Autor: TV News

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, artistit shqiptar Shpat Kasapi. Përmes një telegram ngushëllimi, kryeministri shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. “Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u…

Read More

Manchester City do të mësojë masën që do të merret kundër klubit për 115 shkeljet financiare që janë konstatuar në vitet e fundit. Lajmin e bëri të ditur ish-këshilltari i klubit, Stefan Borson, i cili pohoi se komisioni i pavarur që hetoi këto shkelje do të japë verdiktin e tij përpara datës 25 dhjetor. Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Borson pohoi se si City edhe Premier League nuk mund të fajësohen për zvarritjen e këtij vendimi. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se anëtarët e komisionit të ngritur për të nxjerrë të vërtetën në pah duhej që të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si rrallëherë është pozicionuar pro SPAK-ut dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi në përputhje me ligjin masën e sigurisë të vendosur ndaj numrit 2 të qeverisë, duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë të marrë në shqyrtim ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për këtë çështje. “Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale. Ata që përpiqen, vetë…

Read More

Përfundimi i punimeve për rindërtimin e “Spotify Camp Nou” është shoqëruar me polemika pasi sipas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës e shtetit spanjoll kanë rezultuar plot 79 punëtorë me mangësi në dokumentacion. Sipas inspektorëve mësohet se punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turk. Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë. Sipas “El Periódico” kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln €.

Read More

Menaxhmenti i Shpat Kasapit ka bërë një reagim përmes Instagramit të të ndjerit, duke shkruar se humbja e këngëtarit është një goditje e rëndë dhe një dhimbje shumë e madhe për ta. Përmes këtij postimi, thuhet se së shpejti do të ketë përditësim në lidhje me detajet e plota rreth procedurave të varrimit. Më poshtë deklarata:

Read More

Në ambientet e FFK-së, është hedhur shorti për ndeshjet e Kupës së Kosovës. Ja përballjet e plota që do të luhen: Dukagjini – Ramiz Sadiku2 Korriku – DinamoBallkani – Rilindja 1987Flamurtari – VushtrriaDrenica – PrizreniKEK-u – VellaznimiPrishtina e Re – LepenciKika – Trepça ‘89Liria – SuharekaIstogu 03 – Feronikeli ‘74Top Football – PrishtinaGjilani – IstoguBesa – DritaLlapi – VjosaTrepça – MalishevaFerizaj – Tefik Çanga /GazetaBlic Sport/

Read More

Shtypi spanjoll ka qenë i pamëshirshëm në vlerësimin e dhënë për performancën e Barcelonës kundër Chelsea-t, pasi ekipi i Hansi Flick dhuroi një shfaqje për tu harruar në “Stamford Bridge”. Disfata e Barcelonës ishte e dukshme dhe mediet iberike nuk humbën kohë duke përshkruar ekipin katalan si një formacion që nuk kishte lidhje me stemën që mbante në fanellë. “Barca ishte larg nivelit të saj, vuajti një humbje të fortë”, shkruante “Mundo Deportivo”, e cila theksonte faktin se klubi anglez mund të kishte fituar edhe më thellë. Gazeta katalanase e konsideroi ndeshjen një “makth”, ku Chelsea e kishte “shkelur” Barcelonën.…

Read More

Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në Alsat, 9me11. Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje. Kujtojmë se Shpat Kasapi, ka qenë një ndër zërat me të cilin janë rritur shumë breza.

Read More

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Play Off-it ndaj Sllovakisë. Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 26 mars 2026, në orën 20:45, transmeton GazetaBlci Sport. Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në kryeqytet në Bratislavë në stadiumin Tehelne Pole. “E përdorëm kohën që kishim në dispozicion me përgjegjësi pas shortit të ndeshjeve play-off. U morën në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnava dhe Kosice. I shqyrtuam të gjitha rrethanat, kushtet, mundësitë dhe kompleksitetet e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë.” “Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dyja ekipeve, kapaciteti…

Read More

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, është prononcuar pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Bodo Glimt. ‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me shifrat 2 me 3, atje ku Zhegrova pati diçka më shumë se 10 minuta lojë, shkruan GazetaBlic Sport. “Jemi në Ligën e Kampionëve. Duhet të luajmë një stil futbolli më teknik. Kemi shumë lojtarë si Yildiz, Zhegrova dhe Conceicaoo – por nëse i vendos të gjithë së bashku në fushë, skuadra humbet ekuilibrin”, tha trajneri italian. Kjo nënkupton se Zhegrova duhet të luftojë fuqishëm me Conceicao, për të siguruar një vend titullari. /GazetaBlic Sport/

Read More