Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Kuvendi miraton rikonstruimin e Qeverisë, VLEN me një ministri shtesë

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Vajzën në Kumanovë e kanë rrahur dy vajza të mitur dhe një mbi 18 vjeç, Teuta Bediu Ramadani jep detaje (Video)

13 Korrik, 2026

Shkupi do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

13 Korrik, 2026

“Çmimi i një bebeje” – Historia e tmerrshme e shitjes së një të foshnje nga Kumanova

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

13 Korrik, 2026

BDI lëshon seancën, nuk qëndron për të mbrojtur emrat e rrugëve në Tetovë

13 Korrik, 2026

Xhulian Shabani zgjidhet zv/drejtor në RTVM

13 Korrik, 2026

Mbi 612 miliardë denarë të ardhura të deklaruara nga qytetarët për vitin 2025

13 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm

TV NewsBy TV News18 Nëntor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka pritur sot homologun e saj gjerman Johann Ëadephul, me të cilin, pas takimit kokë më kokë kanë zhvilluar edhe një konferencë për mediat.

Në fjalën e saj, Spiropali shprehu mirënjohjen për Gjermaninë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.

Sot, u finalizua edhe hapja e grupkapitullit të 5 dhe të fundit. Për Spiropalin, kjo shënon mbylljen e procesin teknik të hapjes, për të vijuar negociatat për të gjithë kapitujt, të përqendruara tek reformat, zbatimi, kriteret dhe standardet në në të gjithë sektorët.

“Vizita juaj Ministër, mbart një tjetër simbolikë të veçantë. Ajo përkon me një moment historik për Shqipërinë: në Bruksel, në kuadër të Konferencës së Shtatë Ndërqeveritare, pikërisht sot u hap Grupkapitulli 5 – “Burime, Bujqësi dhe Kohezion”. Ky ishte Grupkapitulli i fundit i mbetur dhe një gur kilometrik në rrugën tonë përpara.

Pas 12 muajsh sprint, me nje ritëm të paprecedent negociatash, siç i quajti komisionerja për zgjerim dhe sic i vlerësoi ProgresRaporti i fundit i Komisionit Europian, kemi shënuar mbylljen e procesin teknik të hapjes, për të vijuar negociatat për të gjithë kapitujt, të përqendruara tek reformat, zbatimi, kriteret dhe standardet në në të gjithë sektorët.

Sot më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur për një Shqipëri me institucione të forta demokratike, me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me ekonomi konkurruese, me sistem drejtësie të pavarur, me mirëqenie për qytetarët tanë dhe kontribuese për një Europë të bashkuar e të sigurt.

Objektivi ynë kombëtar është ambicioz, por nga sot plotësisht i arritshëm;

Me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare, të mbyllim negociatat brenda vitit 2027 dhe të jemi gati për anëtarësim brenda kësaj dekade. Në Shqipëri mbështetja për integrimin, me rreth 92%, është më e lartë se kudo tjetër në rajon dhe jemi të vendosur për të mos e humbur momentumin e jashtëzakonshëm brenda Unionit”, tha Spiropali./vizionplus.tv

Lexuar: 302

Lajme te ngjashme

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

Rama: Jam krenar për raportet e mia me Ali Ahmetin

Çka ndodhi me tre vajzat dhunuese të të miturës në Fier?

Së shpejti sistemi “One Stop” edhe me Shqipërinë

Policia shqiptare: Zyrtarët e VLEN-it nuk u ndaluan, refuzuan të kalojnë kufirin

Lajmet e fundit

Kuvendi miraton rikonstruimin e Qeverisë, VLEN me një ministri shtesë

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Vajzën në Kumanovë e kanë rrahur dy vajza të mitur dhe një mbi 18 vjeç, Teuta Bediu Ramadani jep detaje (Video)

13 Korrik, 2026

Shkupi do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

13 Korrik, 2026

“Çmimi i një bebeje” – Historia e tmerrshme e shitjes së një të foshnje nga Kumanova

13 Korrik, 2026

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

13 Korrik, 2026

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

13 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.