Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja

29 Tetor, 2026

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit, humbin edhe Vuçiqi e Daçiqi

29 Tetor, 2026

Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit

29 Tetor, 2026

Haraçina forcon sigurinë e qytetarëve, themelohet Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve “Feniks”

28 Tetor, 2026

Arben Gashi paralajmëron kandidaturën për kreun e LDK-së: Nëse hapet gara, do të jem kandidat

28 Tetor, 2026

Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

28 Tetor, 2026

Çairi bashkon artin dhe mjekësinë për Tetorin Rozë: Një mbrëmje shprese, solidariteti dhe mbështetjeje për gratë!

28 Tetor, 2026

Nacionalistët maqedonas paralajmërojnë se do ta djegin me dinamit përmendoren serbe afër Kumanovës

28 Tetor, 2026

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

28 Tetor, 2026

Shqiptari i Kosovës bëhet hero në Itali, guximi i tij shpëtoi jetën e banorëve te Pallatit

28 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 29 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave

TV NewsBy TV News28 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vrasjes së një gruaje 49-vjeçare një ditë më parë në Pejë, e cila ishte ankuar vazhdimisht tek organet e drejtësisë për dhunë në familje, si dhe për krijimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, grave dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Rezoluta u miratua me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në një seancë të jashtëzakonshme e cila u mbizotërua kryesisht nga akuza e kundër akuza mes pushtetit dhe opozitës se kush mban përgjegjësinë për rastet e vrasjeve nga dhuna në familje në vend.

Ajo vjen pasi Arlinda Zekajt nga Vitomirica e Pejës u vra të dielën në mbrëmje në shtëpinë e vet. Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i vet, i cili ndodhet në arrati.

Tri ditë para se të vritej, Zekaj kishte kërkuar veprime urgjente nga institucionet për shkak të, siç thoshte, dështimeve në trajtimin e rasteve të saj, përfshirë zbatimin e një vendimi gjyqësor për shfrytëzimin e shtëpisë së përbashkët me ish-bashkëshortin.

Më 25 tetor, disa orë para vrasjes, ajo kishte raportuar sërish dhunë në familje, pas së cilës ish-bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Atë mbrëmje, Zekaj ishte kthyer në shtëpinë e vet në Vitomiricë, e shoqëruar nga policia, por rreth orës 21:00 dyshohet se u vra nga kunati i saj.

Një ditë para vrasjes, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj për kanosje në marrëdhënie familjare.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se i dyshuari për vrasjen kishte “dosje të rëndë” në polici, pa shpjeguar se për çfarë të kaluar kriminale bëhej fjalë.

Zekaj është gruaja e tetë e vrarë nga familjarët deri tani këtë vit në Kosovë dhe e 67-ta që nga viti 2010.

Çfarë kërkon rezoluta?

Rezoluta i kërkon Kuvendit ta themelojë një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e përgjegjësive institucionale dhe veprimeve apo mungesës së tyre lidhur me vrasjen e Zekajt.

Hetimi, sipas saj, duhet ta përfshijë të gjithë zinxhirin institucional për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje, dhunën ndaj fëmijëve dhe grave, mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së tyre, si dhe hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kryerësve.

Ajo i bën thirrje gjithashtu komisionit ta shqyrtojë trajtimin e denoncimeve, kërkesave për ndihmë dhe paralajmërimeve për rrezikun ndaj jetës së viktimave dhe vlerësimin e rrezikut.

Rezoluta, me 14 pika, ndër të tjera kërkon Ministrisë së Brendshme që brenda 72 orëve ta bëjë rishikimin urgjent të rasteve aktive me rrezik të lartë për dhunë në familje, përfshirë zbatimin policor të urdhrave mbrojtës. Kjo pikë ishte kërkesë e kryeministrit Albin Kurti, e cila u fut në rezolutë pas fjalimit të tij në Kuvend.

Përmes saj, Kuvendi gjithashtu i dënoi “pa ekuivok dorasit, nxitësit dhe ata që tolerojnë, nxisin, përkrahin apo relativizojnë dhunën ndaj fëmijëve grave dhe anëtarëve të tjerë të familjes”.

