Autor: TV News
Trajneri i Kosovë U21, Afrim Tovërlani, ka thënë se ekipi i tij ka analizuar mirë Finlandën dhe do të mundohet të krijojë mundësitë e veta në fushë. Kombëtarja e Kosovës U21 po përgatitet për ndeshjen e së martës ndaj Finlandës U21, një ndeshje e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027. Aktualisht Kosova U21 ndodhet në vendin e tretë në grup, pas Spanjës dhe Finlandës, me pikë që e mbajnë ende në garë për kualifikim. Finlanda U21 renditet e dyta, ndërsa skuadrat e tjera, si Qipro dhe San Marino, janë më poshtë në klasifikim. Tovërlani ka theksuar se e…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me homologun holandez Dick Schoof në Hagë. Në një postim në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë edhe disa momente nga takimi, Rama ka zbardhur diskutimet mes tyre, Fokusi sipas kreut të qeverisë ishin për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Holandës. “Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkruan…
Rikthimi në Camp Nou, Barcelona pret dritën e gjelbër për rikthimin e së shtunës në shtëpinë ikonike
Barcelona zyrtarisht i ka paraqitur një kërkesë La Ligës duke kërkuar leje për t’u rikthyer në Camp Nou, duke siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ndeshja e së shtunës kundër Athletic Club të luhet në shtëpinë e tyre ikonike. Klubi pret të marrë miratimin komunal sot. Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Barcelonën, e cila ka luajtur në stadiumin olimpik ndërsa Camp Nou i nënshtrohet punimeve të gjera rinovuese. Stadiumi fillimisht do të funksionojë me një kapacitet prej 45,401 vendesh, me rinovimin e plotë që nuk pritet të përfundojë deri në dhjetor 2027, megjithëse kapaciteti duhet të arrijë…
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë u ndal edhe te miratimi i ligjit për barazinë gjinore. Ai tha se ky ligj shkatërron familjen shqiptare, prandaj nuk do të lejohet që të hyjë në fuqi. Berisha deklaroi se ky është një ligj të cilin vetë Presidenti Donald Trump e anuloi menjëherë sapo mori pushtetin. “Narkoparlamenti votoi me shpejtësi ligjin Xhorxh Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes. Ligjin me të cilin ekselistë të majtë në SHBA, me ndikimin direkt të George Soros, ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë, ligjin me të cilin u vendos…
Karim Adeyemi, sulmuesi anësor i Borussia Dortmund, është dënuar për posedim të paligjshëm të armëve. Sipas Bild, në posedim të tij u gjetën doreza prej bronzi dhe një armë zjarri me elektroshok, të cilat të dyja janë të ndaluara nga ligji gjerman. Si rezultat, lojtari 23-vjeçar u gjobit me 450,000 euro nga gjykata në Wetter (Ruhr). Dhe, në paraprirjen e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Sllovakisë, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, foli për situatën. “Është një temë që zë hapësirë dhe kërkon kohë. Sinqerisht, si trajner, nuk kam asnjërën prej tyre para një ndeshjeje si kjo”, filloi ai…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pak minuta para nisjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se qytetarët do të dalin në shesh deri në dorëheqjen e Ramës, teksa shton se kryeministri nuk ikën përmes rotacionit me votë. Berisha akuzoi qeverinë për atë që ai e cilëson si farsë zgjedhore, teksa thekson se provat kombëtare dhe ndërkombëtare janë tashmë në duart e çdo shqiptari. “Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e…
Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kazakistanit. Takimi i zhvilluar në “SRP Trate Nedelišće”, në Nedelišće, u fitua nga Kazakistani U-17 me rezultatin 2-1. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Dennis Pierro, Petro Marku, Dion Vata, Kledi Qosja, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj. Kazakistani U-17 zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të me sulmuesin Chernomorets. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë, Kazakistani U-17 gjeti sërish rrjetën në…
Në ministrinë e Drejtësisë u zhvillua tryeza e radhës konsultative për draftin e Kodi të ri Penal. Fokusi këtë radhë ishin veprat penale kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale që lidhen me krimin kibernetik. Krahas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, e pranishme në këtë takim ishte edhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. E po kështu kishte përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Komisioneri për…
Si çdo vit zhvillohet ceremonia e “CAF Awards”. Kjo ceremoni sikurse disa të mëdha që zhvillohen në botë, vlerëson lojtarët më të mirë afrikanë. Këtë vit për çmimin e lojtarit të vitit, lista e të nominuarëve përbëhet prej Achraf Hakimit, Mohamed Salah dhe Victor Osimhenit, ku fituesit i jepet edhe “Topi i artë”. Fituesi i edicionit të kaluar ishte ylli i Atalantas, Ademola Lookman pas supersezonit të tij. Ceremonia gala e “CAF Awards 2025” , do të zhvillohet të mërkurën në Rabat të Marokut
Në një deklaratë të fundit, ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka hedhur dritë mbi rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar atë si një figurë me autoritet, por jo si një komandant ushtarak. Clark e përshkroi Thaçin si një person tërheqës dhe me ndikim, duke theksuar se ai ishte një nga të rinjtë më të dalluar në negociatat e Rambujesë. Ai theksoi se Thaçi kishte një stil të veçantë dhe ishte i veshur me kujdes, duke sugjeruar se ai kishte një prapavijë të fortë sociale dhe kulturore. Megjithatë, Clark theksoi se Thaçi nuk kishte njohuri…
