Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026

Sali: Gjykata Kushtetuese po sjell vendime në favor të BDI-së

25 Qershor, 2026

45-vjeçari tenton ta mashtrojë të moshuarën, i kërkoi 30 mijë euro

25 Qershor, 2026

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

25 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 26 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll pas tërmeteve

TV NewsBy TV News22 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërmetet e forta të shkurtit në Turqi, por kryebashkiaku i qytetit paralajmëron se cilësia e dobët e ndërtimit mund të sjellë fatkeqësi në të ardhmen.

Tërmetet e shkurtit shkatërruan mijëra ndërtesa banimi në Turqi. Shumë njerëz kanë fajësuar cilësinë e dobët të ndërtimit për këtë.

Stambolli është qyteti më i populluar i Evropës. Ai ka më shumë se 15 milionë banorë dhe goditet shpesh nga tërmetet. Kryebashkiaku i qytetit, Ekrem Imamoglu, paralajmëron se qyteti përballet me një kërcënim të paprecedentë.

“Nuk e dimë se kur do të godasë tërmeti tjetër. Të lejosh njerëzit tanë të jetojnë në ndërtesa, që mund të kërcënojnë jetën e tyre është, Zoti na ruajt, sikur t’i lëmë me vetëdije të vdesin”, thotë ai.

Në një faqe interneti të bashkisë banorët mund të bëjnë kërkesa për inspektimin e banesave të tyre.

Disa ndërtesa pritet të shemben për shkak të standardit të ulët të ndërtimit të tyre, ndërsa të tjerat janë duke u përforcuar me ndihmën e granteve dhe kredive me interesa të ulëta. Por shumë njerëz thonë se nuk kanë mundësi të paguajnë. Ata tani janë të shqetësuar mbi sigurinë e familjeve të tyre.

“Apartamenti i familjes sime është një ndërtesë pesëkatëshe mjaft e vjetër. Familja e vëllait tim jeton atje. Ata janë të tmerruar dhe ngushëllimi i tyre i vetëm është se jetojnë në katin e fundit dhe nëse ndërtesa shembet, ata shpresojnë se mund të mbijetojnë”, thotë Sabiha Kuskun, banore e Stambollit.

Stambolli është qendra e bumit dhjetëvjeçar të industrisë së ndërtimit në Turqi. Ekspertët thonë se ashtu si kompanitë e ndërtimit në rajonin e goditur nga tërmeti, edhe ato që veprojnë në këtë qytet përfituan nga amnistitë e qeverisë që i lejuan ndërtuesit të paguanin një gjobë për legalizimin e banesave që nuk plotësonin rregullat e rrepta të ndërtimit për tërmetet.

“Ne ndoshta do të shohim të njëjtën gjë këtu në Stamboll, kështu që bëhet fjalë për një rrezik të madh. Amnistia, e lejuar në shumë zona ndërtimi, ka shkaktuar një problem të madh. Është një nga themelet e problemit më të gjerë”, thotë arktitekti Omer Yilmaz.

Shumë sipërmarrës ndërtimi u arrestuan për shkak të pasojave të tërmeteve të shkurtit.

Por bumi i ndërtimit në Turqi ka nxitur rritjen e paprecedentë ekonomike të vendit, duke mbështetur presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe vitet e suksesit elektoral të Partisë së tij AKP.

“Pavarësisht ligjeve dhe rregulloreve, është politikë e padeklaruar e kësaj qeverie, që të përdorë çdo centimetër katror toke për të ndërtuar shtëpi banimi, ose për të zgjeruar qendra komerciale, si dhe për të kënaqur kërkesat e një grupi gjithnjë në rritje sipërmarrësish dhe kompanish ndërtimi, të cilët financojnë fushatat zgjedhore të AKP-së dhe Erdoganit”, thotë analisti Atilla Yesilada.

Ballafaqimi me kërcënimin e ndërtesave të pasigurta është tani një përparësi, me kryebashkiakun e Stambollit që paralajmëroi se 90 mijë ndërtesa janë në rrezik të madh nga tërmetet./VOA

Lexuar: 136

Lajme te ngjashme

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.