Autor: TV News

Një violinist 45-vjeçar është lënë në paraburgim në Francë pasi u ndalua nga doganierët në pikën e pagesës së autostradës në La Turbie (Alpes-Maritimes), më 10 gusht. Ai transportonte gati 40 kg kokainë, me origjinë nga Shqipëria. Gjykimi i tij do të zhvillohet më 9 tetor. Një burrë 45-vjeçar u ndalua në pikën e pagesës së autostradës në La Turbie më 10 gusht 2026. Gjatë një kontrolli, autoritetet gjetën 38,3 kg kokainë në automjetin e tij, raporton L’Est Républicain. Një sasi që përfaqëson një vlerë prej më shumë se një milion eurosh. Me profesion violinist, 45-vjeçari merrte pjesë rregullisht me…

Read More

15 Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova është diskutuar për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova 5” dhe personazhet që mund të jenë pjesë e këtij edicioni.Gjatë diskutimit janë përmendur edhe emrat e stilistit Valdrin Sahiti dhe këngëtares Adelina Ismaili, si dy figura që do të mund të sillnin mjaft vëmendje nëse do t’i bashkoheshin formatit si opinionistë. Elton Tozaj tha se publiku tashmë ka parë personazhe të drejtpërdrejta, të cilët nuk hezitojnë ta shprehin opinionin e tyre. “Publiku ka parë një njeri të drejtpërdrejtë, që thyen barrierat dhe e thotë opinionin e tij vetëm për lojën.…

Read More

Sezoni veror i shfaqjes së filmave ka qenë një forcë kryesore që ka sjellë nxitjen e rritjes së të ardhurave nga biletat e kinemave këtë vit në Kinë. Sipas platformës në internet të shitjes së biletave “Maoyan”, vlera e përgjithshme e të ardhurave nga biletat e kinemave në Kinë për vitin 2026, duke përfshirë këtu edhe parashitjet, i ka kaluar 26 miliardë juanët (rreth 3.85 miliardë dollarë amerikanë). Në këtë shifër sezoni veror i shfaqjes së filmave ka kontribuuar me një vlerë prej më shumë se 10.2 miliardë juanësh gjithsej. Deri më 18 gusht, tre filmat me fitimet më të…

Read More

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në Islam rreth katër javë më parë në Brazil. Lajmi është bërë publik nga Ali Şahin, deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi, pas një takimi me përfaqësues të komunitetit mysliman brazilian në São Paulo. Sipas raportimeve, Şahin u takua me disa drejtues dhe përfaqësues të organizatave myslimane në Brazil, mes tyre edhe Hammadeh, dhe pas takimit publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku përgëzoi Roberto Carlosin për vendimin. Ai i uroi ish-futbollistit dhe familjes së tij paqe, shëndet dhe begati. Në takimin e zhvilluar në…

Read More

Ka histori që nuk kanë nevojë për shumë fjalë për të treguar se çfarë do të thotë të mbash një premtim. I tillë ishte edhe rasti i Agron Shehajt, kryetarit të Partisë Mundësia, që prej tetë vitesh e jep rrogën e tij të deputetit për 6 motra jetime nga Malziu i Kukësit, të cilat pas humbjes së prindërve u përballën me shumë vështirësi, pa asnjë mbështetje dhe në mes të 4 rrugëve. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe xhaxhai i tyre, i cili thotë se qeveria e Edi Ramës nuk është kujdesur kurrë për 6 motrat. Duke u ndalur…

Read More

Në kalimin strategjik detar të Ngushticës së Hormuzit, transportuesi i mallrave me flamur liberian “Minoan Dignity” u godit nga një raketë e panjohur gjatë tranzitit të saj jashtë vendit. Lexo edhe:Angli/ Mbi 160 milionë paund kokainë dhe kanabis sekuestrohen në një port britanikSipas deklaratës zyrtare nga Qendra Britanike e Operacioneve të Marinës Tregtare (UKMTO), ndikimi i predhës shkaktoi dëme serioze në dhomën e motorëve dhe çoi në vdekjen tragjike të një anëtari të ekuipazhit. “Minoan Dignity” është një transportues mallrash të thata me shumicë. I përket kompanisë Asante Management Co. dhe menaxhohet nga kompania athinase e transportit detar Modion Maritime…

Read More

Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin në vend përbënin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt mesatares prej 4.7% në BE, sipas të dhënave të Eurostat. Diferenca arrin në 1.8 pikë përqindje të PBB-së. Në terma relativë, pesha e shpenzimeve për arsimin në ekonominë shqiptare ishte rreth 38 pike % më e ulët se mesatarja europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipërisë do t’i duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit në raport me madhësinë e ekonomisë. Po…

Read More

6 Rike Roçi ka reaguar publikisht për raportin e saj me fenë dhe besimin, pas një mesazhi që mori së fundmi nga një ndjekës në Instagram. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, e cila në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta dhe kreu Umren, u përball me një koment ku këshillohej që t’i përkushtohej edhe më shumë fesë islame. “Ktheju fesë Islame ende më mirë, sepse je diamant vajzë. Mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”, i shkroi ndjekësi. Rike vendosi t’i përgjigjej publikisht komentit, duke sqaruar se besimi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj…

Read More

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka parë vullnetin nga LDK-ja që “vendit t’ia sjellë një president”. “Takimi shkoi në atmosferë konstruktive edhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim. Diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributeve në shoqëri për kombin mbarë…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja po zhvillojnë bisedime intensive për të shmangur vendosjen e tarifave të reja prej 50 për qind ndaj produkteve kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Sipas Associated Press Tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të hyjnë në fuqi të mërkurën, nëse dy vendet nuk arrijnë marrëveshje, transmeton Klankosova.tv. Kryeministri kanadez Mark Carney i ka cilësuar negociatat si “shumë intensive dhe delikate”, ndërsa të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me Trumpin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. ShBA-ja po kërkon që Kanadaja të rrisë blerjet e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë…

Read More