Autor: TV News

Ka histori që nuk kanë nevojë për shumë fjalë për të treguar se çfarë do të thotë të mbash një premtim. I tillë ishte edhe rasti i Agron Shehajt, kryetarit të Partisë Mundësia, që prej tetë vitesh e jep rrogën e tij të deputetit për 6 motra jetime nga Malziu i Kukësit, të cilat pas humbjes së prindërve u përballën me shumë vështirësi, pa asnjë mbështetje dhe në mes të 4 rrugëve. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe xhaxhai i tyre, i cili thotë se qeveria e Edi Ramës nuk është kujdesur kurrë për 6 motrat. Duke u ndalur…

Read More

Në kalimin strategjik detar të Ngushticës së Hormuzit, transportuesi i mallrave me flamur liberian “Minoan Dignity” u godit nga një raketë e panjohur gjatë tranzitit të saj jashtë vendit. Lexo edhe:Angli/ Mbi 160 milionë paund kokainë dhe kanabis sekuestrohen në një port britanikSipas deklaratës zyrtare nga Qendra Britanike e Operacioneve të Marinës Tregtare (UKMTO), ndikimi i predhës shkaktoi dëme serioze në dhomën e motorëve dhe çoi në vdekjen tragjike të një anëtari të ekuipazhit. “Minoan Dignity” është një transportues mallrash të thata me shumicë. I përket kompanisë Asante Management Co. dhe menaxhohet nga kompania athinase e transportit detar Modion Maritime…

Read More

Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin në vend përbënin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt mesatares prej 4.7% në BE, sipas të dhënave të Eurostat. Diferenca arrin në 1.8 pikë përqindje të PBB-së. Në terma relativë, pesha e shpenzimeve për arsimin në ekonominë shqiptare ishte rreth 38 pike % më e ulët se mesatarja europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipërisë do t’i duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit në raport me madhësinë e ekonomisë. Po…

Read More

6 Rike Roçi ka reaguar publikisht për raportin e saj me fenë dhe besimin, pas një mesazhi që mori së fundmi nga një ndjekës në Instagram. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, e cila në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta dhe kreu Umren, u përball me një koment ku këshillohej që t’i përkushtohej edhe më shumë fesë islame. “Ktheju fesë Islame ende më mirë, sepse je diamant vajzë. Mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”, i shkroi ndjekësi. Rike vendosi t’i përgjigjej publikisht komentit, duke sqaruar se besimi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj…

Read More

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka parë vullnetin nga LDK-ja që “vendit t’ia sjellë një president”. “Takimi shkoi në atmosferë konstruktive edhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim. Diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributeve në shoqëri për kombin mbarë…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja po zhvillojnë bisedime intensive për të shmangur vendosjen e tarifave të reja prej 50 për qind ndaj produkteve kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Sipas Associated Press Tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të hyjnë në fuqi të mërkurën, nëse dy vendet nuk arrijnë marrëveshje, transmeton Klankosova.tv. Kryeministri kanadez Mark Carney i ka cilësuar negociatat si “shumë intensive dhe delikate”, ndërsa të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me Trumpin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. ShBA-ja po kërkon që Kanadaja të rrisë blerjet e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë…

Read More

Dhimbja emocionale mund të shkaktojë edhe simptoma fizike – ja kur është pjesë normale e pikëllimit dhe kur duhet kërkuar ndihmëKur trishtimi bëhet aq i fortë sa duket sikur dhemb edhe fizikisht, reagimi i parë shpesh është ta fshehim, ta shtypim dhe të vazhdojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Por trishtimi është një reagim i natyrshëm ndaj humbjes, zhgënjimit dhe përvojave të dhimbshme dhe nuk është domosdoshmërisht shenjë e një çrregullimi psikologjik.Edhe trishtimi është pjesë e jetësHumbja e një personi të dashur, ndarja, divorci, humbja e punës, një miqësi e përfunduar, problemet financiare apo pritjet e parealizuara mund të shkaktojnë…

Read More

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim, pasi dyshohet se përmes një qendre për verifikimin e aftësive profesionale ka lëshuar diploma profesionale pa u zhvilluar trajnimet përkatëse. I dyshuari, me inicialet I.Ç., pronar dhe person përgjegjës i Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma për profesione të ndryshme, duke paraqitur se kandidatët kishin përfunduar me sukses trajnimet teorike dhe praktike, ndonëse ato nuk ishin zhvilluar. Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se nga viti 2019 e deri më tani dyshohet të jenë lëshuar rreth 1,679 diploma profesionale.…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin, duke shtuar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur nën bllokadën detare të Washingtonit. “Nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime apo kontakte me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. “Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale. Të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”, shtoi ai.

Read More

11 NË FILLIM të gjyqit për vrasjen e Tupac Shakur, prokuroria e përshkroi ish-liderin e bandës Duane “Keffe D” Davis si personin që organizoi sulmin në të cilin reperi u vra për hakmarrje. Dëshmitarët rindërtuan para një jurie në Las Vegas natën e vdekjes së Shakur tridhjetë vjet më parë, në një kohë kur bandat dominonin skenën e hip-hopit dhe mosbesimi i thellë ndaj policisë e bëri të pamundur hetimin. Si rezultat, çështja mbeti e pazgjidhur për dekada, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Davis, 63 vjeç, akuzohet për vrasje. Prokurorët nuk thonë se ai e ka tërhequr këmbëzën, por përkundrazi se…

Read More