Vetëm 67 deputetë ishin të pranishëm kur u votua rezoluta, me shumicën e deputetëve opozitarë që braktisën sallën pas një debati shumorësh që përfundoi në akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës se kush barte fajin.

Shumicë deputetë opozitarë kërkuan nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të japin dorëheqje pas vrasjes së Zekajt, e cila është gruaja e tetë që vritet ketë vit në Kosovë. Për të gjitha këto vrasje të dyshuar janë, qoftë bashkëshortët, apo familjarët. Që të dy hodhën poshtë këto kërkesa.

Gërvalla tha se nuk do të japë dorëheqje, duke thënë se Zekaj “nuk i është drejtuar Qeverisë, unë nuk mund të shkarkoj prokurorë apo gjyqtarë”.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila vjen nga partia në pushtet, i mbrojti që të dy ministrat, duke thënë se “ata nuk kanë faj” për dështimin e gjykatave, prokurorëve dhe policisë.

Deputetë të tjerë u përpoqën të këshillojnë zgjidhje për parandalimin e dhunës në familje, si Emilija Rexhepi dhe Arben Gashi.

Rexhepi, nënkryetare e Kuvendit nga Partia e Re Demokratike nga radhët e komunitetit boshnjak, tha se është e domosdoshme të ndryshohet vetëdija shoqërore të qytetarëve dhe edukimi i tyre për ta parandaluar dhunën.

“Në Radiotelevizionin publik të Kosovës (RTK) dhe në shumë televizione private, një pjesë e madhe e programeve u kushtohet programeve politike dhe analiza të ndryshme të disa individëve, ndërsa programet edukative për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore dhe parandalimi i dhunës mungojnë”, tha ajo, duke bërë thirrje që brezat e rinj të edukohen nga shteti për respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë.

“Kjo duhet të shkojë në zinxhir, nga familja deri në institucione”, tha ajo.

Arben Gashi tha se vendi duhet të përqendrohet tek parandalimi dhe jo tek komisionet hetimore.

“Unë propozoj të ndërtohet një sistem. Një institucion, që mund të quhet agjenci apo sido; agjenci shtetërore për parandalimin e dhunës në familje, e cila duhet të ketë disa shtylla”, tha ai.

“Edukimi i fëmijëve brenda familjes dhe në shkolla për parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajnimi i policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve për trajtimin dhe parandalimin e saj. Krijimi i një komponenti që merret me trajtimin psikologjik, ekonomik dhe social të viktimave të dhunës në familje. Sanksionimi me ligj i kompetencës së gjykatës për të urdhëruar largimin e viktimës së dhunës në familje, së bashku me fëmijët, nga shtëpia dhe strehimin e tyre në një vend të sigurt, automatikisht pas raportimit të rastit”, tha Gashi.

Rezoluta u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet dhe u përkrah nga Lidhja Demokratike në opozitë, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kjo e para./REL

Lexuar: 147

Lajme te ngjashme

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit, humbin edhe Vuçiqi e Daçiqi

Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

Edi Rama nuk njeh kufi, u futet shqiptarëve në Facebook e Instagram; burg kush bën thirrje për revoltë

“Vuçiç po përgatitej për grusht shteti pas humbjes”, çfarë ndodhi në orën 21:30 në Serbi

Lajm i mirë nga Roma – Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Lajmet e fundit

Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja

29 Tetor, 2026

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit, humbin edhe Vuçiqi e Daçiqi

29 Tetor, 2026

Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit

29 Tetor, 2026

Haraçina forcon sigurinë e qytetarëve, themelohet Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve “Feniks”

28 Tetor, 2026

Arben Gashi paralajmëron kandidaturën për kreun e LDK-së: Nëse hapet gara, do të jem kandidat

28 Tetor, 2026

Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

28 Tetor, 2026

Çairi bashkon artin dhe mjekësinë për Tetorin Rozë: Një mbrëmje shprese, solidariteti dhe mbështetjeje për gratë!

28 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.