martesa me të mitur, vetëm tetë të anuluara nga gjykatat!

14 Tetor, 2026

Debat Snopçe-Durmishi: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

14 Tetor, 2026

Foshnja njëvjeçare helmohet me detergjent në Kumanovë

14 Tetor, 2026

Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej 11 viktima

14 Tetor, 2026

Tronditet Maqedonia, arrestohet një vajzë 14 vjeçe

14 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 14 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Matni tensionin çdo ditë? Ky gabim mund t’ju bëjë të mendoni se e keni të lartë

TV NewsBy TV News14 Tetor, 2026 Shëndetësi Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për një rezultat sa më të saktë, këshillohet që para matjes të qëndroni të qetë për të paktën pesë minuta, me shpinën të mbështetur dhe të dyja këmbët në dysheme. Krahu duhet të jetë i mbështetur mbi tavolinë, në nivelin e zemrës

Një veprim i zakonshëm gjatë matjes së tensionit mund të bëjë që rezultati të dalë më i lartë se sa është në të vërtetë. Mjekët paralajmërojnë se pozicioni i krahut mund të ndikojë ndjeshëm në matje dhe, në disa raste, të çojë edhe në një diagnozë të gabuar të hipertensionit. Sipas Dr. Dean Eggitt, mjek i NHS-së, krahu duhet të jetë i mbështetur mbi një tavolinë, në nivelin e zemrës, gjatë matjes së tensionit. Nëse kjo nuk respektohet, rezultati mund të shtrembërohet.

Një studim i kryer nga ekspertë të Johns Hopkins Medicine tregoi se kur krahu lihet i varur anash trupit, presioni sistolik mund të dalë mesatarisht 6.5 mmHg më i lartë, ndërsa presioni diastolik rreth 4.4 mmHg më i lartë. Edhe mbajtja e krahut mbi prehër mund të japë një rezultat më të lartë nga realiteti. Ekspertët shpjegojnë se kur krahu lihet pa mbështetje, muskujt mund të kontraktohen dhe të rrisin përkohësisht presionin e gjakut. Ndërsa pozicioni i krahut mbi prehër krijon një diferencë më të madhe mes krahut dhe zemrës, gjë që mund të ndikojë në matje.

Për një rezultat sa më të saktë, këshillohet që para matjes të qëndroni të qetë për të paktën pesë minuta, me shpinën të mbështetur dhe të dyja këmbët në dysheme. Krahu duhet të jetë i mbështetur mbi tavolinë, në nivelin e zemrës.

Tensioni i lartë i gjakut është një problem serioz, pasi rrit rrezikun për goditje në tru, infarkt, sëmundje të veshkave dhe demencë. Megjithatë, shpesh nuk shkakton simptoma dhe mund të mbetet i pazbuluar për një kohë të gjatë. Studimi, i publikuar në JAMA Internal Medicine, përfshiu 133 persona të moshës 18 deri në 80 vjeç. Studiuesit arritën në përfundimin se ndryshimi në pozicionin e krahut mund të jetë aq i madh sa, në disa raste, të ndikojë edhe në vendimin nëse një person plotëson kriteret për diagnozën e hipertensionit.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Ushqimet që i do zemra!

Intervistë për TV News: Nga Vaksinca në Kumanovë, mbi dy dekada në shërbim të pacientëve – rrëfimi i Dr. Eljasa Alijës

Çfarë dimë mbi rreziqet e ndarjes së të njëjtit shtrat me fëmijën?

Harrojini 10 hapat! Kjo është rutina anti-akne që u duhet vërtet adoleshentëve

“Eustres”, kur stresi bëhet aleati ynë

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

Lajmet e fundit

Protesta në Tiranë, 40 të arrestuar dhe 5 zyrtarë policie të pezulluar

14 Tetor, 2026

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

14 Tetor, 2026

Matni tensionin çdo ditë? Ky gabim mund t’ju bëjë të mendoni se e keni të lartë

14 Tetor, 2026

MPB del me detaje për dy të rinjtë e rrahur në dalje të Sarajit, posedonin drogë dhe kanë tentuar të ikin

14 Tetor, 2026

Mickoski fton BDI-në në dialog me Bullgarinë

14 Tetor, 2026

Alarm në Gjermani: 358 martesa me të mitur, vetëm tetë të anuluara nga gjykatat!

14 Tetor, 2026

Debat Snopçe-Durmishi: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

14 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.