Autor: TV News
Avokati Kujtim Ibraj ka paralajmëruar ndryshime të forta në PD pas lëvizjes së Ervin Salianjit. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Ibraj tha se lëvizja e Ervin Salianjit do të grumbullojë më shumë njerëz se sa Sali Berisha. “Ne do të shikojmë takime të mëdha të Salianjit, më të mëdha se te zoti Berisha. Anëtarët e PD janë të mërzitur. Ata kanë nevojë të flasin. Në mbledhje me Berishën del Flamuri dhe i dirigjon, po kjo nuk është demokraci, por autoritarizëm. Më mirë i ka Rama, del e i emëron dhe fiton, vetëm ‘përpara’…
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur pas humbjes 2-1 ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve, duke pranuar si performancën e ekipit ashtu edhe vështirësitë aktuale në formë. “Në pjesën e parë e kontrollonim ndeshjen. Pas golit që pësuam humbëm pak kontrollin e lojës. Po luajmë çdo dy ditë dhe ndoshta duket sikur po vuajmë pak. “Ne thjesht duam të fitojmë sa më shpejt të jetë e mundur. U përpoqëm të ishim agresivë, por kur pësuam për 1-1, ndoshta dinamika e ndeshjes ndryshoi pak”, tha Maresca. Duke iu drejtuar rënies së fundit të formës së Chelseat, Maresca ishte i qartë…
Më 19 dhjetor Altin Dumanit i mbaron mandati si kreu i SPAK; emri i pasardhësit të tij mbetet ende temë diskutimi në opinionin publik. I ftuar në studion e Quo Vadis, avokati Kujtim Ibraj vlerësoi lart figurën e Dumanit, duke theksuar se ai e ka ngritur shumë lart “stekën” e SPAK, dhe zëvendësuesit do t’i duhet shumë punë të mbetet në të njëjtin nivel. Por për avokatin tjetër, Leonard Karaj, sjellja e Dumanit lë për të dëshiruar, ndërsa solli në vëmendje përplasjen mes tij dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në sallën e gjyqit. Pjesë nga biseda: Ibraj: Dumani e…
Skuadra e Atalantas ka shënuar golin e dytë ndaj Chelseat. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar, De Ketelaere, përcjell GazetaBlic Sport. De Ketelaere realizoi pas 81 minutave lojë për avantazhin e italianëve. Rezultati momental i takimit është 2-1. Ja goli: VIDEO
Çfarë po ndodh me Bankers Petroleum në Shqipëri? Kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se kompania Bankers Petroleum akuzohet se ka fshehur të ardhurat në mënyrë që t’u shmanget detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Sipas Sefës, arbitrazhi vendosi një vit më parë që Bankers Petroleum i detyrohet 236 milionë euro shtetit shqiptar. Ai theksoi se skema që përdorte Bankers ishte përmes deklarimit të humbjeve, ndërkohë që raportohet që xhiro të ketë qenë më shumë se 1.0 miliard euro. Pjesë nga…
Ka vdekur në moshë të re Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtina, njëherësh IT i grupit. Në një telegram ngushëllimi, skuadra prishtinase thotë se Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin. “Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe…
E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij. Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare. Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur. “Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi…
Analisti Ergys Mërtiri tha se opozita është e pafuqishme për të bërë protesta dhe e pafuqishme për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri deklaroi se Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat sipas analistit nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit, por siç shtoi Mërtiri, opozita nuk është e qartë. INTERVISTA E…
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Drita ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin ukrainas, Denys Kostyshyn. Drita ka bërë me dije se futbollisti 28-vjeçar largohet nga klubi me marrëveshje të dyanshme. Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Denys Kostyshyn. Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore. Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruan Drita.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kërkesës së shoqatës së gjyqtarëve për rritje të pagave. Përmes një postimi në X, Rama i cilëson absurde kërkesat e gjyqtarëve që kanë pagat më të larta në hierarkinë e pagave në shtet. Reagimi i plotë i Ramës në X S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më…
