Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Situata në Shqipëri, Ahmeti: Koha për përgjegjësi e maturi, të kalohen interesat e ngushta

18 Tetor, 2026

Marin Mema me porosi të fuqishme për protestat: “Zëri i popullit nuk duhet injoruar!

18 Tetor, 2026

Shqiptari nga Kumanova humb jetën në demostratat në Bruksel

18 Tetor, 2026

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

18 Tetor, 2026

Protestat në Tiranë, gazetari Destan Jonuzi pyet ambasadorin shqiptar në Shkup: A je kësajde, zoti Ambasador?

18 Tetor, 2026

Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

18 Tetor, 2026

Televizioni publik belg: Policia shqiptare po përdor plumba gome që shkaktojnë plagë shumë serioze

18 Tetor, 2026

Donacion nga Zvicra për shkollën “Toli Zordumis”, pranohen 200 karrige dhe 100 banka shkollore me vlerë prej 68.850 frangash

18 Tetor, 2026

Lindur e rritur krenar në bjeshkët e Topojanit, në Kukës!

18 Tetor, 2026

Të shtëna në Saraj, plagoset një person

18 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 18 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

TV NewsBy TV News18 Tetor, 2026 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtatë ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, të planifikuara për 25 tetor, një publikim i avokatit Çedomir Kokanoviq ka nxitur reagime të shumta, pasi në një fotografi të modifikuar të një kamioni frigoriferik janë vendosur fytyrat e liderëve të listës opozitare “Serbia Evropiane”, Dragan Gjilas, Marinika Tepiq dhe Goran Jeshiq.

Kokanoviq, mbështetës i listës studentore “Studentët fitojnë”, e shoqëroi fotografinë në rrjetin social X me një mesazh fyes ndaj kundërshtarëve politikë, duke bërë thirrje që lista “Serbia Evropiane” të mos arrijë as 0.9 për qind të votave.

Publikimi ka shkaktuar reagime për shkak të lidhjes që fotografia krijon me rastin e kamionit frigoriferik të nxjerrë nga lumi Danub në vitin 1999, në të cilin ishin gjetur trupat e civilëve shqiptarë të vrarë në Kosovë. Trupat ishin transportuar fshehurazi në Serbi, në kuadër të përpjekjeve për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës.

Liderja opozitare Marinika Tepiq reagoi duke pyetur Kokanoviqin se përse po i kërcënonte me vdekje dhe po i paraqiste si kufoma në një kamion frigoriferik. Edhe profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, kërkoi reagimin e prokurorisë, duke e interpretuar publikimin si një aludim për fundosjen e trupave të shqiptarëve të vrarë në vitin 1999.

Kokanoviq u përgjigj se bëhej fjalë për një shaka dhe se me fjalën “fundosje” kishte nënkuptuar rezultatin e dobët që, sipas tij, lista opozitare do të merrte në zgjedhjet e 25 tetorit.

Për rastin reagoi edhe televizioni KTV nga Zrenjanini, i cili njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Kokanoviqin dhe pezullimin e emisionit “Mbrojtësit e Kushtetutës”, ku ai ishte një nga autorët. Redaksia vlerësoi se fotografia dhe mesazhi shoqërues krijojnë një asociacion shqetësues me kamionët frigoriferikë që u përdorën për fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

Avokati i Beogradit, Çedomir Stojkoviq, e dënoi gjithashtu publikimin, duke theksuar se fotografia e kamionit frigoriferik duhet të jetë simbol i turpit dhe pendimit për krimet e kryera, e jo mjet për sulme ndaj kundërshtarëve politikë.

Rasti ka nxjerrë në pah përçarjet brenda opozitës serbe, e cila është e ndarë lidhur me pjesëmarrjen e listës “Serbia Evropiane” në zgjedhje. Kritikët e saj pretendojnë se pjesëmarrja e veçantë mund t’i ndajë votat kundër pushtetit, ndërsa drejtuesit e listës thonë se thirrjet për tërheqje cenojnë pluralizmin politik.

Në analizën e saj, bashkëpunëtorja e RTK-së, Tamara Nikçeviq, thekson se përdorimi i tragjedisë së viktimave shqiptare të vitit 1999 në luftën politike ka kaluar kufijtë e pranueshëm, ndërsa reagimet publike dhe vendimi i KTV-së dëshmojnë se një pjesë e shoqërisë serbe nuk pranon që viktimat e krimeve të luftës të përdoren si armë kundër kundërshtarëve politikë.

Tamara Nikçeviq është bashkëpunëtore e RTK-së dhe mbulon temat nga rajoni.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Shefi i ushtrisë britanike: Politikanët së shpejti do t’u tregojnë qytetarëve se çfarë po ndodh

Dimër më i butë dhe më pak borë në Ballkan, por shkurti dhe marsi mund të sjellin surpriza!

FAO nderon gratë kontribuese në sistemet agro-ushqimore

Kroacia armatoset me raketa që godasin deri në 300 kilometra – çfarë ndryshon në Ballkan?

Mbi 40 shkolla shqipe nisin vitin e ri mësimor në Britani, “Ardhmëria” mirëpret nxënësit

Alarm në Gjermani: 358 martesa me të mitur, vetëm tetë të anuluara nga gjykatat!

Lajmet e fundit

Situata në Shqipëri, Ahmeti: Koha për përgjegjësi e maturi, të kalohen interesat e ngushta

18 Tetor, 2026

Marin Mema me porosi të fuqishme për protestat: “Zëri i popullit nuk duhet injoruar!

18 Tetor, 2026

Shqiptari nga Kumanova humb jetën në demostratat në Bruksel

18 Tetor, 2026

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

18 Tetor, 2026

Protestat në Tiranë, gazetari Destan Jonuzi pyet ambasadorin shqiptar në Shkup: A je kësajde, zoti Ambasador?

18 Tetor, 2026

Dhuna ndaj studentëve në protestë, Alketa Vejsiu-Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!

18 Tetor, 2026

Televizioni publik belg: Policia shqiptare po përdor plumba gome që shkaktojnë plagë shumë serioze

18 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.