Autor: TV News

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar ditën e sotme në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është regjistruar në orën 12:44, me epiqendër rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Read More

Pas zbulimeve të agjencisë austriake të lajmeve APA dhe mediumit slloven „Dnevnik“ për lidhjen mes mikeshës shumëvjeçare të presidentes së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, rusen Viktoria Krivoluckaja, dhe ish-zëvendësdrejtorit të shërbimit të parë slloven të inteligjencës VIS, Roman Jeglič, rasti ka marrë jehonë edhe në Gjermani. Për këtë çështje ka shkruar gazeta e njohur konservatore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), e cila ngre pyetjen pse presidentja sllovene ka udhëtuar kaq shpesh në Rusi, transmeton Siol.net. Ndër të tjera, gazeta shkruan se Jeglič kishte krijuar një reputacion të keq që në vitin 1988, në periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste. „Ai…

Read More

8 Mjeku Donjet Bislimi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional dhe akademik, duke mbrojtur me sukses doktoratën në Universitetin “Comenius” të Bratisllavës. Me prejardhje nga Prekazi, i lindur në Gjermani dhe prej vitesh i lidhur me Mitrovicën, Bislimi tashmë mban titullin Dr. Donjet Bislimi, MD, PhD, si specialist i Shëndetësisë Publike. Rrugëtimi i tij akademik është ndërtuar ndër vite, duke përfshirë gjashtë vite studime në Mjekësi, katër vite specializim në Shëndetësi Publike, trajnime në Epidemiologji të Terrenit dhe katër vite studime doktorale. Pas mbrojtjes së doktoratës, Bislimi ka ndarë emocionet e tij për këtë…

Read More

Nëse krijimi i një *shteti bektashi” në Republikën e Shqipërisë po përgatit dizajnin e fundit me prerjen e monedhës së vet dhe pasaportave të veta, atëherë nuk është çudi, që kjo viagër tradhtie të ngrehë në po këtë pretendim formimin e një “shteti katolik”, “shteti ortodoks” dhe “shteti mysliman suni”.Kaq i duhet shpërbërjes së plotë të shtetit dhe kombit. Tradhtia nuk ka brirë më të gjatë se kaq. Do plasë festa, do rrihen tupanat, do shtinë topat për shuarjen e Shqipërisë dhe kombit.Kryeministri tradhtar ekzekuton çdo projekt të sponsorizuar të shkatërrimit të kombit, nëse shqiptarët nuk…

Read More

Zyrtarët doganorë të Zyrës Doganore Kufitare Karasoviçi kanë parandaluar tentativën për futjen e paligjshme të 43 orëve të dorës në territorin e Bashkimit Evropian. Sipas mediave kroate, automjetin në të cilin u gjetën orët po e ngiste një shtetas i Kosovës me leje qëndrimi në Kroaci. “Gjatë zbatimit të masave të shtuara të kontrollit doganor në trafikun e udhëtarëve, në hyrje të territorit doganor të Bashkimit Evropian është kontrolluar një automjet me targa kroate, të cilin e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës me leje qëndrimi në Republikën e Kroacisë”. “Gjatë kontrollit të automjetit, në një valixhe udhëtimi në…

Read More

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, ka bërë thirrje për rikthimin e zgjedhjeve presidenciale edhe gjatë luftës me Rusinë, në atë që po konsiderohet si sfida më e drejtpërdrejtë politike ndaj presidentit Volodymyr Zelensky që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt 2022. Në një video të publikuar të martën, Fedorov tha se Ukraina duhet të gjejë një mekanizëm “ligjor, të sigurt dhe realist” për të rikthyer procesin demokratik, pavarësisht vazhdimit të luftës. “Demokracia nuk mund të mbahet peng nga Rusia”, deklaroi ai, duke argumentuar se Ukraina po lufton pikërisht për të mbetur një shtet i lirë dhe evropian. Zgjedhjet…

Read More

Një violinist 45-vjeçar është lënë në paraburgim në Francë pasi u ndalua nga doganierët në pikën e pagesës së autostradës në La Turbie (Alpes-Maritimes), më 10 gusht. Ai transportonte gati 40 kg kokainë, me origjinë nga Shqipëria. Gjykimi i tij do të zhvillohet më 9 tetor. Një burrë 45-vjeçar u ndalua në pikën e pagesës së autostradës në La Turbie më 10 gusht 2026. Gjatë një kontrolli, autoritetet gjetën 38,3 kg kokainë në automjetin e tij, raporton L’Est Républicain. Një sasi që përfaqëson një vlerë prej më shumë se një milion eurosh. Me profesion violinist, 45-vjeçari merrte pjesë rregullisht me…

Read More

15 Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova është diskutuar për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova 5” dhe personazhet që mund të jenë pjesë e këtij edicioni.Gjatë diskutimit janë përmendur edhe emrat e stilistit Valdrin Sahiti dhe këngëtares Adelina Ismaili, si dy figura që do të mund të sillnin mjaft vëmendje nëse do t’i bashkoheshin formatit si opinionistë. Elton Tozaj tha se publiku tashmë ka parë personazhe të drejtpërdrejta, të cilët nuk hezitojnë ta shprehin opinionin e tyre. “Publiku ka parë një njeri të drejtpërdrejtë, që thyen barrierat dhe e thotë opinionin e tij vetëm për lojën.…

Read More

Sezoni veror i shfaqjes së filmave ka qenë një forcë kryesore që ka sjellë nxitjen e rritjes së të ardhurave nga biletat e kinemave këtë vit në Kinë. Sipas platformës në internet të shitjes së biletave “Maoyan”, vlera e përgjithshme e të ardhurave nga biletat e kinemave në Kinë për vitin 2026, duke përfshirë këtu edhe parashitjet, i ka kaluar 26 miliardë juanët (rreth 3.85 miliardë dollarë amerikanë). Në këtë shifër sezoni veror i shfaqjes së filmave ka kontribuuar me një vlerë prej më shumë se 10.2 miliardë juanësh gjithsej. Deri më 18 gusht, tre filmat me fitimet më të…

Read More

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në Islam rreth katër javë më parë në Brazil. Lajmi është bërë publik nga Ali Şahin, deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi, pas një takimi me përfaqësues të komunitetit mysliman brazilian në São Paulo. Sipas raportimeve, Şahin u takua me disa drejtues dhe përfaqësues të organizatave myslimane në Brazil, mes tyre edhe Hammadeh, dhe pas takimit publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku përgëzoi Roberto Carlosin për vendimin. Ai i uroi ish-futbollistit dhe familjes së tij paqe, shëndet dhe begati. Në takimin e zhvilluar në…

Read More