Autor: TV News
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i cilëson deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e ministres dhe zëvendës kryeministres nga GJKKO, si presion ndaj organeve të drejtësisë. Në një deklaratë zyrtare, shoqata thotë se janë të shqetësuar dhe indinjuar ndaj qasjes që kryeministri Rama ka zgjedhur të bëjë ndaj kësaj problematike. “Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të…
Ndonëse, opozita tërhoqi firmat e kandidatëve, mazhoranca nuk e ndryshon qasjen për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, deputetët vendosën që emrat do të shkojnë në seancën parlamentare. Megjithatë, qëndrimi i të majtëve u sqarua nga Ministri për Marrëdhënien me Parlamentin Toni Gogu, i cili tha se do të zbatohet ligji. “Ajo që mund t’ju them unë është që shumica socialiste është kujdesur që të respektojë procesin deri në fund në detajet e ligjit dhe që të mos futet siç e keni parë ne nuk kemi mbështetur asnjë kandidat duke respektuar kandidatët që ka sjellë…
Superkompjuteri i OPTA ka bërë përditësimet e fundit për favoritët e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Arsenalit vazhdon të jetë favoritja kryesore në vendin e parë, e ndjekur nga Bayern Munich, PSG dhe Manchester City, transmeton GazetaBlic Sport. Barcelona renditet në vendin e 5-të, kurse Real Madridi ndodhet në vendin e 6-të, pasuar nga Inter, Chelsea dhe Liverpool. Arsenal have won all five of their UEFA Champions League games so far this season, and are the Opta supercomputer’s favourites to win the competition as we head into MD6. pic.twitter.com/NVP6AH8tGM — Opta Analyst (@OptaAnalyst) December 9, 2025
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ripërsëritur atë se nga muaji i ardhshëm, paga minimale do të bëhet 450 euro bruto, nga 350 euro sa është tani. Ai ka thënë se paga minimale brenda mandatit të tij është rritur për tre herë, gjë të cilën e kishin gjetur në 130/170 euro. “Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të…
Marc-Andre ter Stegen është 100% gati për t’u rikthyer në portë, pjesë e grupit për ndeshjen e sotme
Rikthimi i Marc-Andre ter Stegen është një lajm i madh në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt në Ligën së Kampionëve. Portierit gjerman iu dha drita jeshile këtë të martë pas katër muajsh e gjysmë mungesë për shkak të një dëmtimi, transmeton GazetaBlic Sport. Ter Stegen, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në fund të korrikut për të kapërcyer përgjithmonë problemet me shpinën, ndihet përsëri në nivelin e duhur dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve në Camp Nou. Megjithatë, Hansi Flick deklaroi qartë në një…
Për të gjitha nënat të cilat kujdesen për fëmijët e tyre që janë me spektrin autik apo sindromën Down, duhet të njihet zyrtarisht si punë e papaguar. Kjo është nisma ligjore që deputetja e PD Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend. Në një postim në rrjetin social, Tabaku shprehet se gjatë vitit të fundit ka takuar dhjetëra familje “të jashtëzakonshme”, të cilat luftojnë çdo ditë për të ofruar siguri, edukim dhe stabilitet për fëmijët e tyre. Shumë nëna, tha ajo, kanë lënë punën dhe karrierën për t’iu përkushtuar 24 orë në ditë fëmijëve që kanë nevojë të veçantë. “Kjo është…
Mohamed Salah postoi një postim kurioz në rrjetet sociale, ku shfaqet duke u stërvitur i vetëm në palestrën e bazës së klubit të Liverpoolit. Egjiptiani nuk gjeti vend në grup për ndeshjen me Interin në raundin e gjashtë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve, transmeton GazetaBlic Sport. Pas ndeshjes me Leeds, Salah tha se ndihej i “tradhtuar” nga Liverpool dhe zbuloi se marrëdhënia e tij me Arne Slott ishte përkeqësuar. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën lojtari ofensiv 33-vjeçar u la në stol, dhe e dyta në të cilën ai nuk luajti. Salah nuk e përjashtoi…
Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi Joni Ketën si drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Emri i Ketës u zgjodh nga SPAK, pas një procesi që zgjati për disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë. Sipas planit të punës, Joni Keta, i cili zëvendësoi Aida Hajnajn do të ketë një mandat 5-vjeçar. Të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të SHBA dhe BE./vizionplus.tv
Sulmuesi legjendar Luis Suarez, koha e të cilit te Inter Miami po i vjen fundi pas një sezoni të shënuar nga një rënie graduale e kohës së lojës, tani po shqyrton një rikthim te Nacional Montevideo, klubi ku e filloi karrierën e tij. Në moshën 38 vjeç, sulmuesi uruguaian është afër fundit të karrierës së tij, por aura e tij mbetet e paprekur dhe efektiviteti i tij është ende mbresëlënës, siç dëshmohet nga 42 golat e tij në 87 ndeshje me klubin nga Florida. Një rikthim te Nacional do të ishte një rikthim legjendar në shtëpi për sulmuesin, i cili…
Në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit, ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar. Më 19 nëntor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit 2011, ku u vranë 4 protestues. Gjithashtu SPAK ka pyetur edhe Lulzim Bashën, i cili në 21 janarin e vitit 2011 mbante detyren e ministrit të Brendshëm./vizionplus.tv
