Autor: TV News
Adrian Bajrami do të jetë i gatshëm për Murat Yakim për duelin e ditës së sotme me Kosovës. Trajneri i Zvicrës ka vendosur ta ketë pjesë të listës për këtë përballje dhe të mbështet edhe te shërbimet et ij. 23-vjeçari siç dihet luan në mbrojtje dhe te “helvetët” shihet si mjaft i rëndësishëm. Kujtojmë se mbrojtësi vetëm pak muaj më parë la Shqipërinë për Zvicrën, duke ndërruar kështu ekipin kombëtarë, teksa mbrëmjen e sotme mund të luajë ndaj Kosovës përballë tifozëve shqiptarë. Vlen të theksohet Zvicra do të luajë në transfertë ndaj Kosovës, në “Fadil Vokrri” në orën 20:45 dhe…
Tirana festoi 81-vjetorin e Çlirimit, një ngjarje që mbetet e shenjtë në kujtesën e qytetit dhe e gjithë kombit shqiptar. Qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve u mblodhën për të nderuar ata që luftuan për lirinë e kryeqytetit dhe për të rikujtuar ditën historike të 17 nëntorit 1944. Kryetarja e Komanduar e bashkisë Anuela Ristani theksoi se çlirimi i Tiranës nuk ishte thjesht një fitore ushtarake, por simboli i guximit dhe vendosmërisë së një populli që nuk pranoi kurrë të dorëzohej. “Sot dhe çdo vit që e kujtojmë 17 nëntorin nuk nderojmë vetëm një datë. Ne nderojmë një trashëgimi, atë të…
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan ndeshjen e fundit të kualifikueseve, e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”. Kosova dhe Zvicra ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport. Ekziston një mundësi që Kosova të kualifikohet direkt në Kupën e Botës 2026, por nuk është aspak rrugë e lehtë. “Dardanët” duhet të fitojnë me rezultatin 6-0 për t’u kualifikuar direkt në Botëror, ndryshe gjërat do mbesin të pandryshuara. Deri më tani, Zvicra e ka të sigurt vendin e parë, nëse kjo nuk ndodhë sonte, teksa Kosova poashtu e ka zyrtarizuar “Play Offin”. /GazetaBlic Sport
Nga SPAK, ku ka detyrimin që të paraqitet dy herë në muaj, Sali Berisha la të kuptohej se mori dijeni për fletëthirrjen për të dëshmuar për 21 janarin të premten. Në 14 nëntor Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se Berisha kishte refuzuar të firmoste dy urdhërthirrjet e datës 3 nëntor e të datës 7 nëntor për tu marrë në pyetje nga prokurori që po heton ngjarjen. Mirëpo, këtë të hënë Berisha mohoi se SPAK i kishte dërguar fletëthirrje, përndryshe ai do të kishte dhënë deklarime. “Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më…
Gianni Infantino dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë njoftuar ‘FIFA pass’, një sistem të ri që do të përshpejtojë procesin e vizave për tifozët që marrin pjesë në Kupën e Botës 2026. Personat që planifikojnë ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA do të kenë përparësi për viza turistike, njoftojnë mediat ndërkombëtare, përcjell GazetaBlic Sport. Procesi dhe verifikimi janë ende saktësisht të njëjta, por kanë një kohë pritjeje më të shkurtër. Të kesh një biletë për një ndeshje nuk garanton hyrjen në SHBA, por do të shpejtojë një termin. Pavarësisht kësaj, Trump dhe Infantino u rekomandojnë të gjithë atyre…
Pas një paralajmërimi të fortë nga Ministri gjerman i Mbrojtjes, situata në Evropë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. A jemi në prag të një konflikti të ri, dhe çfarë do të thotë kjo për Poloninë dhe sigurinë e saj? Shefi i Shtabit të Përgjithshëm polak, Gjenerali Wiesław Kukulka, ka bërë një deklaratë alarmante, duke thënë se Rusia po përgatit një sulm dhe se Polonia ka hyrë në një “fazë para luftës”. Kjo situatë e tensionuar po krijon frikë dhe pasiguri në rajon, duke e bërë të domosdoshme që vendet e NATO-s të rrisin gatishmërinë e tyre ushtarake. Kukulka theksoi…
Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) pret rreth 900 tifozë të ekipit kombëtar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë sonte. Kosova dhe Zvicra ballafaqohen sonte në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport. Përveç afërsisht 600 tifozëve në sektorin mysafir, rreth 300 miq, anëtarë të familjes dhe mysafirë VIP do të jenë atje për të mbështetur ekipin e Murat Yakin. Kujtojmë se Zvicra ndodhet në vendin e parë dhe këtë pozicion e humb, veç nëse Kosova fiton 6:0 sonte. /GazetaBlic Sport
Debatet e forta mes opozitës dhe mazhorancës kanë bërë që të shtyhet Komisioni i Brendshëm, ku këtë të hënë ishte i pranishëm kreu i policisë së shtetit Ilir Proda. Teksa ai po raportonte për situatën e rendit si dhe për projektbuxhetin, deputetit democrat Flamur Noka tha fjalë fyese për kolegët e tij të majtë. Menjëherë reagoi kreu i Komisionit Bledi Çuçi i cili mbylli mbledhjen. Më herët gjatë mbledhjes Proda parashtroi synimet e policisë për vitin 2026 ku veçoi projektin Smart City. I pyetur për atentatin në Rinas Proda tha se është në hetim. Opozita akuzoi policinë edhe për dekonspirim…
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë një përmbledhje të situatës që pritet të përballemi në ditët në vijim. Në një dalje për mediat, ajo bën me dije se zonat më të prekura do të jetë zona e veriut dhe veri lindjes, ndërsa ka shpjeguar edhe masat që janë marrë. “Presim perkeqësim të motit në orët e vona të natës për të vijuar më pas me rreshje të larta në veri në orën 1 pas mesnatës. Veriu dhe veri lindore do jetë pjesa më e prekur. Do tetë intensitet të lartë të reshjeve. Prurjet anësore të…
Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet ditën e mërkurë në datën 19 nëntor në Prokurorinë e Posaçme. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Berisha u njoh sot me fletëthirrjen për në SPAK pë çështjen e “21 janarit”. Kujtojmë se në 14 nëntor Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se Berisha kishte refuzuar të firmoste dy urdhërthirrjet e datës 3 nëntor e të datës 7 nëntor për tu marrë në pyetje nga prokurori që po heton ngjarjen. Mirëpo, këtë të hënë Berisha mohoi se SPAK i kishte dërguar fletëthirrje, përndryshe ai do të kishte…
