Autor: TV News

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili po zhvillon një tur në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takimin bilateral, Ministri gjerman theksoi përparimin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë lidhur me reformat jetike për procesin e anëtarësimit si ato në fushën e sundimit të ligjit. Ministrja Spiropali i shprehu homologut të saj mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur politike dhe teknike, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, njofton se i është rikthyer normalisht punëve pas kufizimit të disa aktiviteteve të saj. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook të ambasadës thuhet se institucioni është i gatshëm t’i rikthehet aktiviteteve pas përfundimit të mbylljes së qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, teksa njofton më tej se një muaj më parë ka pritur Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming. “Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin…

Read More

Mazhoranca socialiste në konferencën e kryetarëve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat për mungesën e një ligji për përcaktimin e minimumit jetik. “Dhe unë dua ta bëj publikisht pyetjen që i bëra zotit Balla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Masa e ndihmës për personat e papunë apo ndihma ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është rreth 40.000 ALL të vjetra. Dhe zoti Balla do të duhet t’i shpjegojë shqiptarëve, a mundet ai vetë personalisht të jetojë me 40.000 ALL të vjetra në muaj, siç në fakt jeton një numër i konsiderueshëm…

Read More

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka pritur sot homologun e saj gjerman Johann Ëadephul, me të cilin, pas takimit kokë më kokë kanë zhvilluar edhe një konferencë për mediat. Në fjalën e saj, Spiropali shprehu mirënjohjen për Gjermaninë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Sot, u finalizua edhe hapja e grupkapitullit të 5 dhe të fundit. Për Spiropalin, kjo shënon mbylljen e procesin teknik të hapjes, për të vijuar negociatat për të gjithë kapitujt, të përqendruara tek reformat, zbatimi, kriteret dhe standardet në në të gjithë sektorët. “Vizita juaj Ministër, mbart një tjetër…

Read More

Është mbyllur një tjetër natë plot me emocione, talente, lot të sinqerta dhe shumë duartrokitje. Albania’s Got Talent ka mbyllur natën e pestë në Vizion Plus, ku plot 13 të talentuar performuan përpara një jurie prestigjoze të përbërë nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo. Nën moderimin e talentit Isli Islami, 13 konkurrentët dhanë më të mirën e tyre në skenën e AGT, ku jo në pak raste performancat e tyre bënë jurinë të përlotet. Por si në çdo mbrëmje tjetër, nuk munguan as të qeshurat, batutat dhe humori, çka e bëri edhe më të lehtë humbjen…

Read More

Opozita pritet që të mbajë protestën e radhës para Kryeministrisë. 1 mijë efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, si një plan standard. Po ashtu, edhe godina e Kryeministrisë është blinduar me veshje metali. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa pritet që atyre tu bashkohet kreu i PD Sali Berisha. Protesta sipas Sali Berishës, do të ketë tre objektiva kryesore, dorëheqjen e tre ministrave për shkak të skandaleve të javëve të fundit. Hapi final është largimi i qeverisë Rama, ku sipas Berishës përgjegjësi kryesor është vetë kryeministri. Protesta do të pasohet nga një foltore që…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje votash dhe presion në zgjedhje ndaj opozitës. Në fjalën e tij para Kryeministrisë, Berisha tha se opozita nuk ja doli dot të bëj rotacion përmes votës, teksa shtoi se dalja në shesh është e vetmja mënyrë për t’i kërkuar dorëheqjen Edi Ramës. Berisha shtoi se në 12 vite të qeverisjes Rama janë larguar më shumë shqiptarë se çdo regjim i egër. “Të dashur qytetarë, mbështetës të opozitës, parlamentarë të opozitës.  Miqtë e mi, liria është si një lum. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund ta…

Read More

Partia Demokratike ka nisur protestat kundër qeverisë për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në protestën para kryeministrisë, ka mbajtur fjalën edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se nga 10 seanca në Parlament, opozita u lejua të dëgjohet vetëm në njërën nga to. Sipas Berishës, kjo ndodhi sepse Rama ka frikë nga përballja me PD dhe qytetarët. Kreu i PD u ndal edhe te mungesa e ilaçeve në QSUT, duke e quajtur një krim. Berisha: Ajo që kulmoi në qëndrimet e narko-shtetit ishte mbyllja de facto e narko-parlamentit. Edi Rama dhe banda e tij…

Read More

Prej orës 18:00 ka nisur protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Në fjalën e tij kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar këtë protestë nisjen e një misioni historik. “Edvin je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, i cili shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka tek këmbët dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për ta arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do të mbahet në këmbë me SPAK-un…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka komentuar protestën e opozitës, e cila ka nisur që prej orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një postim në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë një foto nga tubimi, Balla ka “shigjetuar” kreun e PD Sali Berisha, duke thënë se ai e ka kthyer partinë në një shoqatë. “Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Natën e mirë”, shkruan Balla./vizionplus.tv

Read More