Autor: TV News
Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, kërkoi që Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të aftë për të vepruar brenda dhe jashtë. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Jashtëm gjerman tha se një pritje e tillë pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit është e arsyeshme. Sipas tij, për disa në rajon, Kosova konsiderohet simbol i demokracisë dhe shoqërisë së fortë civile. “Në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejt të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. Votuesit janë duke pritur formimin e saj…
Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fanellën tradicionale ndaj Zvicrës. ‘Dardanët’ do të luajnë me fanellën e kaltër, duke synuar fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, me mbështetjen që pritet të jetë e madhe edhe në tribuna, pavarësisht kushteve të dobëta atmosferike.
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e Zgjerimit, se BE-ja duhet t’i japë një shans Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike, qoftë edhe pa të drejtë veto dhe vote, që të jenë anëtarë të Unionit dhe t’i shërbejnë Evropës. Gjatë fjalës së tij, nuk munguan as batutat. Ai u ndal tek fjalimet e gjata qe bëjnë “burrat ballkanas” në podium, teksa me humor i sugjeroi komisioneres Kos bërjen e një libri. “Dhe për ta mbyllur, e dini se si shkon puna me burrat ballkanas kur marrin fjalën dhe që thonë do…
Ekipi italian, Juventusi nuk po i ndal postimet për futbollistin kosovar, Edon Zhegrova. Një të tillë e ka bërë sot, pikërisht në ditën e ndeshjes Kosovë – Zvicër, e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Botëror. “Vendi i Playoff u sigurua, por edhe një ndeshje ka mbetur! Edon Zhegrova dhe skuadra ende presin Zvicrën në finalen e Grupit B!”, thuhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”. Edon Zhegrova nuk pati fare minuta në ndeshjen ndaj Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa pritet që sonte të ketë minuta në dispozicion.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë./vizionplus.tv
Kosova U-21 zbret në fushë për një sfidë që mund të ndryshojë ecurinë e kualifikimeve për Euro 2027, teksa përballet me Finlandën në stadiumin “Veritas” në Turku, duel që nis nga ora 17:30. Aktualisht Kosova mban vendin e tretë me 7 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Finlanda është një hap përpara me 9 pikë, duke e shndërruar këtë takim në një betejë të vërtetë për pozitën e dytë. Me këtë formacion ka vendosur të luajë trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani: /GazetaBlic Sport/
Ka nisur zyrtarisht punë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Të pranishëm në mbledhje janë anëtarët e PS, PD dhe PSD të Tom Doshit, ndërsa mungonin përfaqësuesit e partive të vogla, Agron Shehaj i Mundësia, Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Ana Dajko e Nismës Shqipëria Bëhet. Bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e arritjes së një reforme reale, të plotë dhe konsensuale, duke adresuar të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ ODIHR, edhe në raportin për zgjedhjet e 11 majit. Gjiknuri tha se duhet që deri në mesin e vitit që vjen të kenë dalë me…
Na ndajnë edhe disa orë nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur midis Kosovës dhe Zvicrës. “Dardanët”, hyjnë në këtë ndeshje si të kualifikuar në play-off, por mund të shkojë direkt në Botëror nëse mposht Zvicrën 6-0. Kosova, do të përballet me dy mungesa të mëdha si ajo e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim, por vetëm se Franco Foda nuk do të rrezikojë yjet e tij pasi që kanë kartone të verdha dhe mund të humbasin edhe ndeshjet e play-offit. Ndeshja zhvillohet sonte në orën 20:45.
Sot, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë vijuar me vizitë në Hagë, Holandë, ku u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof. Teksa ka ndarë një video nga vizita në Hagë, kryeministri Rama shkruan se takimi me Schoof është i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh. “Hagë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, shkruan Rama. Më pas, Kryeministri Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe…
Vizion Plus ka zbardhur diskutimet në Konferencën e Kryetarëve. Partia Demokratike kërkon që nesër, gjatë seancës plenare të mos miratohet paketa fiskale, pasi dpeutetëve u është lënë vetëm 24 orë kohë për t’u njohut me ligjet. Gazment Bardhi: Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare. T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni…
