Autor: TV News
E hënë, 27 Mars 2023 – 19:20 albinfo.ch 834 milionë euro dërguan në vendlindje emigrantët e Shqipërisë gjatë vitit 2022. Këto të dhëna janë publikuar nga Banka e Shqipërisë ku konstatohet se ka rritje për 9.6%, përcjell albinfo.ch. Sipas vlerësimeve të Instat, Shqipëria ka një diasporë prej afërsisht 1.7 milionë banorësh, nga të cilët pothuajse një milionë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të Europës. Tendenca për të ikur është përshpejtuar pas ngadalësimit në dy vjet pandemi dhe Mbretëria e Bashkuar po bëhet një destinacion që po tërheq shumë shqiptarë, sidomos të rinj. Gjatë vitit 2022, aplikimet për azil…
Nëse keni imagjinuar ndonjëherë të mund të komunikoni lirisht me kafshët, një personazh i pazakontë në internet mund t’ju dërgojë në një rrugëtim të thellë në marrëdhënien me natyrën, e ndoshta më shumë. Kur njerëzit komunikojnë me kafshët ata besohet se krijojnë një lidhje të çmuar dialogu me mjedisin natyral. Këtë thotë se bën dhe Anna Breytenbach e cila organizon seminare dhe konsultime, me vendas e klientë ndërkombëtarë për rritjen e ndërgjegjësimit, pasionit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë me kafshët në rezervatet e Afrikës së Jugut. Anna thotë se ka praktikuar prej 18 vjetësh në disa kontinente lidhjen e saj me…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ndau çmimet vjetore gazetareske. Në këtë manifestim u ndanë tri çmimet kryesore – “Krste Petkov Misirkov” për arritje jetësore, çmimi “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese dhe një çmim për raportim gazetaresk për tema të rëndësisë lokale dhe rajonale, por katër mirënjohje dhe një pllakë për kontribut të veçantë u dhanë edhe për promovimin e gazetarisë hulumtuese profesionale. Krahas çmimeve të rregullta, Komisioni për antarësim i përbërë nga Sonja Kolevska Delevska, Sreçko Popovski dhe Riad Murati, i ndau edhe çmimin për arritje jetësore Dragan Gjorgovskit, çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese ia ndanë Laboratorit të…
Nisma Thurje do të kandidojë në Tiranë vetëm për këshillat bashkiakë. Këtë gjë e bëri të ditur Endri Shabani, gjatë një interviste për Vizion Plus. Ai tha se Nisma e kishte të pamundur të fitonte dhe ndaj nuk nxorri asnjë kandidat në Tiranë. Bashkia e vetme ku Nisma Thurje do kandidojë është Dropulli, e cila do shërbejë edhe si një test për partitë e reja. Intervista e plotë: Para një muaji që kemi biseduar bashkë keni qenë në pikëpyetje për të kandiduar. Sot çfarë keni bërë? Ne jemi regjistruar në zgjedhje. Do garojmë në 10…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për muajin e ardhshëm procesin për diskutimin e reformës në sistemin gjyqësor, thuhet në deklaratën e së hënës të partisë së ekstremit të djathtë dhe anëtares së koalicionit qeveritar, Fuqia Hebraike. Në deklaratë thuhet se kjo shtyhet për seancën e ardhshme të Parlamentit të Izraelit, në mënyrë që të “reforma të kalojë përmes dialogut”. Parlamenti do të shkojë në pushim javën e ardhshme për festën e Pashkës. Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi Netanyahu e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ai u shkarkua pasi foli hapur kundër planeve…
E hënë, 27 Mars 2023 – 19:00 albinfo.ch pixabay Kompania gjermane hekurudhore “Deutsche Bahn” kritikoi protestat e mëdha që po prekin pjesën më të madhe të vendit, duke shkaktuar ndërpreje të shërbimeve. “Miliona pasagjerë që mbështeten në transportin urban dhe hekurudhor janë prekur nga kjo protestë e tepruar”, tha një zëdhënës i “Deutsche Bahn”. “Jo të gjithë mund të punojnë në distancë”, shtoi ai. “Mijëra kompani që morën ose dërguan produktet e tyre me rrugë hekurudhore do të vuajnë gjithashtu disavantazhet”, tha ai. Kompana pezulloi të gjithë trafikun në distanca të gjata, dhe pjesë të mëdha të shërbimeve hekurudhore rajonale…
Sa kohë duhet të shpenzoni në krevat? Ju duhet 6 orë gjumë, 7, 8 apo 10? Rekomandimi i përhershëm në lidhje me këtë çështje është fjetja e 8 orëve gjumë çdo natë. Në këtë mënyrë do të mund të çlodhni dhe mbroni trurin e trupin tuaj. Por sipas ekspertëve kjo nuk është e thënë të jetë e vërtetë për këdo. Cikli i gjumit varet ngushtë nga gjenet tuaja dhe ka disa mënyrë se si mund ta merrni vesh se cilit grup “gjumashësh” i përkisni. Sa orë duhet të flini? Rkomandimet për gjumin janë të njejta si ato për konsumin e…
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë që deri në vitin 2030 do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por deri atëherë duhet të plotësojnë kriteret për anëtarësim. Kështu deklaruan të hënën në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Bujar Osmani dhe Olta Xhaçka. Ata i vlerësuan si shumë të mirat raportet mes dy vendeve, në veçanti ato që kanë të bëjnë me integrimin në strukturat euroatlantike. Një prej gjërave që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë për ta arritur këtë, sipas Osmanit, është miratimi i ndryshimeve kushtetuese. “Është një moment i papërsëritshëm në dinamikën e imponuar…
Kolegji zgjedhor rrëzon ankimimin e Berishës/ Regjistron në zgjedhje PD-në e përfaqësuar nga Alibeaj
Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë ankimimin e bërë nga Sali Berisha Berisha, ku kërkohej pezullimi i regjistrimit të PD-së me drejtues Enkelejd Alibeajn, si subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kolegji Zgjedhor kështu i ka qëndruar vendimit të KAS, duke e lënë atë sërish në fuqi. “Në bazë të nenit 158/3 të Kodit Zgjedhor, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë padisë, shpenzimet gjyqësore siç janëbërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji. Kujtojmë se Alibeaj ka afat deri…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë të papritur në pozicionet e vijës së parë të frontit në rajonin e Zaporizhjës, ku gjithashtu u takua me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossin. Zyra e Zelenskyt tha në një deklaratë të hënën se presidenti takoi trupat “në pozicionet e vijës së parë” në dhe i nderoi ata me medalje shtetërore, si dhe i informoi për “situatën aktuale në vijën e frontit”. Më pas, Grossi shkroi në Twitter se ai gjendet gjithashtu në Zaporizhja, dhe atje takoi Zelenskyn, me të cilin diskutoi për mbrojtjen e centralit…
