Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantic.
Kreu i qeverisë ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje e jo bojkotimi i tyre kontribuon në zhvillimin e demokracisë .
ZYRA E KRYEMNISTRIT
“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova. Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.”
Lista Serbe ka deklaruar se vendimi i saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës është si pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i kryeministrit Kurti.
Komunat veriore janë pa kryetarë që nga dorëheqja e serbëve në nëntor të vitit të shkuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.
Zgjedhjet për komunat veriore fillimisht ishin parashikuar të mbaheshin në mes të dhjetorit. Më pas ato u shtynë për në datën 23 prill pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare, ku dhe pati tensione.